Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Pesë miliardë euro kredi për prona/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, BSH merr masa
Ekonomi

Pesë miliardë euro kredi për prona/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, BSH merr masa

• 19 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gati 5 miliardë euro.

Kaq ka arritur vlera e kredive që bankat në Shqipëri kanë dhënë për blerjen dhe investimin në pasuri të paluajtshme. Shifra është rritur në nivele rekord dhe sot më shumë se gjysma e portofolit të kredisë, rreth 52%, lidhet me sektorin e pronave.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se tregu imobiliar po mbetet destinacioni kryesor i financimit bankar, duke zënë peshën më të madhe në huadhënie.

“Huaja për blerje banesash për individët zë peshën më të madhe ndaj totalit të portofolit të kredisë me 26.8%, pasuar nga huaja për pasuri të paluajtshme nga biznesi me 24.3%, overdraft-i dhënë bizneseve me 13.3%, dhe kredia për blerje pajisjesh me 11.6% të totalit”, shkruhet në raportin e mbikëqyrjes së BSH.

Read more:“1 milion euro të abuzuara në vetëm një vit në Bashkinë e Sarandës sipas KLSH”, Ina Zhupa: Qytetarët e Sarandës po paguajnë faturën e keqqeverisjes

Ky është një sinjal se kërkesa për prona vijon të mbetet e lartë. Familjet po financojnë blerjen e banesave, ndërsa bizneset po investojnë në godina, ambiente tregtare dhe prona të tjera, duke e kthyer sektorin imobiliar në motorin kryesor të kreditimit.

Në vlerë stoku i kredisë për prona dhe pasuri të paluajtshme është 243.6 miliardë lekë për individët dhe 216 miliardë lekë për bizneset, me një total prej 470 miliardë lekësh, ose gati 4.7 miliardë euro.

Read more:Lajme si ky duam! – Blog

Megjithatë paralelisht me këtë rritje cilësia e portofolit mbetet e qëndrueshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, kreditë me probleme kanë zbritur në 3.8%, niveli më i ulët historik që prej vitit 2008, ndërsa sistemi bankar ka vijuar zgjerimin e huadhënies.

Me afro 5 miliardë euro të investuara në pasuri të paluajtshme, sektori i pronave po mbetet jo vetëm destinacioni kryesor i huamarrjes, por edhe fusha ku bankat shqiptare kanë përqendruar pjesën më të madhe të ekspozimit të tyre financiar.

Read more:Mbi 700 mijë € u vodhën në Postën e Durrësit, në burg ish-drejtoresha Mataj! Prokurori: Dyshohet se luante bixhoz! Paratë futeshin me thasë në zyrën e saj

Vetëm pak ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në raportimin në komisionet parlamentare në Kuvend tha se Banka e ka trajtuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme si burim të mundshëm rreziku për stabilitetin financiar dhe ka forcuar mbledhjen dhe analizën e të dhënave për kreditë për banesa, prona tregtare, ndërtues dhe projekte imobiliare

Për të frenuar ekspozimin prej 1 viti Banka e Shqipërisë ka caktuar kufizime për kredinë për blerje banese, nga 85% deri në 70%.

Lexo edhe
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

Tags: #Banesa #banese #Banka #bankat #Bizneset #Biznesi #Blerje #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) ka reaguar lidhur me Paketën Fiskale të propozuar për vitin 2027,…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, e cila parashikon…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se masat e…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin