Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë

• 6 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rregullorja e re e GJKKO-së që paraqet një sërë kufizimesh për mediat dhe avokatët duke penguar ushtrimin e profesionit të secilës palë brenda sallës së gjyqit, është ndërhyrje e hapur e gjykatës te roli i gjyqtarit, thotë avokati Plarent Ndreca për Report Tv.

Në sallën e gjyqit është vetëm gjyqtari ai që menaxhon marrëdhënien me këto palë, shton Ndreca. Në çdo rast, vëren ai, rregullorja bën inkompetente GJKKO-në, por edhe cenon të drejtat e medias dhe avokatit.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot

“Kjo është ndërhyrje e hapur e funksionit administrativ të gjykatës te funksioni i dhënies drejtësi. Marrëdhënia që ka gjyqtari në seancë gjyqësore me mediat është marrëdhënie që rregullohet vetëm me Kodin e Procedurës Penale dhe Kushtetutën. Askush s’mund të ndërhyjë veç gjyqtarit të çështjes, trupës gjyqësore, as vetë institucioni i gjykatës s’mund të ndërhyjë dhe t’i tregojë si duhet ta menaxhojë. Është zot vetëm gjyqtari. Është ndërhyrje e pastër në funksionimin e lirë dhe të pavarur të avokatit duke i vendosur policin te dera apo ndërhyrja më e rëndë që i është bërë medias për të mos përdorur mjetet e punës ndërkohë që media ka rol publik në përçimin e informacionit. Kjo rregullore ka disa aspekte që e bëjnë inkompetent organin që e ka nxjerrë, por edhe sikur të ishtë kompetente, cenon të drejtat”, tha Ndreca.

Kriteri i sigurisë në gjykata nuk është i parëndësishëm, por kurrsesi s’mund të përdoret për kufizim të lirive dhe të drejtave, vijon avokati. Siguria mund të vendoset pa kapërcyer në shkelje të të drejtave dhe duke lënë hapësirat e nevojshme për aksesin në drejtësi.

Read more:PD kërkon anulimin e tenderit 15 milionë euro për blerjen e avionëve për shuarjen e zjarreve/ Vangjeli: Kompania fituese e përfshirë në skandale në Spanjë. SPAK të hetojë

“Siguria në gjykata nuk vihet në diskutim që çdo institucion duhet të marrë masa për të siguruar personat, por pa cenuar lirinë dhe të drejtat. Liritë dhe të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë mund të kufizohen vetëm me ligj dhe kur ka interes publik. Kjo është rregullore që s’e ka aftësinë juridike të cenojë të drejtat e vendosura nga Kushtetuta. Kjo rregullore e sheh sigurinë si instrument për të kapërcyer të drejtat themelore. Ti mund të vendosësh elementë sigurie pa cenuar të drejtën e mediave për të filmuar seancën. Mund të marrësh masa sigurie pa cenuar qytetarët të hyjnë në gjykatë. Media ka rol të trefishtë, përçues, vë kontrollin demokratik të gjykimit dhe drejtësisë dhe e treta, jep opinionet dhe gjykimet e veta mbi çfarë ndodh dhe si bëhet drejtësia”, tha avokati.

Ndreca shpreh shqetësim për mohimin e seancave publike nga GJKKO.

Read more:U gjobit 50 mijë lekë për shkak të mungesës, reagon Plarent Ndreca: GJKKO imponoi njëanshmërisht ritmin, u cenua e drejta për mbrojtje të pavarur

“Është shumë shqetësuese. Parimi kushtetues që seanca është publike, është parimi që seanca jetëzohet nga mediat”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, avokati Ndreca i drejtoi një memorandum Dhomës së Avokatisë ku i kërkoi të shprehte qëndrim publik për antikushtetueshmërinë e rregullores, t’i kërkonte Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe GJKKO ndryshim të menjëhershëm të dispozitave, të ushtronte të drejtën e ngritjes së padisë administrative nëse nuk ka reagim dhe një tavolinë të përbashkët me KLGJ, Gjykatën e Lartë dhe mediat.

Read more:“Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës

“Ka një ngërç dhe duket sikur GJKKO do të bëjë gjyqe të mbyllura kur Kushtetuta imponon tjetër qëndrim”, përmbylli Ndreca.

Lexo edhe
Kronikë

Pas denoncimit të Report TV, GJKKO heq nga faqja e web rregulloren e re që censuron mediat! E publikoi duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi

Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg shtetasin turk

Tags: #Dera #GJKKO #Gjykata #Institucion #klgj #Kushtetuta #media #Plarent Ndreca #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas denoncimit të Report TV, GJKKO heq nga faqja e web rregulloren e re që censuron mediat! E publikoi duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi
  • I kërkuar në Zvicër për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg shtetasin turk
  • Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete, 2 turistë spanjollë të plagosur, njëri niset me urgjencë drejt Traumës (Emrat + Video)
  • Zjarr tek tregu ushqimor në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën, 3 zjarrfikëse shuajnë flakët (video)
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas denoncimit të Report TV, GJKKO heq nga faqja e web rregulloren e re që censuron mediat! E publikoi duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi
  • I kërkuar në Zvicër për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg shtetasin turk
  • Këshilli i Sarandës miraton vendimin, parkim publik në territorin e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’! PD: Skandal, cenohet siguria e nxënësve
  • I dënuar në Itali me rreth 11 vite burg për trafik droge dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 40-vjeçari në Durrës! Pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj (EMRI+VIDEO)
  • Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 32 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta sot, lëvizja më pro-evropiane që nga 1990”, Nurellari: Revolta theu duopolin politik dhe vuri në vështirësi pushtetin! Rama tentoi ta anatemojë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pas denoncimit të Report TV, GJKKO heq nga faqja e web rregulloren e re që censuron mediat! E publikoi duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar heq nga faqja e saj Rregulloren e re që…

• 27 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg shtetasin turk

Gjykata e Tiranës la nën arrest në burg shtetasin turk Barkay Gulbas, i cili është prangosur afro një…

• 27 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete, 2 turistë spanjollë të plagosur, njëri niset me urgjencë drejt Traumës (Emrat + Video)

2 turistë spanjollë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Sarandë–Ksamil ku u përfshinë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by