Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook
Teknologji

Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

• 6 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Meta Platforms, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një 18-vjeçare, e cila e kishte paditur kompaninë duke pretenduar se platformat e saj ishin krijuar për të nxitur varësinë dhe i kishin shkaktuar probleme të shëndetit mendor dhe çrregullime të të ngrënit.

Kushtet e marrëveshjes me të renë, e identifikuar vetëm me inicialet KDB, nuk janë bërë publike. Kjo është marrëveshja e dytë e arritur nga Meta brenda një jave, pasi kompania kishte zgjidhur më parë edhe çështjen me një tjetër paditëse, 16-vjeçaren SJ.

Si pasojë, gjyqi që pritet të nisë së shpejti në Los Angeles do të vijojë vetëm kundër Snap Inc., kompania mëmë e Snapchat.

Read more:WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri

Avokatja e 18-vjeçares, Emily Jeffcott, deklaroi se mbeten të përkushtuar për rritjen e sigurisë së fëmijëve në platformat e mediave sociale dhe për të mbajtur kompanitë e teknologjisë përgjegjëse për ndikimin që kanë te të rinjtë.

Dy vajzat, SJ nga Illinois dhe KDB nga Misisipi, pretendojnë se kanë nisur të përdorin YouTube që në moshën 3-vjeçare, ndërsa rreth moshës 9-vjeçare kanë filluar të përdorin edhe platforma të tjera sociale. Sipas padisë, veçori si luajtja automatike e videove dhe lëvizja e pafundme në ekran kanë nxitur zakone kompulsive dhe varësi nga përdorimi i aplikacioneve.

Kompanitë e përfshira i kanë mohuar akuzat, duke argumentuar se platformat e tyre nuk janë projektuar për të krijuar varësi te të rinjtë dhe se kanë ndërmarrë masa për të garantuar një mjedis më të sigurt për përdoruesit e mitur.

Read more:Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit

Çështja është pjesë e një serie padish të ngritura në SHBA kundër kompanive të mëdha të teknologjisë. Në një proces të zhvilluar në mars, një juri shpalli përgjegjëse Metën dhe YouTube për neglizhencë dhe vendosi një dëmshpërblim prej 6 milionë dollarësh në favor të një gruaje të re.

Ndërkohë, edhe TikTok dhe YouTube kishin arritur më herët marrëveshje me dy adoleshentet që ngritën padinë në Los Angeles. Një distrikt shkollor, i cili kishte ngritur gjithashtu padi kundër kompanive të mediave sociale, vendosi të arrinte marrëveshje jashtë gjykatës përpara nisjes së procesit.

Read more:“Debatojmë shumë gjëra për së brendshmi këtu në vendin tonë”, Rama komenton para europarlamentarëve protestat për dorëheqjen e tij: Jeni argëtuar me flamingot, por…

Në gusht, Meta arriti një marrëveshje prej 18 miliardë dollarësh me pothuajse të gjitha shtetet dhe territoret amerikane për t’i dhënë fund padive që lidhen me dëmtimin e të rinjve nga platformat e saj. Kompania u angazhua gjithashtu të ndryshonte disa funksione të Instagram dhe Facebook për përdoruesit adoleshentë.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, një gjykatës në New Mexico urdhëroi Metën të paguante një gjobë prej 25 miliardë dollarësh, në një çështje që lidhej me akuzat për mashtrimin e përdoruesve lidhur me trajtimin e gjuhës së urrejtjes dhe të dhënave personale në Facebook.

Lexo edhe
Teknologji

Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare

Teknologji

Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027

Tags: #Adoleshentët #Facebook #Gjyqi #gusht #Instagram #Kompania #Los angeles #Meta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
Nga të njëjtat tag-e
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare

Një ekip ndërkombëtar kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Curtin në Australi ka gjetur prova për praninë e qelizave…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027

Sonda hapësinore Lucy e NASA-s ka arritur në grupin e asteroidëve trojanë që i paraprijnë Jupiterit, pas pesë…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian

Grupi mediatik gjerman Axel Springer, pronar i Politico dhe The Telegraph, ka paraqitur një propozim për të blerë…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin