Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak
Politikë

Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak

• 22 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mediumi gjerman “Cicero” ka publikuar një analizë të gjerë mbi aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pikëpyetje veçanërisht për dënimin prej 25 vitesh burgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në analizën e publikuar më 20 shtator, autori Alexander Rhotert vëren se të akuzuarit janë liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa e konsideron të kuptueshme kritikën e ardhur nga Kosova lidhur me lartësinë e dënimeve.

“Cicero” e vendos rastin në kontekst me disa prej proceseve të zhvilluara nga tribunalet ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Në analizë përmenden raste si ai i Biljana Plavšić, e dënuar me 11 vjet burg, Vojislav Šešelj me 10 vjet, Jovica Stanišić me 15 vjet dhe ish-gjenerali i policisë serbe Vlastimir Đorđević, i dënuar me 18 vjet burg.

Read more:Vendimi i Hagës për krerët e UÇK-së / Rama nga Michigan: Mort për së gjallë e pafuqi kombëtare përballë një “marre” ndërkombëtare! Refuzojmë varrosjen e 4 burrave

Në rastin e Đorđevićit, “Cicero” rikujton se dënimi lidhej me krime të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

Në këtë kontekst, autori krahason dënimin e Thaçit me dënime të tjera të dhëna për krime të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe argumenton se dënimi prej 25 vitesh burgim duket dukshëm më i lartë se në disa prej rasteve të krahasuara.

Read more:Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg/ Aleanca mbështet çdo nismë ligjore për drejtësi në procesin ndaj Çlirimtarëve në Hagë

Sipas analizës, krahasimi mes rastit të Thaçit dhe atij të Đorđevićit ngre të paktën një pikëpyetje, megjithëse autori pranon se bëhet fjalë për dy gjykata të ndryshme dhe për raste me rrethana juridike të ndryshme.

“Cicero” ndalet gjithashtu te një tjetër element i rëndësishëm i aktgjykimit, duke theksuar se Gjykata nuk ka konstatuar se të dënuarit kishin synim dëbimin apo vrasjen masive të personave jo-shqiptarë dhe se akuza nuk arriti të provonte një synim të tillë.

Read more:“Jo në emrin tim”/ Në Prishtinë protestohet kundër vendimit të Speciales: Do të vazhdojmë pa ndalur

Analiza e mediumit gjerman e vendos kështu aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në një debat më të gjerë mbi proporcionalitetin e dënimeve dhe mënyrën se si janë trajtuar juridikisht rastet e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Në Kosovë, aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa krahasimet me vendimet e tribunalëve ndërkombëtarë për ish-zyrtarë serbë dhe boshnjakë kanë qenë pjesë e debatit publik mbi drejtësinë e procesit dhe masën e dënimeve.

Lexo edhe
Politikë

GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s

Politikë

Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

Tags: #Analiza #Burg #Gjykata #Hagë #Hashim thaçi #Kosova #kosove #shtator

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s
  • Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin e Vuçiçin: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, të detyrueshme
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme
  • “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë
Nga të njëjtat tag-e
  • GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin e Vuçiçin: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, të detyrueshme
  • Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme
  • “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e Shërbimit Informativ…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra dhe caktimin e masës “arrest…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin e Vuçiçin: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, të detyrueshme

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by