Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë
Kronikë

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë

• 21 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa dhe avokati Romeo Kara kanë diskutuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj dhe plagosjen e kalimtarit 73-vjeçar Xhevdet Skëndaj, ditën e djeshme në Sarandë.

Gjatë fjalës së tij, Softa tha se ka dy hetime paralele për këtë çështje, një për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes, dhe një tjetër që po zhvillohet nga AMP për reagimin ose jo në kohë të strukturave të Policisë.

Read more:Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore, ekspertët për Report TV: Koha e policëve pas ferrave ka mbaruar, radarët janë zgjedhja e duhur

“Ka dy hetime. Hetimi penal për një shkak të ngjarjes që ndodhi në kërkim të autorit apo autorëve dhe e dyta një hetim nga AMP dhe vetë strukturat për reagimin në kohë apo jo të strukturave të Policisë së Sarandës”, tha mes të tjerash Softa.

Më tej Softa tha se hetimet e Policisë do të përcaktojnë nëse ngjarja e ndodhur dy ditë më parë ka lidhje me një tjetër ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2025, ku u plagosën 2 persona nga Kamza.

Read more:‘Kërkon zgjedhje të lira, por jo në partinë e tij’ – analistët në Report TV i kundërvihen Berishës: Hiq dorë, po të vjen fundi!

Sipas Softës, do të jenë pamjet filmike që do të tregojnë edhe mënyrën e largimit të autorëve të krimit. Softa ‘hodhi në tryezë’ hipotezat se autorët e krimit mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës, ose mund të kenë përdorur mjet lundrues për t’u larguar.

“E para është një ngjarje që pason edhe ngjarje të tjera që kanë ndodhur në këtë qytet, si rasti i korrikut kur autorët janë larguar me motor. Sipas dyshimeve nuk ka ende informacion nëse ata janë larguar me mjet lundrues apo jo, nga momenti që realizuan këtë atentat. Pra kemi largim me mjet lundrues, apo kemi pamje filmike, dëshmitar, për të treguar se ku mund të jenë lëvizjet e tyre dhe nëse mund të kemi ndërrim të mjetit gjatë rrugës.

Read more:Kodi Zgjedhor, Adriatik Lapaj në Report Tv: Gati të ulemi me partitë e tjera, presim propozime! Ligji elektoral duhet të demokratizojë

Pra do të jenë pamjet filmike, kamerat e mundshme të bizneseve të rrugëve, duke marrë në analizë edhe kohën e reagimit të komisariatit të Sarandës. Pra në momentin që kemi shkrepjen e armëve, nga momenti që është marrë njoftimi në sallën operative, veprimet që kanë marrë patrullat, shërbimet e policisë dhe a ka pasur një plan reagues ndaj bllokimit të rrugëve të daljes së qytetit. Do të hetohen dyshimet që mund ta lidhin këtë ngjarje me atë të 17 korrikut 2025. Pra nëse mes personave të dyshuar nga Kamza, çfarë indiciesh ka që kontrollet po kryhen në Kamëz”, shtoi Softa.

Nga ana tjetër, avokati Romeo Kara tha se një grup kriminal nga Kamza ka shtrirë aktivitetin kohët e fundit edhe në Sarandë, duke mos dhënë llogari përballë ligjit.

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

Më tej avokati Kara theksoi se nëse në Shqipëri nuk zhduken hakmarrja e gjakmarrja, nuk mund të themi se kemi arritur një shtetformim të plotë.

“Për Sarandën është folur gjatë kohët e fundit. Na ka dalë nga dora kontrolli i territorit të Sarandës, por edhe të Kamzës, pra të dy vendeve ku thuhet se vepron njëkohësisht kjo banda e Kamzës, që ne jemi mësuar që na ngrejnë komisariate afër komisariateve, por tani kemi edhe këtë bandën që nuk jep llogari askund dhe që ka sfiduar rendin. Edhe policët që marrin rrogën atje në Kamëz, duhet të kishin pësuar të njëjtën gjë me ata që u shkarkuan në Sarandë. Pra këtu po e lënë një qendër krimi të organizuar të kontrollojë një pjesë të territorit, pastaj do të shtrijë degëzimet e veta sot në Sarandë dhe nesër në të gjithë Shqipërinë pastaj.

Read more:Ekzekutimi i ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, Ervis Lami në kërkim policor, i kontrollohet banesa në Kamëz! Asnjë gjurmë nga 2 autorët, 16 gëzhoja në vendngjarje

Ne e kemi deri diku të kualifikuar krimin, na marrin njerëz që dinë të bëjnë qitje, por marrin edhe njerëz që s’dinë dhe plagosin edhe njerëz të pafajshëm. Ne nëse nuk kontrollojmë territorin Tiranë, Sarandë, ku është i pranishëm turizmi, për çfarë të flasim pastaj. Kemi hakmarrje dhe gjakmarrje. Bëhet fjalë për hesap, sepse këta nuk zihen kollaj për nder, zihen për copa. Janë bërë biznesmenë këta, etj. Pra do të jenë të dyja, të dy janë elementë të pranishëm që tregojnë se shtetformimi ka ende probleme. Pa u zhdukur hakmarrja e gjakmarrja, nuk mund të themi që kemi arritur në shtetformim të plotë”, tha mes të tjerash avokati Romeo Kara.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #AMP #Artan Myrtaj #Atentat #ervis lami #fatjon softa #kamez #romeo kara #sarande #studio live #Vlore #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 21 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin