Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re, i trajton gazetarët si të dyshuar! Të pezullohet zbatimi dhe të zhvillohen konsultime
Kronikë

GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re, i trajton gazetarët si të dyshuar! Të pezullohet zbatimi dhe të zhvillohen konsultime

• 7 Gusht, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Reporterët Pa Kufij i bashkohen organizatave të tjera ndërkombëtare që janë alarmuar pas publikimit nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të një Rregulloreje të re të brendshme e cila praktikisht censuron mediat. Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Reporterët Pa Kufij thonë se janë të shqetësuar pasi me rregulloren e re, gazetarët trajtohen si persona të dyshuar.

“Jemi të shqetësuar që rregullorja e brendshme i trajton gazetarët apriori si të dyshuar, duke vendosur një ndalim të përgjithshëm dhe duke mos lejuar masa proporcionale të vlerësuara rast pas rasti”, thuhet në reagim.

Dokumenti i hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, vendos kufizime dhe ndalime, që praktikisht e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë. Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale përmes mesazheve me tekst, të informacioneve nga seancat.

Reporterët Pa Kufij, organizata që mbron lirinë e mediave dhe gazetarëve në botë, thotë se kjo Rregullore nuk duhet të gjejë zbatim pa iu nënshtruar më parë ndryshimeve të kufizimeve që parashikon.

“Ne mbështesim plotësisht kërkesën e shoqatave të gazetarëve në Shqipëri për të pezulluar zbatimin e kësaj rregulloreje dhe për ta amenduar atë mbi bazën e një konsultimi me shoqatat dhe palët e tjera të interesuara. Sa u përket standardeve evropiane, ndërsa disa vende lejojnë regjistrimin audio ose video të seancave gjyqësore, të tjera e ndalojnë rreptësisht atë për të mbrojtur integritetin dhe përqendrimin e procesit gjyqësor (siç është rasti i Francës, për shembull)”, thuhet në reagim.

Read more:“Kanë arrestuar njerëz, duan të përhapin terror e dhunë”/ Ervin Goci: Protesta nuk ndalet pa dhënë Rama dorëheqjen. Parlamenti një kotësi e madhe

Më herët edhe Federata evropiane e gazetarëve kishte kërkuar të njëjtën gjë, ndërsa shprehej e tronditur nga kufizimet e Rregullores së GJKKO-së ndaj gazetarëve. Federata paralajmëroi se nëse GJKKO nuk do e ndryshojë qëndrimin e saj, ajo do të paraqiste një ankesë zyrtare në Platformën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë, gjë që do ta detyronte qeverinë shqiptare të japë shpjegime për këtë kufizim serioz të së drejtës për akses në informacion.

Shqetësimi për Rregulloren e GJKKO-së, është ngritur edhe në platformën online që dokumenton sulmet ndaj medias në të gjithë Europën, Mapping Media Freedom. Kjo platformë, është e krijuar nga një koalicion i gjerë organizatash europiane që mbrojnë të drejtat e gazetarëve. Në deklaratë, ndalimi i përdorimit të celularit nga gazetarët gjatë seancave cilësohet si “veçanërisht shqetësues.”

Dokumenti kufizues i GJKKO-së, ka përfunduar dhe në lupën e OSBE-së. Organizata me 57 vende anëtare, e cila ka dhe një përfaqësues të posaçëm për lirinë e medias, është shprehur për Report Tv se po vlerëson në veçanti nëse, dhe në çfarë mase, rregullorja e miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin mund të ketë implikime për garancitë e gjykimit të drejtë, procedurat gjyqësore transparente dhe aksesin në media.

Shoqatat shqiptare të gazetarëve kanë reaguar po ashtu duke e kundërshtuar me forcë Rregulloren e GJKKO-së e cila sipas tyre përbën një kufizim të ri të lirisë së mediave dhe të drejtës kushtetuese për informim publik.

Read more:GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison: Rregullorja e re i sheh gazetarët si kërcënim, nëse s’tërhiqen ankohemi në KiE

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:27

Edhe SafeJournalists thirrje GJKKO: Pezullo rregulloren e re, kufizohet puna e gazetarëve! Do informojmë aktorët ndërkombëtarë

1785927204_gazetaret.jpg

Edhe rrjeti Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje GJKKO-së që të pezullojë rregulloren e re që censuron mediat. Në një deklaratë të gjatë, Rrjeti SafeJournalists thotë se me rregulloren e re kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për informim. SafeJournalists bën thirrje të shqyrtohen masa më pak kufizuese për median dhe thekson se do të informojë aktorët ndërkombëtarë.

Deklarata e plotë për mediat

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për disa nga dispozitat që lidhen me median në Rregulloren e re të Brendshme të miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin nr. 49, datë 17 korrik 2026, publikuar më 31 korrik 2026 dhe që parashikohet të hyjë në fuqi më 1 shtator 2026.

Rrjeti njeh përgjegjësinë e Gjykatës së Posaçme për të garantuar sigurinë, për të mbrojtur të gjithë pjesëmarrësit në proces, për të ruajtur integritetin e procesit gjyqësor dhe për të siguruar administrimin e rregullt të drejtësisë. Ai gjithashtu vlerëson garancitë e parashikuara në rregullore për të nxitur transparencën, trajtimin e barabartë dhe vendimmarrjen e arsyetuar.

Në të njëjtën kohë, efekti i kombinuar i disa dispozitave rrezikon të kufizojë aftësinë e gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt proceset gjyqësore, për të mbajtur shënime të sakta, për të komunikuar me redaksitë e tyre dhe për të raportuar në kohë për çështje me interes të jashtëzakonshëm publik.

Read more:Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

Vërejmë se neni 90 vendos akreditim vjetor dhe individual, ndërsa neni 93(1) rregullon aksesin e përfaqësuesve të akredituar të medias. Rregullorja nuk përcakton qartë nëse një gazetar pa akreditim të përhershëm nga Gjykata e Posaçme mund të ndjekë një seancë, e cila përndryshe është publike, si anëtar i publikut. Shtojca 7 kërkon gjithashtu që gazetarët e pavarur të dëshmojnë veprimtari profesionale gjatë 12 muajve të mëparshëm. Kjo qasje rrezikon të vendosë në pozita të pafavorshme gazetarët freelancer, të pavarur, në fillimet e karrierës apo të sapocaktuar për të mbuluar Gjykatën. Akreditimi mund të lehtësojë identifikimin dhe aksesin e barabartë, por nuk duhet të shndërrohet në një filtër apo kusht të panevojshëm për të ndjekur procedimet publike.

Procedura e aksesit mund të krijojë gjithashtu një barrë të panevojshme administrative për gazetarët, veçanërisht për ata që punojnë në redaksi të vogla ose si gazetarë të pavarur. Kur aktivizohet procedura e posaçme sipas nenit 93(2), neni 93(3) kërkon, si rregull, që gazetarët të paraqesin kërkesë të paktën 24 orë përpara seancës. Më pas mund t’u kërkohet të konfirmojnë pjesëmarrjen, të respektojnë rregullin e përgjithshëm të një përfaqësuesi për çdo media dhe, nëse kërkohet mbulim audioviziv, të paraqesin një kërkesë të veçantë sipas nenit 95. Këto procedura mund të ndihmojnë organizimin kur ekziston një nevojë konkrete për shkak të kapacitetit të sallës apo të sigurisë, por nuk duhet të shndërrohen në kusht rutinë për ndjekjen e seancave publike. Seancat urgjente, njoftimet e vona dhe zëvendësimi i gazetarëve kërkojnë një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Jemi të shqetësuar për nenin 76 dhe nenin 93(16), të cilët ndalojnë gazetarët e lejuar vetëm për të ndjekur një seancë që të mbajnë ose përdorin telefona celularë, laptopë dhe pajisje të tjera elektronike. Parandalimi i regjistrimit apo transmetimit të paautorizuar është legjitim. Megjithatë, një ndalim i përgjithshëm pengon gjithashtu mbajtjen në heshtje të shënimeve, raportimin me shkrim, komunikimin me redaktorët, verifikimin e informacionit ligjor dhe përdorimin e pajisjeve për nevoja aksesueshmërie. Duhet të shqyrtohen masa më pak kufizuese dhe të zbatueshme, si përdorimi në modalitet të heshtur, vende të posaçme për median, kufizime të funksioneve të kamerës dhe udhëzime të përshtatura për raste konkrete nga kryesuesi i seancës.

Vërejmë gjithashtu se neni 95 rregullon në mënyrë specifike mbulimin audioviziv të seancave gjyqësore, përfshirë filmimin, fotografimin, regjistrimin audio dhe transmetimin. Autorizimi paraprak gjyqësor dhe kufizimet ndaj një mbulimi të tillë mund të jenë legjitime kur janë të nevojshme për mbrojtjen e dëshmitarëve, të miturve, privatësisë, provave, rendit në sallën e gjyqit apo administrimit të rregullt të drejtësisë. Megjithatë, çdo kufizim duhet të bazohet në rrethanat konkrete të seancës, të jetë i arsyetuar dhe proporcional dhe, përpara një refuzimi të plotë, të shqyrtojë alternativa më pak kufizuese. Materialet e prodhuara nga Gjykata apo të siguruara përmes një sistemi “media pool” mund të mbështesin aksesin kur ekzistojnë kufizime sigurie apo teknike, por duhet të plotësojnë dhe jo të zëvendësojnë në mënyrë rutinë praninë e pavarur të gazetarëve në sallën e gjyqit.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë

Për më tepër, neni 96(3)(e)–(g) trajton manipulimin përmes inteligjencës artificiale, materialet e konsideruara mashtruese dhe publikimin e imazheve të personave të identifikueshëm kur identifikimi konsiderohet i panevojshëm. Mbrojtja nga manipulimi i rremë dhe publikimi i paligjshëm është legjitime. Megjithatë, sjellja editoriale apo pas publikimit që shtrihet përtej ambienteve të Gjykatës nuk duhet të rregullohet përmes sistemit të akreditimit. Çështje të tilla duhet të trajtohen përmes legjislacionit në fuqi, mjeteve juridike, mekanizmave të korrigjimit dhe etikës profesionale.

Neni 98 parashikon paralajmërime, pezullim të akreditimit deri në gjashtë muaj dhe heqje të tij. Rregullorja përmban garanci të rëndësishme për masat më serioze, përfshirë kërkesën për prova konkrete, një urdhër të arsyetuar dhe mundësinë që gazetari ose media të dëgjohet. Megjithatë, ajo nuk parashikon qartë një mekanizëm të shpejtë rishikimi që të mund të zgjidhë një refuzim aksesi apo një masë ndaj akreditimit përpara se të humbasë vlera gazetareske e seancës përkatëse.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të pezullojnë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara që lidhen me median dhe të ndërmarrin një rishikim të fokusuar përmes konsultimit kuptimplotë me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjorë dhe shoqërinë civile. Kuadri i rishikuar duhet të garantojë që kufizimet që prekin aksesin dhe raportimin e medias të jenë të bazuara në ligj, të nevojshme, proporcionale, të përcaktuara qartë dhe të zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme; që gazetarët të mund të punojnë në kushte praktike dhe të arsyeshme; dhe që refuzimet, përjashtimet apo masat ndaj tyre të jenë të arsyetuara dhe t’i nënshtrohen një rishikimi të shpejtë dhe efektiv.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje dhe do të vijojë të monitorojë zbatimin e rregullores.

Read more:“Të ndahet partia nga shteti! Administratë jo në shërbim të individëve me pushtet”/ Zbardhet mocioni i Spiropalit: Mos e shtypni protestën, duhet reflektim!

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 7 gusht 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës

Shoqata Kroate e Gazetarëve

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Medias e Malit të Zi

Lexo edhe
Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)

Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)

Tags: #Alternativa #Asociacioni i Gazetarëve #beograd #Detyrë #Erion Bani #Gazetar #GJKKO #Reporteret pa kufij #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)
  • Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)
  • Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO)
  • Sërish tritol te lokali i Noizyt, gjendet një sasi e vogël e pashpërthyer në derë
  • Tre vëllezërit me precedentë tritol në banesën e 72-vjeçarit në Tufinë, shpallen në kërkim! Shkak borxhi që iu kishte i biri për mobilie
Nga të njëjtat tag-e
  • Sërish tritol te lokali i Noizyt, gjendet një sasi e vogël e pashpërthyer në derë
  • Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë
  • Paradoksi i drejtësisë shqiptare! Në ’97-ën Zani Çaushi gjykohej pa kafaz dhe me kamera në sallë, në 2026 GJKKO ngre barriera për median (VIDEO)
  • “Kërkesat e LDK-së nuk përputhen me vullnetin e qytetarëve”/ Kurti: Nuk mund të bëjmë marrëveshje që zëvendëson vullnetin e popullit
  • Kuvendi i Kosovës mbetet pa u konstituuar/ Seanca vazhdon të shtunën, megjithëse afati kushtetues përfundon në mesnatë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 14 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 13 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditëve betejë me flakët,…

• 42 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditëve betejë me flakët,…

• 42 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO)

KAVAJË– Një 31 vjeçar, Neldi Hallulli u arrestua në Kavajë pasi dyshohet se mori një kallashnikov për të…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by