Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

• 21 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se PHP, një gjuhë programimi që përdoret kryesisht për krijimin e faqeve të internetit dhe aplikacioneve web, është cenuar. Sipas njoftimit, nevojitet përditësim i menjëhershëm i versioneve në përdorim, ndërsa cilëson edhe ato që janë prekur.

Shfrytëzimi i këtyre cenueshmërive mund të krijojë mundësi për ekzekutimin e paautorizuar të kodit në distancë, duke vënë në rrezik sigurinë e sistemeve informatike, integritetin e të dhënave dhe vazhdimësinë e shërbimeve dixhitale.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon institucionet, bizneset, organizatat dhe administratorët e sistemeve mbi dy cenueshmëri kritike në PHP, një teknologji e përdorur për funksionimin e faqeve dhe aplikacioneve Web. Shfrytëzimi i tyre mund të mundësojë ekzekutimin e paautorizuar të kodit në distancë, duke rrezikuar sigurinë e sistemeve dhe të dhënave.

Read more:‘Siguria kibernetike’ do mësohet për herë të parë në shkolla, lëndë më zgjedhje për klasat e para, të gjashta e të dhjeta

Cenueshmëritë, të identifikuara si CVE-2026-109618 dhe CVE-2026-109619, lidhen me mënyrën se si PHP menaxhon memorien dhe gjendjen e brendshme gjatë përpunimit të kërkesave. Të dyja klasifikohen si kritike, me vlerësim 9.2 nga 10 sipas CVSS v4.0.

Për adresimin e tyre janë publikuar përditësime të sigurisë. Administratorët duhet të verifikojnë versionet në përdorim dhe të instalojnë versionet e korrigjuara përkatëse:

Read more:“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar

Masat që duhet të ndërmerren

AKSK rekomandon verifikimin e menjëhershëm të versioneve të PHP-së në sistemet dhe aplikacionet në përdorim, si dhe instalimin e përditësimeve nga burimet zyrtare ose ofruesit përkatës. Krahas përditësimit, administratorët duhet të krijojnë kopje rezervë dhe të monitorojnë sistemet për aktivitete të dyshimta.

Përditësimi në një version të korrigjuar mbetet masa kryesore për adresimin e plotë të këtyre cenueshmërive. Masat e përkohshme për kufizimin e ekspozimit nuk e zëvendësojnë atë.

Read more:Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros

AKSK u bën thirrje të gjitha subjekteve që përdorin PHP të trajtojnë me përparësi zbatimin e këtyre masave, për të reduktuar rrezikun e komprometimit të sistemeve dhe për të mbrojtur të dhënat dhe shërbimet e tyre digjitale.

Lexo edhe
Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Sociale

303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme

Tags: #AKSK #Aktivitete #autoriteti kombetar per sigurine kibernetike #Bizneset #institucionet #Kryesore #masat #Organizatat #Të Gjitha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Editoriale Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Rreth 1 mijë pedagogë, mes tyre edhe figura të atashuara me Partinë Demokratike dhe opozitën, kanë firmosur një…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme

303 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 18 tetor në Shqipëri.…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd

Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të mbajnë fëmijët…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin