Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. “Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

• 13 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria po i afrohet një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të ardhshme jo vetëm anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por edhe aftësisë për të përfituar realisht nga mundësitë që ai sjell.

Në një intervistë për Top Channel Grzegorz Zielinski, Drejtor Menaxhues i BERZH për Evropën Juglindore shprehet se si një nga çështjet kryesore që Shqipëria duhet të arrijë është kapaciteti i vendit për të përgatitur dhe zbatuar projektet, ndërsa sugjeron që ecuria nuk duhet të kufizohet vetëm në nivelin qendror.

“Ky është një problem në Shqipëri dhe është një problem edhe në të gjitha vendet fqinje. Dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e anëtarësimit në BE. Sepse herët a vonë, nuk do të bëhet fjalë vetëm për përgatitjen e projekteve që mund të financohen nga BERZH-i apo nga institucionet tona simotra por për përdorimin në kohë dhe në mënyrë efikase të fondeve të BE-së, qofshin ato fonde para anëtarësimit apo pas anëtarësimit. Dhe kjo është thelbësore për të siguruar që ky financim i rritjes së ekonomisë shqiptare, ku fondet e BE-së do të jenë “karburanti”, të përdoret sa më efikas dhe sa më fuqishëm që të jetë e mundur, në mënyrë që rritja të jetë shumë më e shpejtë”, u shpreh Grzegorz Zielinski.

Read more:Ministri Ferit Hoxha: Alpet shqiptare, një potencial i madh për turizmin dhe ekonominë lokale! Paketa e Maleve synon të kthejë pasuritë natyrore në mundësi zhvillimi

Por ndërsa BE-ja shihet si mundësi, ekonomia shqiptare hyn në këtë proces me një tjetër dobësi, eksportet mbeten me kompleksitet të ulët dhe vendi vijon të jetë importues neto i mallrave.

Sipas BERZH, Shqipëria duhet të kalojë nga konkurrenca me kosto të ulët te produktet dhe shërbimet me më shumë vlerë të shtuar.

Read more:“Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat!

“Bizneset duhet të jenë shumë më të lidhura me njëra-tjetrën. Mendoj se përvoja e vendeve të tjera të rajonit është një shembull i mirë për t’u parë. Pra, bëhet fjalë për të siguruar që mallrat dhe shërbimet e prodhuara në Shqipëri të bëhen konkurruese në tregun pan-evropian”, deklaroi Zielinski.

Ndalur te biznesi, BERZH shprehet se financimi nga institucioni do të jetë i disponueshëm por jo pa kushte.

Read more:Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë

“Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë financim, por për të marrë financim dhe për ta përdorur atë në një mënyrë që përputhet me prioritetet dhe avantazhet konkurruese të së ardhmes”, tha Zielinski.

Gazetarja: Nëse Shqipëria do të bëhej anëtare e BE-së nesër, cilat janë fushat kryesore të ekonomisë që mendoni se duhet të përmirësohen më tej që sot, për të garantuar një ekonomi më të fortë dhe më konkurruese brenda Bashkimit Evropian?

Read more:Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

“Nuk mund të mos e ritheksoj rëndësinë e përdorimit efikas të fondeve të BE-së.Për këtë arsye, kapaciteti për përgatitjen e projekteve dhe kapaciteti për përthithjen e fondeve të BE-së duhet të ekzistojnë në të gjitha nivelet. Sidomosbashkitë do të jenë kryesisht ato që do ta drejtojnë këtë ndryshim, i cili, nga ana tjetër, do të përmirësojë infrastrukturën, përfshirë lidhjen me rrugët lokale etj. Kjo infrastrukturë do t’i bëjë investimet e bizneseve private më tërheqëse”, u shpreh Zielinski.

Lexo edhe
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

Tags: #Bashkimin evropian #Bizneset #Biznesi #Ekonomi #ekonomia #Ekonomia shqiptare #Financim #Fonde

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) ka reaguar lidhur me Paketën Fiskale të propozuar për vitin 2027,…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, e cila parashikon…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se masat e…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin