Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

• 5 Nëntor, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke rrethuar edhe një furgon policie. Shkak i përplasjes është bërë shoqërimi i dy protestuesve, Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët kanë qenë aktiv edhe në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.

Të dyve, policia u kërkoi mjetin e identifikimit, për t’i gjobitur në bazë të aktit normativ që ka nisur të zbatohet ndaj protestuesve që kryejnë akte dhune. Por, Lika dhe Goxhaj kanë kundërshtuar dhe efektivët kanë ndërhyrë duke i shoqëruar për në komisariat.

Ky moment ka sjellë edhe reagimin e protestuesve të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga makina Likën dhe Goxhajn. Siç shihet në pamjet që sjell Report Tv, protestuesit kanë rrethuar furgonin dhe janë përplasur ashpër me policët. Madje disa prej tyre tentuan të hapin edhe bagazhin e makinës në përpjekje për të nxjerrë Likën dhe Goxhajn, por policia arriti t’i zbrapsë. Pas kësaj, grupi i protestuesve u mblodh para Drejtorisë së Policisë.

“Duke qenë se janë arrestuar pa të drejtë, përveç tyre edhe mbrëmë janë shoqëruar disa të tjerë, duam shpjegim. Në këtë rast janë arrestime”, tha aktivisti Arben Kola.

Pas lirimit, dy protestuesit lanë ambientet e komisariatit

Read more:Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, përmbysin koshat e plehrave! Sulm me vezë e shishe uji policëve, disa të shoqëruar (VIDEO)

“Është një kundravajtje administrative dhe policia arreston njerëzit për kundravavajtje administrative, është e paligjshme”, tha Dritan Goxhaj.

Protestuesit marshuan gjithashtu edhe te komisariati nr. 2.

Gjatë paradites, një grup protestuesish u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:22

U arrestua pasi refuzoi gjobën, protestuesi Goxhaj: Janë të paligjshme, nuk e arsyetuan! Policët, mercenarë (VIDEO)

Shoqërimi në komisariat i Dritan Goxhajt dhe Edison Likajt ndodhi për shkak të refuzimit të tyre për të pranuar gjobat që aplikohen me aktin e ri normativ për tubimet.

Read more:“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit thirrje të fuqishme pranë Bashkisë së Tiranës

Pas daljes nga komisariati, aktivisti Goxhaj thotë se u gjobitën në mënyrë të paligjshme kur kanë bërë një njoftim lidhur me protestën. Më tej, hodhi akuza drejt policisë duke i quajtur “mercenarë”, ndërsa s’munguan as etiketimet për kryeministrin Rama.

“Është një kundravajtje administrative dhe policia arreston njerëzit për kundravavajtje administrative, është e paligjshme. U vë gjobë për tubim të paligjshëm, tubimi është i lajmëruar që është pa afat deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, te kryeministria, ishim brenda orarit të përcaktuar në këtë leje, në vendin ku është përcaktuar leja dhe policia ndalon njerëzit në bulevard dhe u kërkon dokumentacionin. Është totalisht e paligjshme ta kërkosh këtë. Na komunikuan gjobën, as firmosëm, as pranuam ta marrim. Nuk arsyetuan asgjë. Kanë marrë një urdhër, është një polici tërësisht mercenare në shërbim të një banditi që është Ed Rama, si bandë. Jemi në kushtet e një banditizmi të hapur qeveritar. Policia është thjesht mercenare e një banditi që pretendon se është kryeministër i një vendi”, tha Goxhaj.

Ora 20:50

U shoqëruan gjatë protestës, lirohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj! Një grup protestuesish në takim me drejtorin e Policisë së Tiranës (VIDEO)

Edison Lika dhe Dritan Goxhaj janë liruar nga komisariati, pasi u shoqëruan nga policia gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shoqërimi i tyre shkaktoi tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa një grup protestuesish rrethoi furgonin e policisë në përpjekje për t’i nxjerrë ata.

Pas lirimit, dy protestuesit kanë lënë ambientet e komisariatit. Ndërkohë një grup i protestueseve raportohet se aktualisht janë në takim me drejtorin e Tiranës. Pas shoqërimit të Likës he Goxhajt, ata marshuan drejt Drejtorisë së Policisë dhe më pas te komisariati numër 2 në Tiranë.

Read more:Populli dhe banda me uniformë – Blog

Ora 20:38

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin, e drejta për protestë duhet të garantohet, jo ndëshkohet

1791462679_gazmentbardhi.JPG

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjes së protestuesve me efektivët e Policisë, pasi këta të fundit shoqëruan Edison Likën dhe Dritan Goxhajn. Të dy refuzuan t’iu vinin bluve në dispozicion dokumentet e identifikimit për plotësimin e gjobës.

Bardhi thotë se vendosja e gjobave po bëhet në kundërshtim me ligjin dhe u kërkon ndërkombëtarëve të reagojnë. Ai thekson se e drejta për protestë duhet të garantohet dhe jo të ndëshkohet.

“Dënoj me forcë pengimin që Policia e Shtetit po i bën qytetarëve që në mënyrë paqësore po ushtrojnë të drejtën e tyre të protestës. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare. Ajo nuk mund të cenohet, të intimidohet apo të shuhet përmes dhunës policore, shoqërimeve të paligjshme në komisariate apo vendosjes së gjobave në kundërshtim me ligjin. Çdo përpjekje për të penguar qytetarët në ushtrimin e kësaj të drejte përbën një cenim të papranueshëm të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë çdo praktikë të tillë dhe të përmbushë detyrimin e saj ligjor për të garantuar ushtrimin e lirë dhe paqësor të së drejtës për protestë dhe tubim për çdo qytetar. Policia nuk duhet të jetë instrument presioni apo intimidimi ndaj qytetarëve që ushtrojnë një të drejtë kushtetuese. Çdo shkelje, çdo pengim i paligjshëm dhe çdo akt dhune ndaj protestuesve duhet të hetohet dhe të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

Read more:Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO)

Njëkohësisht, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe partnerëve të Shqipërisë që të mbajnë një qëndrim të qartë dhe publik ndaj këtyre praktikave, të cilat bien ndesh me standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare që Shqipëria ka marrë përsipër të respektojë. Mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore nuk mund të jetë çështje e interesave politike apo e rrethanave të momentit.

Heshtja përballë cenimit të lirive themelore nuk është neutralitet. Ajo rrezikon të kthehet në mbështetje të heshtur për abuzimin me pushtetin. Në një demokraci, zëri i qytetarit nuk shuhet me dhunë, nuk frikësohet me gjoba dhe nuk ndalet me shoqërime policore. E drejta për të protestuar duhet të garantohet, jo të ndëshkohet”, shkruan Gazment Bardhi.

Ora 20:24

Shoqërimi i protestuesve, organizatori Kola: U arrestuan pa të drejtë, duam sqarime! Gjobat, qesharake (VIDEO)

Një grup protestuesish që kanë shkuar te Drejtoria e Policisë, mes tyre edhe një prej organizatorëve, Arben Kola, kërkojnë shpjegime për shoqërimin e të shoqëruarve.

“Nuk ka kërcënim, nuk ka shantazh që do ta rrëzojë këtë lëvizje popullore deri në rrëzimin e Ramoviçit, që ta kuptojnë të gjithë shqiptarët. Drejtoria është përgjegjëse duke qenë se ne e kemi bërë njoftimin që më 31 maj dhe është në vazhdimësi, pa afat.

Read more:“Rrjolli proteston prej 5 muajsh, SPAK pranoi sot çështjen”/ Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët

Duke qenë se janë arrestuar pa të drejtë, përveç tyre edhe mbrëmë janë shoqëruar disa të tjerë, duam shpjegim. Në këtë rast janë arrestime.

Gjobat janë qesharake, nuk janë të bazuara në Kushtetutë”, tha aktivisti Kola.

Një prej kërkesave të tyre është edhe komunikimi me drejtues të policisë.

Ora 20:11

Shoqërimi i aktivistëve Goxhaj e Likaj, protestuesit shkojnë te Drejtoria e Policisë (VIDEO)

Pas shoqërimit të Dritan Goxhajt dhe Edison Likës nga efektivët, protestuesit marshuan te Drejtoria e Policisë.

“Polici e krimit”, thërrasin ata.

Lexo edhe
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Tags: #1 maj #arben kola #Arrestime #Dhune #dritan goxhaj #Edison lika #Flamingo #protestat kunder qeverise #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
Nga të njëjtat tag-e
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin