Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat!
Politikë

“Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat!

• 13 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 23
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjyqtari Engert Pëllumbi e cilëson një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm situatën e krijuar lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve.

Në një deklaratë për “Kjo Javë” në News24, Pëllumbi argumenton se çështja nuk ka të bëjë me një ngërç teknik apo me mungesë fondesh, por me një vendimmarrje politike të pushtetit ekzekutiv, të cilën ai e konsideron si shkelje të Kushtetutës dhe të dispozitave përkatëse të Kodit Penal.

“Është precedent shumë i rrezikshëm. Jo vetëm që është në shkelje të dispozitave përkatëse të Kodit Penal, por është edhe shkelje e pastër e Kushtetutës. Është atentat ndaj themeleve të shtetit të së drejtës. Nuk ka ndodhur kurrë një precedent i tillë”, shprehet Pëllumbi.

Sipas tij, argumenti se moszbatimi i vendimit lidhet me mungesën e fondeve nuk qëndron, pasi deri në fund të vitit ekzistojnë fonde të parashikuara në buxhetin e institucioneve të drejtësisë.

Pëllumbi shpjegon se buxheti për institucionet e drejtësisë, përfshirë gjykatat, miratohet në fillim të vitit duke marrë në konsideratë edhe numrin e parashikuar të punonjësve. Në rastet kur organika nuk plotësohet, fondet e parashikuara për pozicionet vakante mbeten të pashpenzuara dhe, në fund të vitit, rikthehen në buxhetin e shtetit.

Read more:Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit

Sipas tij, pikërisht këto diferenca buxhetore mund të përdoren për të përballuar efektin financiar të zbatimit të vendimit deri në fund të këtij viti.

“Deri në fund të vitit nuk shtrohet fare diskutimi për probleme buxhetore, duke qenë se ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, deklaron gjyqtari.

Për vitin 2027 dhe vitet në vijim, Pëllumbi argumenton se efekti financiar duhet të parashikohet në ligjin e buxhetit nga Ministria e Financave, qeveria dhe Kuvendi.

Ai kundërshton gjithashtu termin “rritje pagash”, duke argumentuar se bëhet fjalë për zbatimin e një formule pagash të përcaktuar më parë.

Read more:Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

“Kur thuhet rritje, është spekulim. Po kërkojnë atë që na takon, pagën që duhet të merrnim”, shprehet ai.

Sipas Pëllumbit, efekti financiar i ndryshimit të formulës do të nisë të ndihet në mënyrë të plotë nga viti i ardhshëm dhe institucionet përgjegjëse kanë kohë që ta parashikojnë atë në buxhet.

Ai e vlerëson barrën financiare në rreth 40 milionë euro, duke e krahasuar këtë shumë me fondet që, sipas tij, konfiskohen çdo vit nga GJKKO-ja në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

“Janë aq para sa GJKKO konfiskon çdo vit krimit të organizuar. Nuk është barrë e madhe, për të mos përmendur këtu paratë që shpërdoron ekzekutivi në lidhje me tenderat”, deklaron Pëllumbi.

Read more:Taksat në naftë mbushin arkën e shtetit, më shumë para në buxhet nga shtrenjtimi, 1.7 miliardë lekë më tepër që nga marsi

“Nuk është ngërç buxhetor, është arrogancë e pushtetit”.

I pyetur nëse situata mund të konsiderohet një formë shantazhi ndaj sistemit të drejtësisë, Pëllumbi e sheh atë si një çështje politike dhe si një përplasje të drejtpërdrejtë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Është politikë, është arrogancë, është çështje inati për fitoren tonë në Gjykatën Kushtetuese”, shprehet ai.

Sipas gjyqtarit, presioni i ushtruar ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk solli rezultatin e kërkuar dhe, në vijim, pushteti ekzekutiv ka zgjedhur një tjetër mënyrë reagimi.

Read more:Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik

Pëllumbi i referohet edhe deklaratës së mëparshme të Kryeministrit Edi Rama:

“Do na detyrojnë të gjejmë ndonjë ilaç tjetër”.

Sipas tij, moszbatimi i vendimit të Kushtetueses është pikërisht “ilaçi tjetër” i gjetur nga Kryeministri.

“Dhe ky ishte ilaçi që ka gjetur Kryeministri, të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Çështje inati, kaq është e gjitha”, deklaron Pëllumbi.

Read more:Akuzat për KAYO-n dhe izraelitin Ron Yeffet/ Gent Çela: Rama funksionon si ‘Cosa Nostra’, protesta rrëzoi mitin e kryeministrit artist

Në përfundim, i pyetur nëse një situatë e tillë mund të konsiderohet normale në funksionimin e një shteti, gjyqtari përgjigjet:

“Është çështje inati funksionimi i shtetit? Në disa gjëra ne jemi ende primitivë.”

Deklarata e Pëllumbit vjen në një moment përplasjeje të fortë mes pushtetit ekzekutiv dhe sistemit gjyqësor, me në qendër zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyrën se si do të përballohet financiarisht efekti i tij.

Lexo edhe
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Tags: #Atentat #Buxheti #Edi Rama #euro #Fonde #GJKKO #Ilaçi #institucionet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Nga të njëjtat tag-e
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 1 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin