Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial
Kronikë

Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial

• 22 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Juristi Kreshnik Spahiu, është shprehur se përplasjet mes sistemit gjyqëror me qeverinë për pagat e magjistratëve, janë në thelb një debat mediatik artificial, për qëllime të caktuara.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, pasi ditën e sotme përfaqësuesit e magjistratëve vendosën ta çojnë betejën për pagat në Gjykatën Kushtetuese, ku kanë kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi.

“Fakti që në këtë proces është palë gjyqësori, nuk do të thotë që sistemi duhet të shpikë një arbitër të ri. Qeveria dhe pushteti legjislativ të enjten e fundit duhet të kishin gjetur një zgjidhje. Kishte një premtim që do të ishte reflektuar formula e re e pagave. Unë kam pritur që të kishte një zgjidhje politike, juridike e kushtetuese. Në referencë edhe të rekomandimeve të Kushtetueses, në tërësinë e vet ajo që ndodhi të enjten provon atë që deklarova 2 javë më parë, që në tërësinë e vet ky është një debat i stisur. Jo për të kursyer para, jo për të pasur një debat financiar, por për të ndezur një debat të paqenë për qëllime që unë nuk dua të aludoj”, tha mes të tjerash Spahiu.

Read more:Kreshnik Spahiu: E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me bandat

Më tej Spahiu shtoi se pavarësisht kundërshtive të kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë, Gjykata Kushtetuese do të mbështesë kërkesën e grupeve të gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre.

Kjo pasi sipas Spahiut, pagat e magjistratëve duhet të barazohen me ato të niveleve të larta të Ekzekutivit dhe Legjislativit, në mënyrë që ky pushtet të mos jetë i diskriminuar në raport me 2 pushtetet e tjera.

Read more:Pagat e Drejtësisë sërish në Kushtetuese/ Avokati Caca: Ftesa e Ramës për magjistratët erdhi shumë vonë! Meçe: Qytetarët çuditen me rrogat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve

“Pavarësisht se Rama është kundër, mendoj se Kushtetuesja do të mbështesë kërkesën e grupeve të gjyqtarëve, për faktin se balanca e pushteteve dhe formula për skemën e pagave duhet medoemos të barazojë gjyqtarët me nivelet e lartë të Ekzekutivit dhe të mos jetë gjyqësori më i diskriminuar në raport me pushtetin ekzekutiv e legjislativ”, shtoi Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:00

Ironia e Spahiut: PS dhe PD bëjnë ndarje administrative në Shqipëri më shpesh se Kina dhe India

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur sot në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, për ndarjen e re territoriale të propozuar nga PS, e cila pritet të miratohet së shpejti në Parlament dhe që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Read more:“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit thirrje të fuqishme pranë Bashkisë së Tiranës

Spahiu tha se ndarja administrative është e rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi sipas tij, është ‘prognoza’ e këtyre zgjedhjeve, duke ditur ndarjen e bastioneve mes forcave politike në Shqipëri.

Më tej me ironi Spahiu tha se PS dhe PD bëjnë ndarje administrative në Shqipëri, më shpesh sesa bëhet në Kinë apo Indi, vende që kanë një popullsi shumë të madhe.

Read more:‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

“Këto janë ligje të rëndësishme në vigjilje të zgjedhjeve lokale. Këto do përcaktojnë të ardhmen e këtyre zgjedhjeve. Ndarjet janë shumë të rëndësishme, janë prognoza e rezultatit të zgjedhjeve. Ajo që unë ndiej keqardhje është që PS dhe PD ende nuk e kanë të qartë se Shqipëria nuk është as Kina e as India për numrin e popullsisë, që të bëjë ndarje administrative çdo 8 vite. Edhe Kina apo India që ndikojnë në ndryshimin e popullsisë së planetit, nuk e bëjnë këtë ndarje kaq shpesh sa Shqipëria. Këta e kanë logjikën politike më rëndë se kinezët”, tha mes të tjerash Spahiu.

Në përfundim Spahiu theksoi se Shqipëria, si një vend i vogël, ka nevojë për më shumë stabilitet dhe sipas tij, nuk ka nevojë për ndarje të herë pas hershme administrative.

Read more:Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e ish-komisionerit të KPK, Lulzim Hamitajt!

“Shqipëria është një vend shumë i vogël që duhet të ketë stabilitet, qoftë në ndarjet administrative, qoftë në zonat elektorale për pushtetin parlamentar. Unë kurrë nuk e kam kuptuar këtë tendencë dhe dëshirë për ndryshime në hartën territoriale. Të gjitha këto ndryshime, a na kanë sjellë ne qeverisje më të mirë, bashki më transparente apo shërbime më të mira?”, shtoi Spahiu.

Lexo edhe
Kronikë

Pagat e Drejtësisë sërish në Kushtetuese/ Avokati Caca: Ftesa e Ramës për magjistratët erdhi shumë vonë! Meçe: Qytetarët çuditen me rrogat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve

Kronikë

Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial

Tags: #Edi Rama #Gjykata #gjykata kushtetuese #gjyqesori #gjyqtarët #India #Kreshnik Spahiu #pagat e drejtesise #qeveria #repolitix

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pagat e Drejtësisë sërish në Kushtetuese/ Avokati Caca: Ftesa e Ramës për magjistratët erdhi shumë vonë! Meçe: Qytetarët çuditen me rrogat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve
  • Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial
  • Trafikoi qindra kilogramë kokainë me djalin e Breçanit, SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën!
  • Tiranë/ Furgoni me pasagjerë përplaset me bordurën në Kashar, katër të lënduar! Dërgohen te Trauma
  • Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak
  • Dorëheqja e Ramës kërkesë e panegociueshme/ 115 ditë qëndresë! Qytetarët sërish në shesh, protestë kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion, ju erdhi fundi
  • ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’
  • Pagat e Drejtësisë sërish në Kushtetuese/ Avokati Caca: Ftesa e Ramës për magjistratët erdhi shumë vonë! Meçe: Qytetarët çuditen me rrogat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve
  • Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 431 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pagat e Drejtësisë sërish në Kushtetuese/ Avokati Caca: Ftesa e Ramës për magjistratët erdhi shumë vonë! Meçe: Qytetarët çuditen me rrogat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve

Avokati Përparim Caca dhe analisti Arben Meçe kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis…

• 10 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial

Juristi Kreshnik Spahiu, është shprehur se përplasjet mes sistemit gjyqëror me qeverinë për pagat e magjistratëve, janë në…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Trafikoi qindra kilogramë kokainë me djalin e Breçanit, SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën!

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj Ervin Matës, i…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by