Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë
Ekonomi

Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kursim apo më shumë kredi? Shqiptarët po u drejtohen gjithnjë e më shpesh bankave, jo vetëm për të depozituar kursimet, por edhe për të financuar nevojat e tyre.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë për muajin qershor tregojnë se kërkesa për kredi vijon të rritet, ndërsa kursimet mbeten në nivele rekord, mbi 1.5 trilionë lekë.

Vetëm gjatë muajit qershor, kredia e re për ekonominë arriti në 45.3 miliardë lekë, niveli më i lartë i regjistruar gjatë këtij viti. Që nga janari, kur bankat disbursuan rreth 28.2 miliardë lekë kredi të reja, huadhënia ka ardhur në rritje të vazhdueshme, duke reflektuar kërkesë më të lartë për financim nga bizneset dhe individët.

Read more:Pesë miliardë euro kredi për prona/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, BSH merr masa

Motori kryesor i kësaj rritjeje mbeten bizneset. Në qershor, kompanitë përfituan mbi 30.4 miliardë lekë kredi të reja, duke sinjalizuar investime, zgjerim aktiviteti dhe nevoja për kapital qarkullues. Një tjetër prirje e evidentuar është orientimi gjithnjë e më i madh i bizneseve drejt kredive në lekë, ndërsa financimi në euro po përdoret më pak.

Edhe individët kanë shtuar huamarrjen. Kredia e re e disbursuar për qytetarët gjatë qershorit arriti në rreth 14.9 miliardë lekë, në rritje krahasuar me muajin maj.

Read more:SPECIALE/ Nga bankat e shkollës te kosheret në Pukë: Abdyl Arifaj dhe e vërteta mbi vështirësitë e bletarisë

Tirana kryeson huamarrjen

Tirana vijon të dominojë hartën e huamarrjes në vend, me mbi 22.4 miliardë lekë kredi të reja vetëm gjatë muajit qershor. Pas kryeqytetit renditet Durrësi me rreth 1 miliard lekë, ndërsa nivele më të ulëta regjistrohen në qarqet Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier dhe Lezhë.

Nga ana tjetër, shqiptarët vijojnë të mbajnë kursime të konsiderueshme në sistemin bankar. Totali i depozitave në fund të qershorit arriti në rreth 1.54 trilionë lekë.

Read more:4 mln euro për koncertin e Kanye West/ Media italiane: Qeveria shqiptare akuzohet për financim me fondet e emergjencave

Depozitat në lekë u rritën me 1.88%, duke arritur në rreth 766 miliardë lekë. Ndërkohë, depozitat në valutë ranë me 0.68%, nga 782.7 miliardë lekë në maj në 777.4 miliardë lekë në qershor, ose rreth 5.3 miliardë lekë më pak.

Ndërsa kërkesa për kredi vijon të rritet dhe depozitat luhaten, zgjedhja mes kursimit dhe huamarrjes po ndikohet gjithnjë e më shumë nga nevojat për financim dhe zhvillimet në tregun valutor.

Lexo edhe
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

Tags: #Aktiviteti #Banka #bankat #Bizneset #Elbasan #euro #Fier #Financim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) ka reaguar lidhur me Paketën Fiskale të propozuar për vitin 2027,…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, e cila parashikon…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se masat e…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin