Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt
Kronikë

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt

• 20 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 478
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Artan Myrtaj, 44-vjeçari që u ekzekutua në mes të Sarandës paraditen e së dielës, rezulton i përfshirë në një plagosje në qytetin bregdetar në vitin 2025, e cila u pasua nga një zinxhir ngjarjesh kriminale, përfshirë edhe një vrasje.

Më 17 korrik 2025, Myrtaj i njohur edhe si “Tani i Rruzhdiut”, u përfshi në plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lame. Gjithçka nisi nga një konflikt për një tokë pranë bregdetit në lagjen numër 1 të Sarandës. Autorë të dyshuar të plagosjes ishte Ramadan Canaj, alias Ramadan Zoto, 44 vjeç. Ndërkohë, Myrtaj së bashku me Klaus Jaçajn dhe Erjon Canajn, dyshohet se e ndihmuan Zoton në kryerjen e plagosjes dhe në arratisjen pas ngjarjes.

“Tani i Rruzhdiut” ishte i pari që ra në pranga, vetëm tri ditë pas plagosjes. Ai u arrestua më 20 korrik, nën akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit”. Burime bëjnë me dije se Myrtaj ishte liruar nga qelia vetëm pak javë para se edhe ai të eliminohej në mes të qytetit dhe se ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Bashkë me të është liruar edhe Klaus Jaçaj, ndaj të cilit rëndon e njëjta akuzë. Ndërkohë, Zoto ndodhet në burg, ndërsa Erjon Canaj vijon të jetë në kërkim.

Plagosja u pasua nga një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë. Dyshohet se në origjinë të konfliktit ishte një tokë në bregdet, pranë “Copacabana Beach”.

Read more:Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Pesë ditë pas plagosjes, më 22 korrik, makinës së Klaus Jaçajt, i dyshuar se kishte ndihmuar Ramadan Zoton, iu vendos eksploziv. Dy ditë më pas, më 24 korrik, Jaçaj u arrestua nga Policia si një prej personave të dyshuar të përfshirë në plagosje. Ndërsa një muaj më pas, Policia arrestoi në Korçë Ramadan Zoton dhe ndaloi edhe Arben Ismailajn, i cili dyshohet se e kishte strehuar Zoton në Fier pas krimit.

Hakmarrja ndaj familjes Jaçaj nuk përfundoi me shpërthimin e makinës së 32-vjeçarit. Tre muaj më pas, ndërsa Klaus Jaçaj ishte ende në qeli, u vra i ati, Isufi. Edhe në këtë rast u përdor eksploziv, makina e 58-vjeçarit shpërtheu sapo ai tentoi të hipte në të, teksa ishte e parkuar poshtë pallatit. Për këtë ngjarje, ende asnjë autor nuk është përballur me drejtësinë.

Gati dy muaj më pas, një lokal me emrin “Bumble Bee”, të cilin Ramadan Zoto, autori i dyshuar i plagosjes së dy të rinjve, e kishte dhënë me qira në qendër të Ksamilit, u shkrumbua nga flakët. Policia nuk dha atëherë një shkak për zjarrin dhe ngjarja mbetet ende e pazbardhur.

Read more:Ishte shpallur në kërkim për favorizimin e ndërtimeve pa leje, vetë-dorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil (EMRI)

Përplasja mes dy grupeve nisi për një tokë që dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lame, kishin në posedim, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj. Grupi nga Kamza, i përfolur në media se drejtohet nga Ervis Lamaj, kishte ndërtuar në atë tokë edhe beach barin e njohur në Sarandë, “Copacabana Beach”, në lagjen nr. 1, ku ndodhen disa nga hotelet dhe resortet më të njohura të qytetit.

Më 14 maj, beach bari u prish nga fadromat e IKMT-së, pasi nuk ishte marrë leje për vendosjen e strukturave. Më pas, me urdhër të Skënder Hitës, u shkri i gjithë Komisariati i Policisë së Sarandës, pasi dyshohej se kishte favorizuar ndërtimin pa leje.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #arben ismailaj #Artan Myrtaj #Copacabana Beach #Erjon Canaj #Ernest Lama #Ervis Lamaj #Gëzim Hajdaraj #Isuf Jacaj #Klaus Jaçaj #Ramadan Zoto #sarande #Vlore #vrasja e artan myrtajt #Vrasja e Isuf Jacajt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 24 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin