Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
Editoriale

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide

• 22 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria, e tronditur nga një varg skandalesh tashmë edhe me famë ndërkombëtare, ka mbetur sot pa drejtuesin e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare. Vlora Hyseni, kryetare e Shërbimit Informativ Shtetëror prej vitit 2023, është pezulluar nga detyra, shpallur në kërkim dhe vënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Shefja e shërbimit sekret dyshohet se është vënë në shërbim të krimit të organizuar duke i ndihmuar së paku Ergys Agasit t’i fshihet drejtësisë dhe duke vënë në funksion të një grupi të strukturuar kriminal informacione që përbëjnë sekret shtetëror. Me kapjen e Shërbimit Informatin Shtetëor nga krimi i organizuar, Edi Rama ka shënuar një nivel të paimagjinueshëm të shndërrimit të një shteti në një organizatë të mirëfilltë kriminale.

Read more:“Nga krimi elektoral, te 400 mln euro për inceneratorët që nuk punojnë dhe 4 mld euro për portet”, Berisha: Ja përse Rama duhet të pyetet në SPAK

Nga përdorimi i banditëve për vota kur garonte si kryetar bashkie 25 vite më parë e deri më sot, kur banditët përdorin shtetin në funksion të krimit, Edi Rama ka trasuar një rrugë që do ta kishin zili edhe mafiozët më të fuqishëm të planetit. Veshja me pushtet dhe imunitet politik i trafikantëve të drogës, vrasësve dhe përdhënuesve që hynë në parlament e në krye të bashkive duke asgjesuar lirinë e votës. Ndarja e posteve të larta zyrtare direkt tek anëtarë të bandave kriminale. Grabitja me ligj dhe maliq e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit për të ushqyer si makinerinë monstruoze të vjedhjes së votave ashtu edhe kopshtin personal të Surrelit. Shpërndarja e copave të Shqipërisë “mafiozvëe strategjikë” që pastrojnë miliardat e kokainës dhe dalin hapur me armë, njësoj si në Kolumbinë e Eskobarit. Eleminimi me dhunë e para të pista i opozitës, medias dhe shoqërisë civile. Jeta prej sheiku me avionë privatë, vera 33 mijë euro, trajtime speciale e tribuna ndeshjesh të NBA. Blerja e paturpshme e diplomatëve, ambasadorëve, qeveritarëve europianë e deri tek shefi i kundërzbulimit të FBI… Të gjitha këto, të para dikur si fenomene të veçanta të një regjimi të korruptuar e kriminal, sot japin pamjen e plotë të një ngrehine mafioze, nga themelet e deri në kulm, që formalisht quhet Republika e Shqipërisë.

Read more:“Rrëzimi i Ramës, emergjencë kombëtare!”/ Ahmetaj paralajmëron përgjime të reja, Noka: Sapo ra Agasi doli në dritë Ron Yeffet për punët e pista

Në këtë projekt të shndërrimit të shtetit në një organizatë të pastër ultramafioze, regjisori nuk do të kishte patur këtë sukses absolut pa ndihmën e bashkëpunëtorëve të babëzitur që pushtetin e 1 milion votave të 2013-ës e përkthyen si licensë për të vjedhur e grabitur. Organizata e strukturuar e rilindjes, në formë piramidale, kopjoi modelin e klaneve mafioze ku shpërblehen vrasësit e kriminelët dhe ndëshkohen ata që nuk pranojnë të bëhen pjesë e saj. Ajo bleu shërbimet e një aradhe të tërë zyrtarësh të tredhur, gazetarësh mercenarë, biznesmenësh pa moral, diplomatësh të pangopur dhe opozitarësh të mjerë. Fuqia e saj është aq e dukshme sa, edhe sot kur është në deklin, në të gjithë organizatën mbretëron kodi i heshtjes.

Read more:Balluku dyshohet se fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK (VIDEO)

Rënia e SHISH, e bashkë me të edhe e mitit të një shërbimi inteligjent që kontrollohet nga shërbimet partnere, është përfundimi logjik i “shtetit” të Edi Ramës. Nëse në historinë botërore njihen raste të kompromentimit të këtyre shërbimeve nga agjentura të huaja armike, në Republikën e Shqipërisë, Shërbimin Informativ e kapi Gysi. Sepse shteti i Edi Ramës as nuk u konceptua e as u drejtua ndonjëherë nga ligji, rregullat dhe funksionimi demokratik i institucioneve. Në themel të tij ishte vjedhja e Shqipërisë për të vjedhur vota, vjedhja e votave për të vjedhur Shqipërinë dhe asgjesimi i çdo faktori që do ta pengonte këtë projekt. Një shtet të tillë nuk ka si ta drejtojë një qeveri e përgjegjshme, një parlament efektiv dhe një administratë e përkushtuar. Ai mbetet në duart e kreut të kupolës dhe emisarëve që ai delegon për të kryer punët e pista.

Read more:“TIMAK mori 10 mln euro nga ministria e Mbrojtjes!” – Balliu: Arjeta Puca bashkëpunoi me Ron Yeffet! Ai foli me Ballukun për…

Bashkë me Vlorën, kanë rënë edhe të gjitha alibitë që deri më sot janë munduar të justifikojnë Edi Ramën, qëllimin e tij të mirë për të ndërtuar një Shqipëri moderne, me poshtërsinë e vartësve, intrigat e kundërshtarëve, spekullimin e tipave si Agasi, etj. Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit. Që këtë herë, si dëshmi e një aksiome të njohur se regjimet në fundin e tyre janë sa tragjikë aq edhe komikë, pushteti i krimit i vuri poshtë institucionet edhe në shtrat. ©lapsi.al

Read more:Rindërtimi, 650 familje në Kombinat presin banesat! Koçiu: Të përshpejtohet ritmi! Demo: Financim nga buxheti për përfundimin e procesit (VIDEO)

Lexo edhe
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Tags: #Armë #Buxheti #buxheti i shtetit #Edi Rama #euro #FBI #institucionet #Krimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
  • Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Berisha takimin me eurodeputetin Tarquinio: Shqipëria po përballet me pasoja të rënda nga narkoshteti
  • Më shumë se 100 ditë protesta në Shqipëri, Berisha për median italiane: Mbështesim kërkesën për qeveri teknike! Me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje
  • “Vlora Hyseni e bëri mirë detyrën e informimit të krimit të organizuar”/ Bardhi: Zgjidhja është doreheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit
  • Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar
  • Lufta kundër krimit të organizuar/ Ambasada Amerikane publikon mesazhin: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 21 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 9 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Përtej lotëve, ofshamave qurravitjeve, mallkimeve që shpërthyen gati-gati me intensitetin e neveritshëm të një protagonizmi të pavend, porsa…

• 5 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Prej kohësh tashmë qeveria Rama ka deklaruar se motori i zhvillimit turistik dhe ekonomik të Shqipërisë duhet të…

• 5 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”?A…

• 5 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by