Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
Sociale

Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)

• 8 Tetor, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka lënë qelinë 33-vjeçaren Greta Gjoci e cila ndodhej në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën e saj 3 muajshe. Pasditen e kësaj te enjterreth orës 16:30 familjarët e saj u paraqitën pranë burgut të Pojskës për të marrë 33-vjeçaren.

Dalja e saj nga qelia erdhi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pranuar kërkesën e saj për shtyrje të ekzekutimit të dënimit. Gjoci tashmë do të duhet të rikthehet në burg kur fëmija të mbushë 1-vjeç. E pranishme në seancë ishte dhe vetë Greta Gjoci, e cila kishte marrë me vetë dhe foshnjën e saj, por gjykata nuk lejoi qëndrimin e të vogli brenda në sallë dhe kujdestarja e burgut të Pojskës u kujdes jashtë.

Read more:Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Seanca u zhvillua për rreth 25 minuta, ndërsa i pranishëm ishte edhe avokati Jurgen Gjoci, i cili shkeli kështu bojkotin e avokatëve, siç e interpretoi ai për arsye humanitare por edhe sepse e kishte të afërm të renë.

Greta Gjoci foli dhe vetë në seancë ajo kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit pasi ka foshnjën 3 muajsh dhe ka shfaqur probleme nuk ushqehet dhe nuk ka fjetur këto ditë që ka qëndruar në burgun e Pojskës. Dakord me kërkesën e avokatit ishte edhe prokurori Ened Nakuci. Greta Gjocit i kanë mbetur edhe pak më shumë se 3 vite e 5 muaj nga dënimi i dhënë.

Read more:Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)

Gjoci është një nga 6 gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos për mashtrim me “Call Center”. 5 prej tyre i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, për shkak të fëmijëve të mitur ose rrethanave të tjera familjare.

Ligji parashikon se, kur e dënuara është shtatzënë ose ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit derisa fëmija të mbushë një vjeç. Shtyrja e ekzekutimit të vendimit mund të bëhet edhe kur vuajtja e menjëhershme e dënimit mund të sjellë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen e tij.

Read more:I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

Përpos Gjocit, në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur kërkesat e Elisa Çaçit, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg si dhe Rezarta Ibrahimit, Antoneta Malos dhe Silvana Veliut, secila e dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:54

GJKKO pezulloi dënimin, Report Tv siguron pamjet e daljes së Greta Gjocit nga burgu i Pojskës me foshnjën e saj, familjarët falënderojnë gjykatën dhe mediat

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, Greta Gjoci është liruar këtë të enjte nga burgu i Pojskës. Rreth orës 16:30, familjarët e saj mbërritën pranë IEVP Pojskë për ta marrë, pasi 33-vjeçarja kreu procedurat e nevojshme të lirimit. Ajo u largua së bashku me foshnjën e saj dhe nuk pranoi të bënte deklarata për mediat. Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, falënderuan gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit.

Read more:Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së/ Spiropali: Skandal që shqiptarët dënohen 150 vite burg më shumë se serbët. Luftëtarët në Kosovë u ngritën kundër gjenocidit

Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos për mashtrim përmes skemës së “Call Center”. Asaj i kanë mbetur për të vuajtur edhe pak më shumë se 3 vite e 5 muaj burg nga dënimi i dhënë në shkallën e parë. Ligji parashikon se, kur e dënuara ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit deri në mbushjen e kësaj moshe.

Lexo edhe
Sociale

Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)

Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Tags: #bruno cobo #Burg #Call center #Fëmija #Femije #GJKKO #Gjykata #Gratë #Greta Gjoci

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar
  • Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide
  • U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardjan Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva kërkon në Apel shfuqizimin e dënimit me burg përjetë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)

Një projekt i bashkisë së Pogradecit për rehabilitimin e lumit të Vërdovës, është pasuar me shembjen e disa…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova po diskutojnë zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët në të dyja anët e kufirit, me…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin