Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët
Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

• 31 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, e cila parashikon një sërë ndryshimesh që lidhen me vlefshmërinë e kartave SIM, kreditin e papërdorur dhe tarifat mujore.

Sipas rregullores së re, kartat SIM do të kenë vlefshmëri 12-mujore, kredia monetare do të ketë një afat minimal prej 180 ditësh, konsumatorët do të mund të kërkojnë rimbursimin e kreditit të papërdorur kur kalojnë te një operator tjetër, ndërsa nga 1 janari 2027 do të kufizohen klauzolat për rritjen automatike të tarifave mujore kur vlera e ardhshme nuk përcaktohet në kontratë.

Njoftimi i plotë:

AKEP miraton rregulloren e re për konsumatorët dhe autorizon testimin e teknologjisë D2D – IMT

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, rrëzohet sërish kërkesa e ish-presidentit për qëndrimin jashtë kafazit të xhamit

Më 29 tetor 2026, Bordi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) zhvilloi mbledhjen e radhës, gjatë së cilës miratoi ndryshime në kuadrin rregullator për mbrojtjen e konsumatorëve dhe autorizoi testimin e teknologjisë satelitore Direct-to-Device (D2D – IMT).

Mbrojtje më e madhe për konsumatorët

Rregullorja e re parashikon risi konkrete për përdoruesit e telefonisë celulare: vlefshmëri 12-mujore të kartës SIM, afat minimal prej 180 ditësh për kredinë monetare, mundësi rimbushjeje me vlera të ulëta, si dhe të drejtën për të kërkuar rimbursimin e kreditit monetar të papërdorur kur numri portohet te një operator tjetër.

Rregullorja parashikon gjithashtu më shumë transparencë për tarifat dhe ruajtjen e numrit celular për të paktën 12 muaj pas çaktivizimit.

Read more:“Alo o shoku kryetar”/ Ironizon Korreshi: Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike, por ta kishit bërë më të hollë!

Nga 1 janari 2027, nuk do të lejohen klauzola që parashikojnë rritje automatike të tarifave mujore në përqindje ose sipas indekseve të ndryshueshme, përfshirë Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), kur vlera konkrete e tarifës së ardhshme nuk është përcaktuar në momentin e lidhjes së kontratës.

Masat do të zbatohen sipas afateve të përcaktuara në rregullore, duke nisur nga data 1 janar 2027.

Read more:Laç/ Policia arreston dy të rinj në makinë me 80 doza kokainë gati për t’i shitur (VIDEO)

Gjithashtu Bordi i AKEP autorizoi kompaninë One Albania për testimin gjatë një periudhe 120-ditore të teknologjisë Direct-to-Device (D2D), në bashkëpunim me Starlink/SpaceX.

Kjo teknologji mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë të telefonave celularë të përshtatshëm me satelitët, duke synuar zgjerimin e mbulimit në zona ku sinjali i rrjeteve tokësore është i kufizuar.

Lexo edhe
Ekonomi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër

Tags: #akep #celulare #IMT #masat #Rregullore #Satelitët #Spacex #Teknologji

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Nga të njëjtat tag-e
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 4 lexime · 1 orë më parë
  2. 02
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Jo dhunës, po organizimit! – Ide 1 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se masat e…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër

Paketa Fiskale 2027 sjell lehtësi për konsumatorët dhe një pjesë të të punësuarve, por në të njëjtën kohë…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë

Nga Redi Gjuzi Qartësisht paketa e re fiskale e qeverisë është një shprehje paniku, një dëshirë për t’u…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin