Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’
Politikë

‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’

• 21 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka si ‘idhull’ ish-baronin meksikan të drogës, Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj po komentonte përgjimet e publikuara së fundmi dhe atë që ai e konsideron si ‘kapje të shtetit’. ‘Kreu i organizatës ka idhull El Chapon’, deklaroi Ahmetaj.

Read more:“Do prodhohen makina ushtarake dhe dronë”/ Dëbimi me forcë i News24 nga ambientet, si e futi Rama në lojë TIMAK-un e Arjeta Pucës. Lidhja me Ron Yeffet

Më tej, ish-zv/kryeministri iu referua edhe një shprehjeje që, sipas tij, lidhet me El Chapon dhe e përdori atë për të përshkruar mënyrën se si, sipas tij, funksionon qeverisja e Ramës.

‘Motoja e El Chapos është: një m… të madh do ta mbulojmë me një m… më të madh akoma. E keni parë çfarë bën? Del aty, vazhdon me ligjin, vazhdon me këtë, me grabitjen’, tha Ahmetaj.

Read more:“Rama mbron Ballukun e arreston protestuesit”/ Mërtiri: SPAK shpresa e vetme për vendin, aleatja më e madhe e protestave

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Të bëj dhe një pyetje të fundit Zoti Ahmetaj. Përgjimet që ne publikuam ose përgjimet që ju denoncuat, në një farë forme duket që kanë acaruar më shumë se çdo intervistë atë që ju konsideroni kreu i organizatës. Në fakt, janë përgjime ku bie shteti. A jeni i kënaqur me reagimin e opinionit dhe të faktorëve politikë pas atyre përgjimeve? Pra, a është ajo çfarë ju prisnit?

Read more:“Do të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. U zhdukën mbi 3 mln euro verë”, Ahmetaj kritika të ashpra për Ramën për kopshtin e Edenit: Mori peshq të kuq nga Japonia

Arben Ahmetaj: Pas atyre përgjimeve nuk ka as pak vend për kënaqësi. Atje ka për trishtim, për vajtim. Domethënë ato tregojnë se si është kapur shteti, se si shteti punon për disa veta të përzgjedhur nga kreu i organizatës, se si është bërë kapja e shtetit. Ore, një pyetje për qytetarët dhe për Bankën Botërore. Duhet ta mbani mend disa nga ju janë shumë të rinj, po ti zoti Peka je gati mosha ime pak më i ri. Ore, në 2004-ën, për 1 të 1 miliontën e kësaj Banka Botërore shkruajti në raport kapje shteti. Për 1 të 1 miliontën e saj, dhe doli e tij bashkë me Saliun dhe Lul Bashën dhe thoshin që Ramës pas, Fatos Nano ka kapur shtetin.

Çim Peka: Lul Basha ishte në Holandë në atë kohë po nejse. Ishin, kishte ardh me atë tjetrin e vet që, e kam thënë që atëherë e këta kanë gjetë varmiksin. Edhe e gjetën, po s’ka rëndësi. Nuk ka rëndësi kjo fare.

Read more:Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj!

Arben Ahmetaj: Për s’ka nuk, nuk ka rëndësi, nuk ka vend për kënaqësi, është trishtim.Është për të qarë. Reagimi, reagimi, reagimi i popullit, i institucioneve, i brenda PS-së ka shumë vlerë. Por, kur ti më thua mua kreu i organizatës, ore ju se njihni kreun e organizatës atëherë. Unë do t’ju kërkoj shqiptarëve të falur për këtë frazë që përdor, t’ju kërkoj ndjesë pafund. Ore, kreu i organizatës ka idhull El Chapon dhe ka moto El Chapos është ‘një, më falni shqiptarë, motra vëllezër, nëna, baballarë. Motoja është: një mut të madh do ta mbulojmë me një mut më të madh akoma’. E keni parë çfarë bën? Del aty, vazhdon me ligjin, vazhdon me këtë, me grabitjen. Kështu që është mërzitur s’është mërzitur kreu i organizatës, unë nuk përdor dot atë shprehjen kushtetuese të ca segmenteve të drejtësisë, qoftë hetimi, qoftë gjykimi. Nuk më rruhet, jo, jo. Nuk dua ta di. Unë kam punë me popullin, kam punë me protestën, kam punë me familjen time. Se po të kisha punë me të tjerët, do t’i referohesha dhe opozitës që merret me pagat e magjistratëve. Po pse, objekti, objekti i punës së opozitës janë pagat e magjistratëve zoti Peka? Le të merret ministri i financave. Ka të drejtë, s’ka të drejtë, është histori tjetër komplet.

Read more:Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit! ‘Prin’ Maqedonia e Veriut

U fut kaq një opozitë e tërë aty në kurth, mbas pagave të magjistratëve. O zot i madh. Ja e fituat atë betejë të zëmë se. Çfarë ndryshoi në demokracinë e Shqipërisë? Xero, e patë çfarë bën? Elvin Gogën e vuan që të, ç’të bënte kallëzim për ministrin e financave, me demjek ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E di pse? Për provokim. 1/2. I binte, i binte çështja buka si procedurë se si materie i ka rënë. Se mua Elvin Goga më ka çuar, gogaj më ka çuar për çështjen e buka, për mospranimin, për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, megjithëse është zbatuar. I thuaj Elvinit, Zotit Dumani dhe Zotit Braho. Çoje çikë kreun e organizatës dhe ministrin e financave tani të shohim për shpërdorim detyre. Muhabet koti mo. Pra, edhe një herë, ka rënë shteti, zoti Peka, është trishtim i madh. Ore, një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë 21 janarin. Atëherë, me të ndjerin edhe me ish-ministrin e asaj kohe, edhe ish-presidentin. Kështu që mos më thuaj mua a ke ndonjë kënaqësi. Kam vetëm trishtim, për atë që i ndodh vendit tim, që i është bashkuar tani me të njëjtën, me të njëjtën dhimbje, familjes. Të gjithë vuajtjes së familjes time. Shqipëria vuan edhe më shumë se familja ime sot

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Tags: #arben ahmetaj #Banka #Banka Botërore #Çim Peka #Edi Rama #Familja #fatos nano #Intervista

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 4 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin