Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekzekutimi i ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, Ervis Lami në kërkim policor, i kontrollohet banesa në Kamëz! Asnjë gjurmë nga 2 autorët, 16 gëzhoja në vendngjarje
Kronikë

Ekzekutimi i ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, Ervis Lami në kërkim policor, i kontrollohet banesa në Kamëz! Asnjë gjurmë nga 2 autorët, 16 gëzhoja në vendngjarje

• 21 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Ervis Lami, një emër i njohur i botës së krimit, është në kërkim policor për atentatin e një dite më parë në Sarandë. Zanafilla e ekzekutimit të Artan Myrtajt dyshohet të jetë një ngjarje e korrikut të vitit të shkuar, ku ai ishte përfshirë. Atë ditë, dy të rinj nga Kamza, miq të Lamit, mbetën të plagosur. Një seri ngjarjesh të dhunshme do të pasonin, me emrin e Lamit që do të shfaqej si i dyshuar edhe për vrasjen e Isuf Jaçajt, një tjetër episod i sagës së hakmarrjes.

Forca të shumta të Policisë së Tiranës, Vlorës dhe RENEA-s zbarkuan në banesën e tij dhe të familjarëve në Kamëz, por nuk arritën të gjenin asgjë. Burimet thanë se në banesë ishin vetëm prindërit e tij, ndërsa nuk dihet vendndodhja e Lamit. Report Tv mëson se 20 kontrolle për persona që mund të kenë dijeni apo lidhje me atentatin ndaj Tanit të Rruzhdiut u ushtruan edhe në qytetin e Sarandës.

Grupi hetimor është përqendruar në këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë për të gjurmuar motorin me të cilin lëvizën dy autorët e maskuar me skafandra. Burime të besueshme thanë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja plumbash dhe është qëlluar me dy armë të ndryshme.

Në atentat u plagos edhe kalimtari Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili mori një plumb dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës. 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u qëllua me breshëri të dielën në qendër të Sarandës, kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata caktoi masën «detyrim paraqitjeje». Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. Ai kishte ndihmuar Ramadan Zoton, i cili plagosi dy të rinjtë nga Kamza.

Read more:Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Plagosja e dy të rinjve nga Kamza dyshohet se solli një sërë ngjarjesh kriminale në Sarandë, por që të gjitha janë të pazbardhura. Në tetor të vitit të kaluar u vra me tritol në makinë Isuf Jaçaj, babai i Klaus Jaçajt. Më pas u dogj lokali që Ramadan Zoto kishte dhënë me qira në Ksamil. Për shkak të kompleksitetit të ngjarjeve që kanë tronditur qytetin bregdetar, hetimet i kanë kaluar seksionit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Por ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në takimin e parë me drejtorët e policive të qarqeve në vend, një ditë pas atentatit, kërkoi ngritjen e një task-force në qytet për hetimin e ngjarjeve kriminale. Burime pranë policisë i thanë Report Tv se ministri ka qenë i ashpër me Komisariatin e Sarandës, duke kërkuar edhe shkarkimin e niveleve drejtuese atje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga ana e tij, ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Sigurisë Publike, për kryerjen e një rivlerësimi të plotë dhe të thelluar të situatës kriminale në rrethin e Sarandës, si dhe një rivlerësim të të gjithë zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues. Në bazë të performancës së tyre, do të ndërmerren veprimet e duhura. Kërkesa vjen 4 muaj pasi kryepolici Skënder Hita shkriu gjithë zinxhirin komandues për shkak të skandalit të ndërtimeve pa leje.

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:56

Ekzekutimi i ‘Tanit të Rruzhdiut’, Hita: Do bëhet një rivlerësim i performancës së zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë

1789894252_viktimaartanmyrtaj.jpg

Foto: Artan Myrtaj

Vrasja e Artan Myrtajt dhe plagosja e një këmbësori në Sarandë kanë vënë në lëvizje strukturat më të larta të Policisë së Shtetit.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, me urdhër të kryepolicit Hita është ngritur një grup i posaçëm me ekspertë të Policisë Kriminale dhe të Sigurisë Publike, ndërsa ka nisur një rivlerësim i situatës kriminale në Sarandë dhe i performancës së strukturave të Komisariatit.

Njoftimi i plotë

Në vijim të masave të marra për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur paraditen e datës 20.09.2026, në qytetin e Sarandës, dhe pas analizës së bërë pasditen e djeshme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë, ju informojmë se:

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Sigurisë Publike, me qëllim kryerjen e një rivlerësimi të plotë dhe të thelluar të situatës kriminale në rrethin e Sarandës, në bashkëpunim me DVP Vlorë, stafin drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe strukturat e tij hetimore.

Gjithashtu, po kryhet një rivlerësim i performancës së të gjithë zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, si dhe i efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues. Në bazë të performancës së tyre, do të ndërmerren veprimet e duhura.

Paralelisht, po punohet për krijimin e strukturave të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për garantimin e mbështetjes së tyre me bazën e nevojshme logjistike.

Read more:Gjyqi për vrasjen e Egli Progës, dy autorët mbërrijnë në gjykatën e Korçës

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive hetimore, të koordinuara ngushtësisht me veprimet operacionale të shërbimeve të Policisë në terren.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të autorëve, si dhe për forcimin e mëtejshëm të sigurisë në territorin e Sarandës dhe në të gjithë vendin.

Ora 13:53

Atentati në Sarandë, Demo kërkon task-forcë dhe shkarkime! Në ‘shënjestër’ drejtuesit e komisariatit

1789894517_vrasjaeartanmyrtajt.JPG

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në takimin e parë me drejtorët e policive të qarqeve në vend, një ditë pas atentatit të rëndë në Sarandë, ka kërkuar ngritjen e një task force në qytet, për hetimin e ngjarjeve të fundit kriminale në qytet. Burime pranë policisë i thanë Report Tv se ministri Demo ka qenë i ashpër me komisariatin, duke kërkuar edhe shkarkim të niveleve drejtuese atje.

Read more:“Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb

Është e paqartë nëse kryepolici Skënder Hita do të ndërmarr në vijim një vendim për largimin nga detyra të shefit të komisariatit dhe shefave poshtë tij, vetëm për ngjarjen e vrasjes së Artan Myrtajt, në një kohë që gjatë muajve të verës në këtë qytet janë kryer disa operacione të suksesshme për rritjen e sigurisë dhe uljen e nivelit të krimit të organizuar. Pak javë më parë, një operacion me 20 masa sigurie për droge u përmbyll me arrestimin e plotë të tyre, përfshirë lënien në qeli të të gjithëve.

Ndërkohë, ministri Demo ka kërkuar nga të gjithë drejtorët e qarqeve në vend një analizë të plotë të punës, për të gjithë territorin, sidomos për sigurinë në shkolla.

Lexo edhe
Kronikë

Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Kronikë

Nga arrestimet për AKSHI-n te rasti Balluku, Reuters: BE po shqyrton mënyrën se si i ka trajtuar qeveria rastet e korrupsionit

Tags: #Armë #Artan Myrtaj #Atentat #Babai #Banesa #Detyrim #sarande #Vlore #vrasja e artan myrtajt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
  • Nga arrestimet për AKSHI-n te rasti Balluku, Reuters: BE po shqyrton mënyrën se si i ka trajtuar qeveria rastet e korrupsionit
  • Vlora Hyseni, çfarë ndodhi në të vërtetë në vitin 2021: U shkarkua nga roli si zevendesdrejtori në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por jo nga puna
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri
Nga të njëjtat tag-e
  • “Vlora Hyseni ushtare e shpifur e krimit të organizuar, Proda me super sniper në banesë”/ Berisha: Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar nën urdhrat e Ramës
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri
  • Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Fier – Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të…

• 43 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Nga arrestimet për AKSHI-n te rasti Balluku, Reuters: BE po shqyrton mënyrën se si i ka trajtuar qeveria rastet e korrupsionit

Një gjykatë shqiptare ka pezulluar nga puna drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka urdhëruar vendosjen e…

• 43 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Vlora Hyseni, çfarë ndodhi në të vërtetë në vitin 2021: U shkarkua nga roli si zevendesdrejtori në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por jo nga puna

Çështja e shkarkimit të Vlora Hysenit nga shërbimet sekrete të Kosovës është rikthyer disa herë në qendër të…

• 1 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by