Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet
Politikë

“Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet

• 21 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, nënkryetari i PD, Belind Këlliçi u shpreh se modeli aktual ekonomik i Shqipërisë nuk është as i qëndrueshëm dhe as gjithëpërfshirës.

“Po investojmë miliarda në infrastrukturë publike dhe private që shfrytëzohet vetëm për disa javë në vit. Ky sezonalitet krijon një presion të jashtëzakonshëm mbi çmimet dhe burimet tona. Mbi të gjitha, turizmi masiv është një sektor me produktivitet të ulët, punësim sezonal, paga të ulëta, fitim neto minimal. Pjesa më e madhe e parave që hyjnë nga turistët, dalin menjëherë jashtë për të importuar ushqimet dhe mallrat që ata konsumojnë, sepse prodhimi ynë vendas nuk ekziston”, tha ai.

Gjithashtu ai ka nënvizuar se Shqipëria po privatizohet po privatizohet me ligje preferenciale nga miqte e Edi Ramës, si Ron Yefet

Fjala e plotë:

Shqiptarët që na ndjekin këtu dhe kudo në botë, në fakt presin qe ky Komitet te mbajë një qëndrim të qartë, më saktë presin në mënyrë te veçantë që eurodeputetët prezentë, të shprehen se cili është standardi europian dhe modeli europian që Shqipëria duhet të ndjekë.

Sot unë do të flas për ekonominë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Read more:Skandali me kompanitë si modeli i KAYO-s/ Bozdo: Mban jashtë kontrollit financimet publike. Duhet moratorium urgjent e garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat

Shqiptarëve po i shitet si “epokë e artë” një ekonomi që ka humbur strukturën e vet, prodhon gjithnjë e më pak nga ajo që konsumon, por ndërton gjithnjë e më shumë nga ajo që qytetarët e saj nuk përballojnë dot më.

Modeli aktual ekonomik i Shqipërisë nuk është as i qëndrueshëm dhe as gjithëpërfshirës. Përkundrazi, prej me shumë se një dekade, po na çon drejt një rreziku strukturor afatgjatë.

Ky model është mbështetur në dy këmbë që mezi mbahen: turizëm dhe beton masiv.

Po investojmë miliarda në infrastrukturë publike dhe private që shfrytëzohet vetëm për disa javë në vit. Ky sezonalitet krijon një presion të jashtëzakonshëm mbi çmimet dhe burimet tona. Mbi të gjitha, turizmi masiv është një sektor me produktivitet të ulët, punësim sezonal, paga të ulëta, fitim neto minimal. Pjesa më e madhe e parave që hyjnë nga turistët, dalin menjëherë jashtë për të importuar ushqimet dhe mallrat që ata konsumojnë, sepse prodhimi ynë vendas nuk ekziston.

Read more:“Kumbara e fundit e kësaj qeverie”/ Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Qeveria flet për zhvillim të qendrueshëm në turizëm, një strategji serioze do të duhej të sillte të paktën rritje në një tjetër sektor jetik. Paradoksi që po vret ekonomine shqiptare është se turizmi propagandohet si motor i vërtetë zhvillimi, kur bujqësia po lëngon. Pa njerëz nga shpopullimi masiv, pa konkurrencë nga oligopolet e inputeve dhe si të mos mjaftojë edhe pa subvencionet e Europës. Fondet IPARD prej 3 vitesh janë të bllokuara, hetimet e SPAK zgjaten prej 6 vitesh pa gjetur asnjë përgjegjes për dhjetra miliona euro të zhdukura, e për pasojë tokat bujqësore i jepen grupeve kriminale, familjarëve të Deputetëve apo prestanomeve të zyrtarëve të lartë për të ndërtuar parqe fotovoltaike.

Ndërsa turizmi po shfrytëzon burimet pa prodhuar ekonomi, betoni po ia heq oksigjenin e fundit zhvillimit. Bumi i ndërtimit në thelb është një flluskë që po rrezikon çarjen. Lejet e pafundme dhe rritja galopante e kreditimit për ndërtim kanë krijuar një përqendrim të tmerrshëm të rrezikut në sistemin tonë bankar. Një sektor i vetëm po zë kaq shumë peshë në portofolin e kredisë ndërsa çmimet e pronave fryhen artificialisht pa asnjë logjikë tregu. Sot mund ta quajmë bum, por fundi i këtij cikli sjell veç krizë të rëndë financiare.

Por të nderuar kolegë problemi më i madh i iluzionit të zhvillimit të qendrueshëm të vendit nuk është vetëm sa thash më lartë. Kjo nuk është thjesht qeveri mediokre, pa vizion. Sado ftohtë e i painformuar të gjykosh shifrat.

Pamundësia e zhvillimit të Shqipërisë dhe kostoja e saj mbi shqiptarët që prej 115 ditësh (rekord europian) kanë mbushur sheshet duke protestuar është se ne kemi një Qeveri KRIMINALE. Po po, kriminale!

Ja pse! Shqipëria po privatizohet me ligje preferenciale nga miqtë e EDI RAMËS.

Read more:“Përse nuk hetohet si u nxor rrufeshëm News24 nga Kayo?”, Këlliçi flet për skemë korrupsioni në shëndetësi: Konsulli ynë në Izrael do të bëhet si Ron Yeffet

Sot turizmi dhe ndërtimi janë industritë ku po bëhet pastrim masiv i parave të krimit dhe korrupsionit, e kjo e faktuar edhe nga hetimet e cunguara të SPAK. Vetëm në dy dosje të bëra publike 3 muaj me parë janë konfiskuar mbi 300 milion euro të cilat ishin investuar në kulla dhe rezorte turistike.

Sot kullat më të mëdha në Shqipëri ndërtohen nga kompani me kapital 1000 euro dhe me aksionerë të cilët ne cv-në e tyre kanë veç punën si shoferë ose kamarierë me pagë 600 euro.

Po po mos u habisni, në Shqipërinë e Edi Ramës një kullë me vlerë 50 milion euro po e ndërton një shofer kamioni, me pagë 600 euro.

Skema ka dalë në dritë: grupet kriminale regjistrojnë kompani me aksionerë shoferë kamioni teksa Edi Rama përzgjedh arkitektë të huaj për të bërë projekte, të cilat më pas i marketon si fytyrën e re të shqipërisë. Arroganca arriti deri tek publikimi i librit Albanian Files, një akuzë e gatshme që do kish rrëzuar çdo qeveri në Europë.

Read more:Replika në Kuvend e Tedi Blushit me kryeministrin Rama: Shqiptarët nuk kanë hallin e pagës së gjyqtarëve, por të 16 miliard eurove që mungojnë në buxhet në një mandat qeverisës!

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet as me metra katrorë beton, as me pasaporta në Rinas. Matet me njerëz, teknologji, produktivitet dhe sektorë që krijojnë vlerë të lartë të shtuar. Të dy sektorët po zhysin thellë ekonominë në kolaps, sepse vizioni i kësaj qeverie shkon gjer tek korrupsioni dhe krimi. Ja psh, bashkëpunimi me grupet kriminale dhe pastrimi i parave, si të mos mjaftonin janë blinduar këto dy vite me ligje skandaloze dhe një skemë makiavelike.

Pak ditë më parë, ish nr 2 i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj ka publikuar disa përgjime në të cilat një shtetas izraelit, Ron Yeffet bashkëbisedon me disa shtetas të tjerë Ukrainas për të marrë një vendburim gazi dhe Tec-in e Vlorës sipas mekanizmit “KAYO”.

KAYO është një entitet jurdik i krijuar me Ligj të veçantë, ku aksioner 100% është Ministria e Mbrojtjes me qëllim zhvillimin e industrisë ushtarake. Por qëllimi real qe përdorimi i kësaj shoqërie për të krijuar 4 shoqeri të tjera në bashkëpunim me operatorë privatë ku shteti reduktohet në 20% të aksioneve.

Ligji dhe VKM kërkojnë që këto shoqëri të krijohen përmes konkurimit, por në fakt nuk pati kurrë një procedurë të tillë konkurruese.

Read more:“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!

Sot dy nga këto shoqëri që do të prodhojnë mjete luftarake, armë, municione, drone ushtarake etj kanë aksioner pikërisht RON YEFFET, njeriun që në përgjime shprehet se qeveria e ka pajtuar atë për të bërë punët e pista. Po aty ai flet për armë që do të merren nga SUDANI, do të paketohen si Shqiptare dhe do të eksportohen në vende në konflikt.

Unë përsonalisht që nga prilli, muaj përpara se ky përgjim të bëhej publik i jam drejtuar zyrtarisht Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ende sot pas 150 ditësh nuk marr përgjigje, edhe pse afati ligjor është 15 ditë.

Mekanizmi KAYO është skema ku shteti ben ligje për të ngritur shoqëri publike të cilat më pas nuk ofrojnë asnjë shërbim, por regjistrojnë shoqëri me partnerë privat pa asnjë procedurë konkuruese. Shteti u vë në dispozicion jo vetëm pasuri publike por u paguan çdo shërbim paradhënie. Pra privati i përzgjedhur drejtëpërdrejtë nga qeveria investon 0 lekë.
Mekanizmi po klonohet në shëndetësi dhe sektorin energjitik duke shkelur të gjitha direktivat e Bashkimit Evropian.

Ky nuk është zhvillim i qëndrueshëm, por një ekonomi që po ha të nesërmen për të ushqyer pushtetin e sotëm.

Lexo edhe
Politikë

PS rrëzoi kërkesën e SPAK-ut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut

Politikë

Përplasja për pagat, ftesa e Ramës për tryezë/ Erl Murati: Kryeministri po tenton të përçajë magjistratët! Kur i erdhi “laku” ndryshoi qëndrim për drejtësisë

Tags: #arben ahmetaj #Armë #Bashkimi evropian #Bujqësia #Edi Rama #Ekonomi #Ermal Nufi #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • PS rrëzoi kërkesën e SPAK-ut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut
  • Përplasja për pagat, ftesa e Ramës për tryezë/ Erl Murati: Kryeministri po tenton të përçajë magjistratët! Kur i erdhi “laku” ndryshoi qëndrim për drejtësisë
  • Igli Cara denoncon në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE audiopërgjimet për KAYO-n: Duhet hetim dhe transparencë
  • Vrasja në Sarandë/ Pas takimit me ministrin Demo, ngrihet Task Forcë e Posaçme
  • Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg/ Aleanca mbështet çdo nismë ligjore për drejtësi në procesin ndaj Çlirimtarëve në Hagë
Nga të njëjtat tag-e
  • PS rrëzoi kërkesën e SPAK-ut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut
  • Igli Cara denoncon në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE audiopërgjimet për KAYO-n: Duhet hetim dhe transparencë
  • Përplasja për pagat, ftesa e Ramës për tryezë/ Erl Murati: Kryeministri po tenton të përçajë magjistratët! Kur i erdhi “laku” ndryshoi qëndrim për drejtësisë
  • Ftesa e Ramës për tryezë/ Kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Jemi për dialog, por nuk kemi asnjë shkresë. Sot shkojmë në Kushtetuese për herë të 4
  • Asgjë gjurmë nga autorët që eliminuan ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë, 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes! Kontrolle te banesa e Ervis Lamajt në Kamëz
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 378 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

PS rrëzoi kërkesën e SPAK-ut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim ka reaguar në lidhje me rastin e Belinda Ballukut, ndërsa ka kërkuar heqjen e…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Përplasja për pagat, ftesa e Ramës për tryezë/ Erl Murati: Kryeministri po tenton të përçajë magjistratët! Kur i erdhi “laku” ndryshoi qëndrim për drejtësisë

Analisti Erl Murati në një intervistë në emisionin “Minuta e Parë” në News24 komentoi përplasjet mes qeverisë dhe…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Igli Cara denoncon në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE audiopërgjimet për KAYO-n: Duhet hetim dhe transparencë

Në takimin e radhës të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, që po zhvillohet në Tiranë, deputeti i…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by