Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore, ekspertët për Report TV: Koha e policëve pas ferrave ka mbaruar, radarët janë zgjedhja e duhur
Aktualitet

Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore, ekspertët për Report TV: Koha e policëve pas ferrave ka mbaruar, radarët janë zgjedhja e duhur

Viral Alert News • 20 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga “policët në ferra” te radarët inteligjentë, ky është ndryshimi që drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj synon të bëjë në rrugët e Shqipërisë, një lëvizje që sipas ekspertëve të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, është e duhura për qarkullimin në vendin tonë.

Eksperti i sigurisë Fation Softa e cilësoi praktikën e deri tanishme të fshehjes së policëve në akset kryesore për të kapur shkelësit si një formë të vjetër dhe e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve që gjendet rëndom vetëm në vendet Ballkanike.

“Kjo është pritur mirë. Këto janë forma të vjetra që gjenden në vendet Ballkanike, i ke edhe në Mal të Zi, në Maqedoni. Janë forma që përdoren më shumë për statistikë ose për korrupsion, por nuk shërbejnë. Shqipëria nuk do të ndërtojë një model ballkanik por një model europian. Modelet europiane janë shumë të qarta, sidomos për të drejtat e njeriut“ tha Softa.

Ish prokurori Ervin Karanxha argumentoi se patrullat e fshehura të policisë kanë qenë burim rreziku për shoferët në autostrada dhe sot, zhvillimet e teknologjisë mundësojnë verifikime më të sakta dhe më pak të rrezikshme

“Shyqyr po largohen policët nga ferrat ose nga tabelat. Për mua pjesën më të madhe të kohës kanë qenë burim rreziku për shoferët në autostrada. Sot me zhvillimin e teknologjisë shkelet verifikohen ndryshe. S’ka arsye përse ta ndalosh shoferin në autostradë e të bëhesh burim aksidenti” tha Karanxha.

Nga ana tjetër Softa shpjegoi përse, praktika e makinave të fshehura në rrugë jo vetëm që nuk ndihmon, por rrit edhe rrezikun për aksidente por edhe përse radarët janë sistemi më i mirë në monitorimin e qarkullimit

“Më ka rënë 3 herë të shkoj në Vlorë dhe në po të njëjtin vend shoh pas ferrave një makinë policie që rri e fshehur. Është e rrezikshme jo vetëm për jetën e tyre, por edhe për drejtuesit e mjeteve. Nuk zgjidhet problemi kështu. Një segment 10 metra nuk përbën të gjithë aksin e rrugës. Prandaj duhen vendosur radarët, bërë paralajmërimet sinjalistike që shoferët të ndërgjegjësohen dhe të ulin shpejtësinë. Ka ikur koha e kabllove. Radarët sot duhen vendosur me sim card dhe nëse vendos inteligjencën artificiale në to mund të shërbejnë edhe për të identifikuar targat e vjedhura, makinat me probleme, ato pa siguracion apo kontroll teknik. Kamera është një kuti, programi që i ke vendosur ka rëndësi” thotë ai.

Softa përgëzoi edhe drejtorin e ri të policisë për vizionin e tij

“Drejtori i ri i Policisë e ka këtë vizion. Ai nuk thotë që s’do të ketë kontrolle në rrugë, por ato do të bëhen me inteligjencë. Ka ardhur koha që edhe akset kryesore të qarkullimit të trafikut brenda qyteteve kryesore duhet të jetë policia bashkiake dhe policia e shtetit të bëhet më e fortë ndaj problemeve që janë më madhore: lufta kundër krimit, problemet me territoret e jo të rrinë 3 policë në semaforë” tha Softa.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ervin Karanxha #fatjon softa #korrupsion #mali i zi #Maqedonia e Veriut #policia e shtetit #policia rrugore #studio live
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mali i Zi iu njeh grave dy ditë pushimi gjatë ciklit menstrual, reagon Braçe: Kam 2 vite që i lutem qeverisë, në shtator rikthej nismën në Kuvend
  • Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
  • Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
  • Pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve me 3 muaj, ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati
  • Kapet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës (VIDEO+EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 9 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by