Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos
Politikë

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

• 21 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke pretenduar se vendimmarrja për të nuk lidhet më vetëm me aspektin juridik, por edhe me interesa politike.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj tha se, sipas tij, mazhoranca nuk ka guxim të votojë heqjen e imunitetit të Ballukut pa një vendimmarrje politike nga kryeministri Edi Rama.

Read more:“Do prodhohen makina ushtarake dhe dronë”/ Dëbimi me forcë i News24 nga ambientet, si e futi Rama në lojë TIMAK-un e Arjeta Pucës. Lidhja me Ron Yeffet

‘Këta nuk kanë guxim të provokojnë kreun e organizatës që të votojë aty bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses’, deklaroi Ahmetaj.

Sipas ish-zv/kryeministrit, kërkesa për heqjen e imunitetit do të përdoret në një moment që i leverdis politikisht Ramës.

Read more:Debati në Kuvend/ “Keni hallin tuaj, jo Ballukun”, Kapri sulmon Ramën: 1 vit Parlament, keni qenë vetëm 5 herë! Kryeministri: Ju ballistët…

‘Këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t’i thotë: tani më duhet ajo votë, sepse dua ta shes në komision te Marta Kos. Dua të blej kohë. Dua t’i them protestës: ‘Ja, më kërkuat këtë, e bëra’’, tha Ahmetaj.

Read more:Përgjimet/ “T’i mbyllim gojën ambasadës së SHBA” – Ahmetaj zbulon planin e Ramës dhe Ron Yeffet për t’i shpëtuar vëzhgimit të amerikanëve

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Meqenëse është normalitet, kalojmë pak tek diçka që thatë ishte shumë interesante. Tek ky aplikacioni që përdor drejtori i policisë me ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe ju e dinit këtë. Në qoftë se dini dhe përmbajtjen e bisedave, si e shpjegoni faktin që po diskutohet dhe po zvarritet kaq shumë imuniteti i Belinda Ballukut?

Arben Ahmetaj: Tani, unë jam i bindur që të katërt zonja dhe zotërinjtë që keni thirrur atje, e dinë shumë mirë çfarë ndodh. Kjo është një çështje që është kthyer qesharake. Shqiptarët presin të jetë lajm heqja e imunitetit. Është qesharake, nuk ka më vlerë heqja e imunitetit. Plaçkitja është kalë i ngordhur, i florinjtë dhe me barkun me diamant. Nuk ka vlerë heqja e imunitetit, po do të kishte vlerë për atë që shqiptarët prisnin, që ajo të merrte rrugën e merituar. Sepse, kur e akuzojnë për le të themi, deformim të procedurave të tenderit, s’po më vjen fjala juridike. Nuk ka tender që s’e ka prekur. Janë të mirë këta, janë mirë nga trutë e kokës?

Read more:Vendimi i Hagës për krerët e UÇK-së / Rama nga Michigan: Mort për së gjallë e pafuqi kombëtare përballë një “marre” ndërkombëtare! Refuzojmë varrosjen e 4 burrave

Çim Peka: Pabarazi në tendera.

Arben Ahmetaj: Çfarë e ka detyruar SPAK-un, pabarazi në tendera, po. Çfarë e ka detyruar SPAK-un një vit e gjysmë të bëjë këtë që ka bërë me këtë çështje? Materia e asaj çështje do ta lexoni, ka çudira. Ndërsa thellimi në materie dhe sidomos në argumentimin e akuzave është qesharak. Në raport me atë që ka ndodhur në të vërtetë, në institucionet që ka drejtuar ajo, në tenderat që ka bërë ajo, në strukturat që ka ngritur ajo. Me urdhër, me mbështetje të kreut të organizatës. Se unë e kam thënë, në një tryezë kur dija është kusht dhe ti nuk e ke dijen, do të përdorësh gjithë gjërat e tjera siç i ka përdorur. Ku e gjeti fuqinë ajo? Ku e gjeti fuqinë? Ku? Ku e gjeti? Që të bënte Air Albanian si dreq, tigrat si dreq, rrugët si dreq, energjinë si dreq. Çfarë, ku e gjeti? Kush ia dha këtë të drejtë? Apo te SMS-të që i dërgonte kreu i organizatës që i thoshte jepja tenderin këtij dhe pastaj justifikohet, ‘po ai ka punonjës’. Po pse, vetëm njëri ka punonjës, të tjerët s’kanë, vetëm një nga 5 oligarkët ka punonjës? Pra, kthehem te pyetja juaj. Është qesharake, nganjëherë dëgjoj, Belindin që e ke aty apo Gazin, ka luan 8 ditë, ka luan 9 ditë, nuk ka ardhur. Ore, jeni, më fal në respektin tuaj për të punës që bëni. Ore, jeni mirë ju apo jo? Lajm do të ishte ta sillnin. Lajm do të ishte mos ta sillnin. Se për ta sjellë, praktikisht, përpara shqiptarëve, ajo s’ka imunitet. Është qesharake mo, është qesharake. Mos u merrni më me imunitetin e asaj. Ka një element dhe s’dua të marr kohë nga të nderuarit e fundit fare. Ore e di pse nuk e sjellin imunitetin tani? Pse nuk e sjellin?

Read more:Nga Arkitektura te Mjekësia/ Maturantët nisin regjistrimet në universitete, procesi deri më 8 shtator! Fituesit rrëfejnë emocionet

Çim Peka: Pse nuk e sjellin?

Arben Ahmetaj: Ja po ta them unë. Nuk është se s’është për të sjellë imunitetin se imuniteti duhet t’i kishte ardhur që në tetor të vitit të kaluar. Por, këta nuk kanë guxim të provokojnë kreun e organizatës që të votojë aty bashkë me të gjithë grupin parlamentar, heqjen e imunitetit të plaçkitëses. Pra, këta do ta sjellin kur kreu i organizatës t’i thotë, tani më duhet ajo votë sepse dua ta shes në komision te Marta Kos. Dua të blej kohë. Dua t’i them protestës: ‘Ja, më kërkuat këtë, e bëra’.Pra, nuk është më çështje juridike, as materie e dosjes. Është qesharake. Ky është çështje politike. Segmenti i SPAK-ut është i kontrolluar, segmenti i gjykatës me vendime të debatueshme janë të kontrolluara.Njërit i thonë brenda në burg, ‘mos fol ti se do të flasi prokurori’. Dhe ne presim drejtësi. Këto janë.

Lexo edhe
Politikë

‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’

Politikë

‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Tags: #arben ahmetaj #belinda balluku #Burg #Çim Peka #Edi Rama #Imuniteti i Belinda Ballukut #institucionet #Interesante

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’
  • ‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…
  • Mbyllet tubimi i 114, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë
  • Me flamujt e UÇK-së, protestuesit thirrje të fuqishme: Ju erdhi fundi
  • “Nuk shitet Shqipëria”/ Thirrjet e protestuesve: Në Shkodër nuk duam konsullatë serbe
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’
  • Pagat e Drejtësisë sërish në Kushtetuese/ Avokati Caca: Ftesa e Ramës për magjistratët erdhi shumë vonë! Meçe: Qytetarët çuditen me rrogat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve
  • Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial
  • ‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…
  • Trafikoi qindra kilogramë kokainë me djalin e Breçanit, SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 426 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 6 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se kreu i…

• 6 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të tjera të një përgjimi, për të cilin pretendon se…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Mbyllet tubimi i 114, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë

Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë. Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by