Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjyqi në GJKKO/ Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, rrëzohet sërish kërkesa e ish-presidentit për qëndrimin jashtë kafazit të xhamit
Kronikë

Gjyqi në GJKKO/ Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, rrëzohet sërish kërkesa e ish-presidentit për qëndrimin jashtë kafazit të xhamit

• 29 Korrik, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot mbahet seanca e radhës për gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku pritet që SPAK të shprehet për parashtrimet e tyre.

Ish-bashkëshortja e kreut të Partisë së Lirisë, tashmë ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, e shoqëruar nga avokati i saj. Meta ka parashtruar së pari kërkesën e radhës për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit, por GJKKO e ka rrëzuar menjëherë duke thënë se “vendimi për këtë është marrë më parë.”

Meta dhe Kryemadhi kanë pretenduar se provat janë marrë në mënyrë të paligjshme duke goditur vlefshmërinë e tyre.

Në seancën e fundit, Meta u përqendrua te mesazhet me Kastriot Ismailajn, përfshirë atë ‘më duhen 200 mijë’, që është referuar gjithmonë si kërkesë për 200 mijë euro nga ish Presidenti për biznesmenin e lidhur me aferën e CEZ-DIA. Meta thotë se prokurorët nuk kanë provuar kurrë që mesazhi është nisur nga ai, apo nëse më pas ka pasur veprim nga ana e tij apo Kastriot Ismailajt.

Kryemadhi tha se SPAK e sekuestroi celularin e saj pa i marrë leje Kuvendit pasi ai ishte deputete dhe nuk mund t’i ushtrohej kontroll. Ajo kërkoi nga SPAK që t’i vendosen në dispozicion të gjitha procesverbalet e mbajtura për ekspertimin e telefonit celular.

Ish çifti i bashkëshortëve, po gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:“Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:22

Kryemadhi: Ma gjeni një mesazh ku i them Haxhinastos të favorizojë Shatkun, çdo gjë zyrtare! S’e pagoi ai shkollën e vajzës!

1785312379_monikakryemadhispak.jpg

Monika Kryemadhi mohon të ketë ndërhyrë për marrjen e lejes nga ana e kompanive të Adrian Shatkut për fibrat optike. Në GJKKO, ish-gruaja e kryetarit të Partisë së Lirisë kërkon që të gjendet të paktën një mesazh ku ajo ta ketë urdhëruar Edmond Haxhinaston për marrëveshjen e fibrave optike.

Kryemadhi thotë se gjithçka është bërë përmes rrugëve institucionale duke lënë pas gjurmë. Gjithashtu mohon që kushëriri i saj të ketë paguar shkollën e vajzës së saj, ça mund të vërtetohej edhe nga analiza financiare.

Monika Kryemadhi: E kam sugjeruar jo për të ushtruar ndikim politik, përkundrazi, i them dërgo kërkesën shkresërisht jo elektronikisht. Kanë kaluar shkresat në disa institucione e ministri. Ma gjeni një mesazh që t’i kem thënë Haxhinastos “bëje se të vrava, bëje se të shkarkoj nga puna apo bëje për kaq përfitim”. Nuk provohet asnjë ndërhyrje nga ana e Monika Kryemadhit për një procedurë që kishte 6 vjet. Madje shikoni komunikimet mes Shatkut dhe Haxhinastos, gjithçka është zyrtare, protokollare, ku askund biznesmeni nuk thotë “bëje se kam folur me Monikën”, zero. Kemi dy faqe në akuzë e lagu, s’e lagu, thua ti kaloi nëndetësja me drogë. Nëse do kishte ekzistuar ndërhyrje korruptive nga ana ime, s’do ishin ndjekur rrugët institucionale. “Alo Mondi, bëje sekret, mos e marrë vesh njeri”, kush do e merrte vesh, por jo, janë lënë gjurmë shkresore. Po të kishte ndërhyrje s’kishte pse ngrinte grup pune. 24 shtator, komunikimet për Borën time, se ç’lidhje ka goca ime në akuzë, hajt më, për ta bërë sa më mediatike. Unë i them “Bora ndërroi mendje”, ishte shumë larg një fëmijë 16 vjeç në Amerikë. Këto biseda nuk lidhen as me Haxhinaston, as me AKEP-in, as me ndikime të paligjshme. Nuk mendoj që është fakt penal, se çdo shpenzim i bërë, s’është e vërtetë që Shatku ka paguar shkollën e vajzës. Siç dërguan letërporositë, mund të merrnin tek shkolla analizën financiare të shpenzimeve të vajzës.

Kryemadhi tha se komunikimi s’mund të përdoret për dy çështje të ndryshme, ndërsa kërko kohën e saj pasi “SPAK i ka numëruar qimet e shtëpisë.”

Monika Kryemadhi: Komunikimi përkatës nuk mund të trajtohet si provë universale. Nuk mund të mbështetet një komunikim konkret në dy çështje të ndryshme si provë, pra çështja e kartës, përdorimit të saj, për blerje apo shpenzime private. Është një strukturë komunikimi me tema të ndryshme që duhen veçuar, është si të thuash ne jemi këtu në gjyq, edhe pyesim ore çfarë po bëjnë ato flamingot atje në bulevard. Janë gati 70 faqe që merren me më the të thashë vetëm për fibrat optike. Nëse do kishim ndërhyrë unë e Meta s’do kishte bërë asgjë Haxhinasto, por s’ka ndodhur, sepse janë ngritur 5 grupe pune. Më ka numëruar SPAK qimet e shtëpisë dhe hedhur në media, dua kohën time, nuk mund të ma hiqni mua mundësinë.

Erion Bani: Zonja Kryemadhi jeni bërë juriste, ju lutem në mënyrë të përmbledhur. Jo çdo lloj komunikimi mund të lexohet këtu, aty mund të keni 5000 emaile, por mund të lexoni ato mesazhe që janë pjesë e shqyrtimit.

Read more:I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli në GJKKO: S’kam ofruar asgjë në këmbim të votës! Bëj telefonata çdo ditë për problematika

Ora 11:02

Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi: Asnjë provë që kam ndikuar, SPAK ka keqinterpretuar mesazhet me Shatkun

Në GJKKO po mbahet seanca e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kjo e fundit po vijon me parashtrimet për episodin e fibrës optike. SPAK e akuzon se bashkë me Ilir Metën kanë përdorur influencën që kishin për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri.

Kryemadhi i kundërshtoi akuzat duke pretenduar se komunikimet e përfshira në dosje, me kushëririn e saj Ardian Shatku, tregojnë vetëm një debat institucional dhe nuk provojnë asnjë ndikim të paligjshëm apo favorizim.

Sipas saj, aktakuza është ndërtuar mbi interpretime dhe deduksione të nxjerra nga mesazhet e një telefonit që pretendon se i është sekuestruar në mënyrë të paligjshme, pasi ajo ishte deputete dhe SPAK nuk mori leje. Para trupit gjykues, Kryemadhi u shpreh se ndonëse vetë akuza e konsideron të parashkruar episodin e fibrës optike, sërish e ka përfshirë atë në aktakuzë.

Pjesë nga parashtrimet e Monika Kryemadhit

Kryemadhi: Në faqen 46 të aktakuzës, akuza është ndërtuar mbi interpretime dhe deduksione të ngritura mbi mesazhet e një telefoni të sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Jam e detyruar t’i shtjelloj të gjitha. Edhe pse për çështjen e fibrës optike thuhet se akuza është e parashkruar, ajo sërish është përfshirë në aktakuzë. Komunikimet lexohen në rend kronologjik. Ato nuk provojnë ndikim të paligjshëm, por tregojnë një debat institucional. Thuhet se dokumenti iu paraqit të gjithë ministrave. Nga mesazhet rezulton se ai u shpërnda te të gjithë ministrat.

Shtaku thotë: “Bravo”.

Kjo nuk provon as miratim dhe as ndikim. Është thjesht një mesazh që u shpërnda te të gjithë ministrat dhe, sipas akuzës, konsiderohet provë për ndikim. Nëse dokumenti nuk u miratua, atëherë ky mesazh nuk mund të jetë provë e një ndikimi të suksesshëm.

Read more:Gjyqi kundër Dados/ Ish-prokurori Tom Deda kërkon të bëhet palë: U shkarkova unë që të emërohej ai! Veliaj: Të legjitimohet! Avokati i prokurorit: Të refuzohet padia

Debati nuk kishte të bënte me favorizimin, por me kompetencën dhe formën ligjore të aktit. Ai tregon se administrata vepronte mbi bazën e një debati institucional. Kishte zvarritje dhe burokraci.

Organi i akuzës citon qëndrimin e Ministrisë së Inovacionit lidhur me projektvendimin për heqjen e ekskluzivitetit dhe dhënien e mundësisë edhe subjekteve të tjera për fibrën optike. SMS-të përmbajnë vetëm debat institucional dhe jo ndikime.

Pjesa tjetër lidhet me çështje personale. Prokuroria e ka shkëputur këtë pjesë, duke humbur logjikën e bisedës.

Ka keqinterpretim.

Adrian Shtaku bën një pyetje. A ka ndonjë përgjigje nga unë?

Akuza paraqet edhe një e-mail për investitorët privatë. Janë përdorur vetëm katër e-mail-e, ndërsa e-mail-et e tjera kanë të bëjnë me shkollimin e vajzës sime.

Pjesa më e madhe e tyre nuk janë e-mail-e të drejtuara Monika Kryemadhit, por mesazhe që personi që i dërgonte, Shtaku, i bashkëngjiste për çdo çështje që kishte të bënte me Shqipërinë.

Read more:Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore

Edhe çështja e fibrës optike është paraqitur si çështje korrupsioni, me pretendimin se kishte monopol.

Adrian Shtaku kishte nisur kërkesat për t’u pajisur me fibër optike që në vitin 2008.

Kur Genc Pollo bëri propozimin për fibrën optike, më vonë ajo iu dha një kompanie pa bërë asnjë kërkesë dhe pa pasur përvojë.

“Shkopin magjik” e kishin disa të tjerë.

Në asnjë dokument nuk përmendet ndonjë favorizim, por dokumentet mbështesin faktin se projekti kishte mundësi financiare.

Adriani më dërgoi një e-mail ku shkruante se investitorët po humbnin besimin.

Read more:Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun

Më pas unë i dërgova një mesazh, duke i thënë që të paraqiste një kërkesë zyrtare, në mënyrë që ta merrte siç e kishin marrë edhe të tjerët.

Po të kisha pasur diçka informale, nuk do t’i thosha të bënte një kërkesë zyrtare, me shkrim dhe me postë.

Ora 10:12

Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët për veshjen: Jemi veshur me salmon, ka omega 3 (VIDEO)

Monika Kryemadhi sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, e shoqëruar nga avokati. E veshur me një këmishë të çelët dhe fund në ngjyrë limoni të gjelbër, ajo komentoi për gazetarët pjesën e sipërme të veshjes.

“Jemi të gjithë sot me salmon, ‘light salmon’”, tha Kryemadhi duke iu referuar këmishës. E pyetur cila ishte arsyeja pas kësaj zgjedhjeje, ajo u përgjigj me buzëqeshje:

“Ka omega 3, për jetëgjatësinë”, dhe më pas u largua duke përshëndetur me dorë.

Lexo edhe
Kronikë

Kapet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës (VIDEO+EMRI)

Kronikë

Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin (VIDEO)

Tags: #akep #Aktakuza #Aktakuzë #Analiza #Biseda #GJKKO #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #Monika kryemadhi #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kapet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës (VIDEO+EMRI)
  • Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin (VIDEO)
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
Nga të njëjtat tag-e
  • Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin (VIDEO)
  • Arrestimi i biznesmenit për spiunazh në Francë/ ‘Shpërthen’ Shehaj: Ermal Beqiri ka në dorë të dhënat e shqiptarëve, Ramës po i ngushtohet laku
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kapet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës (VIDEO+EMRI)

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të një…

• 40 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin (VIDEO)

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur në SPAK ku atij dhe Erald Elezit u është…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

Monika Kryemadhi e ka pranuar në GJKKO se ka ndikuar që kushëriri i saj të merrte lejen për…

• 2 orë më parë • 14 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by