Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës
Politikë

Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

• 6 Shtator, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria.

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në SHBA, Berisha tha se mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai e lidhi këtë fenomen me atë që e quajti “regjim të drogës” dhe me ndikimin e parave të narkotikëve në ekonomi dhe institucione.

“Ky regjim ka një fuqi helmuese të paparë në historinë tonë, dhe kjo fuqi helmuese është droga”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, hyrja e parave të pista ka ndikuar edhe në kursin e këmbimit. Ai deklaroi se euro është zhvlerësuar me 35% dhe dollari me 32% gjatë dhjetë viteve në Shqipëri, duke argumentuar se kjo ka goditur eksportet, bizneset dhe remitencat.

“Me këtë janë shkatërruar, kanë falimentuar me mijëra ndërmarrje”, u shpreh ai.

Berisha e lidhi gjithashtu dobësimin e monedhës me atë që e konsideroi pasojë të “narkoeurove”, duke thënë se ekonomia shqiptare po përballet me një deformim të shkaktuar nga paratë e drogës.

Read more:“Në 2025 prodhimi industrial, 15.3% më i ulët se në 2021”/ Tabaku: Shqipëria po humbet garën me rajonin, ekonomia po fundoset

Në fjalën e tij, ai akuzoi qeverinë se krimi i organizuar ka ndikim në institucionet shtetërore dhe në zgjedhje.

“Kjo nomenklaturë që ka në dorë këto miliarda, kjo vendos për çdo gjë. Vendos ministrat, vendos drejtorët e policive, vendos zyrtarët, vendos zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

Ai tha se krimi i organizuar po pengon rotacionin politik dhe i cilësoi zgjedhjet si “farsë”.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij ishte shpopullimi. Berisha paralajmëroi se, nëse largimi i shqiptarëve vazhdon me të njëjtin ritëm, pasojat demografike do të jenë të rënda.

“Në qoftë se nuk ndalohet, në pak dekada më vonë ne do jemi pakicë në vendin tonë”, tha ai.

Read more:“Biznesi përballet me ‘taksën e korrupsionit’”/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni

Berisha kërkoi nga diaspora shqiptare në SHBA që të angazhohet pranë institucioneve amerikane dhe partnerëve ndërkombëtarë për të denoncuar, sipas tij, lidhjet mes krimit të organizuar dhe pushtetit.

Ai e vlerësoi si të rëndësishme qasjen e administratës amerikane ndaj luftës kundër karteleve të drogës dhe tha se do të kërkojë mbështetjen e SHBA-së për forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e votës së lirë.

“Do të bëj gjithçka për paraqitjen e realitetit të Shqipërisë tek partneri ynë kryesor”, deklaroi Berisha.

Në fund të takimit, kreu i PD-së falënderoi diasporën shqiptare në SHBA për kontributin e saj në mbështetjen e Shqipërisë dhe në çlirimin e Kosovës, duke e ftuar atë të vijojë angazhimin politik për vendin.

Fjala e plotë:

Ju faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe praninë tuaj sot në këtë takim të përbashkët, mbetem shumë njohës dhe falënderues.

Read more:Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar

Me besim të plotë në rolin e jashtëzakonshëm që ju keni luajtur në të shkuarën dhe do luani dhe tani, në mënyrë që të kapërcejmë një situatë në rrafshin ekzistencial kombëtar, ndër më të rëndat e regjistruar ndonjëherë në histori.

Në 10 vjet, nga ajo e keqe e madhe që i ka rënë vendit, mbi 46% e shqiptarëve nuk janë më në Shqipëri. Disa miq të mi kanë kaluar këto tre-katër ditë në thellësitë më të mëdha të Alpeve. Çfarë u bëri përshtypje? Lëre, ku do gjenin punëtorë filipinas, egjiptianë dhe të kombësive të tjera.

Tani, ky regjim në Tiranë, ndryshe, nuk është një diktaturë totalitare. Jo, nuk ka kampe përqendrimi, nuk ka burgje, nuk ka skuadra pushkatimi. Por ky regjim ka një fuqi helmuese të paparë në historinë tonë, dhe kjo fuqi helmuese është droga. E cila, për të kuptuar rëndësinë e saj, do t’ju them kaq: në asnjë vend të botës në 10 vite, dy monedhat më të fuqishme të planetit, dollari amerikan dhe euro evropiane, nuk kanë pësuar një rënie dramatike, respektivisht 35 dhe 32%, sa kanë pësuar në Shqipëri.

Kaq janë ç’vlerësuar të gjitha eksportet e vendit, me këtë janë shkatërruar, kanë falimentuar me mijëra ndërmarrje. Nuk po flas për zhvlerësimin e remitencave dhe ndihmave që u çoni njerëzve tuaj në këtë shkallë. Pra kjo fuqi e jashtëzakonshme, e cila është një problem planetar, nuk mund të themi se është vetëm problem shqiptar.

Por në Shqipëri, në ekonomi dhe në financa, ka patur efektin më shkatërrimtar se në çdo vend tjetër. Euro është ç’vlerësuar 17% në Meksikë, dollari është ç’vlerësuar 12% në Meksikë. Unë u ndala në këtë aspekt, për të mos thënë aspektin tjetër, që kjo nomenklaturë që ka në dorë këto miliarda, kjo vendos për çdo gjë.

Read more:“Në protestat tona s’perëndon dielli, nga Amerika në Australi” – Emigranti: Shqiptarët s’e duan më këtë pushtet dhe opozitë!

Vendos ministrat, vendos drejtorët e policive, vendos zyrtarët, vendos zgjedhjet. Një nga përfaqësuesit më të shquar të Parlamentit Evropian, që kryesoi ekipin e deputetëve evropianë në vëzhgimin e zgjedhjeve, u tha në parlament kolegëve të tij se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Dhe e vërteta është që kjo diktaturë një lloj si e para, zgjedhjet i ka farsë.

Tek po bisedoja me një mikun tim David Philips, që I jam shumë mirënjohës për të gjitha ndjenjat e tij miqësore ndaj shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe më tha, cili është problemi? Problemi themelor për ne është paraqitja e këtij problemi shkatërrimtar për Shqipërinë para miqve, partnerëve tanë, kështu siç është. Ky regjim, kjo diktaturë autokratike, është vite dritë ndryshe nga totalitarja. Komunikimi është jo i lehtë sepse ka një fuqi propagande të jashtëzakonshme dhe ka një fuqi lobuese të pakufishme.

S’po ndalem më shumë, por roli dhe rëndësia e juaj, e secilit prej jush, në paraqitjen e këtij realiteti para përfaqësuesve tuaj, para zyrtarëve të këtij vendi, është ndihma më e madhe që ju mund t’i jepni Shqipërisë dhe unë besoj se do t’ja jepni.

Keni bërë një punë të jashtëzakonshme për lirinë e Shqipërisë dhe për çlirimin e Kosovës. Por duhet t’ju them këtu, 10 vitet që lamë pas, nga këto faktorë që përmenda, shqiptarët e larguar nga Shqipëria janë mbi dy herë më shumë se shqiptarët e larguar nga Kosova në zbatim të platformës së Çubrilloviçit, që ajo kishte një synim, një qëllim, dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Sot, po këto kushte, e gjithë Shqipëria është kthyer në një çiflig të një njeriu, ku investimet në Shqipëri rurale nuk ekzistojnë, ku u shkatërruan shërbimet një lloj siç parashihte platforma, u hiqen bashkitë, komunat, një centralizim i paparë ndonjëherë.

Çfarë, si duhet ta marrim ne këtë? Këtë duhet ta marrim dhe ne e marrim si një detyrim që të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha mundësitë tona dhe të falënderojmë zotin. Se në qoftë se atë të parën po të vendosje ta luftoje, në 90% të jepte dyert e burgut ose hapje gropën e varrit. Kjo e dyta të jep mundësi ta luftosh, mund të humbasësh vendin e punës, mund të pësosh gjëra, por nuk pëson ato që pësoje tek e para. Ndaj dhe ne jemi shumë të vendosur ta vazhdojmë këtë betejë. Por thirrja ime dhe ndaj jush, që keni qenë gjithnjë diaspora më e rëndësishme e kombit me një rol shumë të madh, të kontribuoni, të frymëzoni miq, nga po përmend disa emra që kam këtu, si Harri Bajraktari, Sergio Bytyçi, do doja të përmendja shumë të tjerë, të cilët në vitet ’90-të në vazhdim bënë gjithçka për Kosovën dhe Shqipërinë. Një kohë e dytë është të përpiqemi të bëjmë gjithçka, përndryshe ky shok demografik që kemi pësuar, në qoftë se nuk ndalohet, në pak dekada më vonë ne do jemi pakicë në vendin tonë.

Read more:10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

Asnjëherë nuk ka vend për pesimizëm. Ka një gjë shumë të rëndësishme, që kjo administrate (e SHBA) e ka marrë në mënyrë shumë serioze luftën kundër karteleve dhe ky është një fat i madh. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka të kthejmë në Shqipëri shtetin ligjor, të drejtat e shqiptarëve për të votuar të lirë dhe jo në farsë zgjedhore.

Unë jam shumë besimplotë se kontributi juaj do të jetë, në atë nivel të dashurisë që ju keni për Shqipërinë, të atdhetarizmit tuaj, dhe ju garantoj që edhe ne do bëjmë gjithçka për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe.

Unë vij këtu për një vizitë pas disa vitesh, do bëj gjithçka për paraqitjen e realitetit të Shqipërisë tek partneri ynë kryesor dhe në fakt kam shumë besim në mbështetjen dhe në ndihmën e Shteteve të Bashkuara mbasi në këtë rast është interesi shumë i madh edhe i këtij vendi. Shqiptarët, të dashur miq, sot janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Amerika Latine në Evropë, me distancë nga të tjerët dhe e gjitha kjo është në makinerinë e pushtetit.

Pra, e konsideroj veten me fat që pata mundësi të vij e t’ju takoj ju, me besimin më të madh tek kontributi juaj për të rikthyer në Shqipëri, kushtetutën, ligjin, të drejtat bazë të shqiptarëve.

Lexo edhe
Politikë

Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama

Politikë

“Zjarret e përshtatshme”/ Ina Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024. Shfuqizoni ligjin dhe më pak flakë do ketë Shqipëria

Tags: #Amerika #Amerika latine #Besim #Bizneset #Detyrim #Diaspora #Diktaturë #Ekonomi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama
  • “Zjarret e përshtatshme”/ Ina Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024. Shfuqizoni ligjin dhe më pak flakë do ketë Shqipëria
  • Diaspora në këmbë! Për herë të 16-të, shqiptarët në Milano dalin në protestë: Shqipëria nuk shitet
  • Sot dita e 99-të e protestës qytetare! Protuestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Do të gjuajmë me vezë tek parlamenti
  • “Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump
Nga të njëjtat tag-e
  • “Zjarret e përshtatshme”/ Ina Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024. Shfuqizoni ligjin dhe më pak flakë do ketë Shqipëria
  • Diaspora në këmbë! Për herë të 16-të, shqiptarët në Milano dalin në protestë: Shqipëria nuk shitet
  • Shërbime pa barriera për PAK, bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë
  • Euro e lirë, miliarda kursime. Vetëm nga importet me BE-në, efekti i kursit llogaritet në rreth 2.9 miliardë euro
  • “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Udhëtimi i Berishës në SHBA pozitiv, por PD-ja mbetet peng i së shkuarës”/ Salianji: Rama ka humbur mbështetjen, qytetarët presin ndryshimin e opozitës për të larguar kryeministrin 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama

Postimi i kryeministrit Edi Rama Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Zjarret e përshtatshme”/ Ina Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024. Shfuqizoni ligjin dhe më pak flakë do ketë Shqipëria

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje lidhjen që krijon ligji…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Diaspora në këmbë! Për herë të 16-të, shqiptarët në Milano dalin në protestë: Shqipëria nuk shitet

Milano – Shqiptarët në Milano kanë zhvilluar protestën e 16-të me radhë kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by