Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Nga Arkitektura te Mjekësia/ Maturantët nisin regjistrimet në universitete, procesi deri më 8 shtator! Fituesit rrëfejnë emocionet
Sociale

Nga Arkitektura te Mjekësia/ Maturantët nisin regjistrimet në universitete, procesi deri më 8 shtator! Fituesit rrëfejnë emocionet

• 26 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për Emi Bregun, emocionet nisën që në momentin kur pa emrin e saj në krye të listës. E renditur e para në degën e Arkitekturës, herët në mëngjes iu drejtua Universitetit Politeknik për t’u regjistruar. Talenti në vizatim dhe mundësitë që ofron profesioni në tregun e punës, e kanë bindur Emin, se ka bërë zgjedhjen e duhur.

“Më morën shoqet në telefon edhe më thanë hap listën që të shikosh rezultatet. Vetëm kur pashë pastaj që isha e para direkt zgjova mamin dhe babin, lajmërova prindërit dhe të gjithë u gëzuam. E di që do punë, e di që do mund po jam ok. Pjesa e talentit dhe dorës për vizatim dhe interesi te historia e artit më shumë. Mendoj se ka treg pune këtu edhe prandaj mendoj më shumë që të qëndroj këtu”, thotë Emi Bregu.

Edhe për maturantë të tjerë, Arkitektura është më së shumti një pasion.

“Dua të bëj punën e arkitektit. Të arrij të bëhem në fillim pas të ushtroj profesionin brenda vendit”, tha maturanti

Read more:Maturantët që zgjodhën arkitekturën, testim më 19 gusht! 100 kuota për një ndër degët më të kërkuara, aplikantja: Studiova tregun e punës

“E kam patur gjithmonë fiksim dhe pjesën e artit dhe kjo më shtyu që të zgjidh arkitekturën”, tha një tjetër.

Në universitetin e Mjekësisë, të rinjtë që ëndërrojnë të veshin bluzën e bardhë, e konsiderojnë regjistrimin si nisjen e një rrugëtimi të gjatë e të bukur drejt profesionit të mjekut.

“Më në fund jam i regjistruar te universiteti edhe do të vazhdoj kapitull të ri. Kryesisht e kam menduar për neurologji edhe ka qenë ëndrra ime ngaqë është edhe pjesa më interesante”, tha i riu.

Read more:Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban – Blog

“Thjesht kam pasur gjithmonë dëshirë të ndihmoj njerëzit në nevojë, që e vogël. Prandaj e zgjodha. Ishte një nga zgjedhjet e mia të para pavarësisht që të gjithë mundësive të tjera që kisha”, tha një tjetër.

“Jo ndonjë emocion i madh se e prisnim këtë gjë, por që besoj se do kemi një rrugëtim shumë të mirë”, shprehet maturanti.

“Emocioni i prindit është gjithmonë po që dhe për fëmijën është sfidë normalisht, fillimi i ri, shkollë e re, ambienti i ri, qytet i ri”, shprehet një prind.

Read more:“Rama jep dorëheqjen”/ Sot seanca e fundit plenare, protesta më e madhe e paralajmëruar, qytetarët “rrethojnë” Kuvendin: S’na përfaqëson Parlamenti i krimit! (LIVE)

“E ka zgjedhur dhe jemi shumë të kënaqur. Me mundë, me sakrificë. Ëndër gjithmonë që në klasë të parë do bëhem doktor, do shërojë prindërit”, thotë një tjetër.

Pas përfundimit të fazave të para të regjistrimit, do të hapet edhe një periudhë çregjistrimi për maturantët që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.

Më 15 shtator, kandidatët që duan të provojnë sërish për të fituar degën e preferuar, do të mund të përzgjedhin deri në 10 preferenca të reja. Regjistrimet për raundin e dytë do të zhvillohen nga 25 shtatori deri më 4 tetor.

Lexo edhe
Sociale

‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’

Sociale

Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën

Tags: #Ambienti #Arkitektura #Doktor #emi bregu #Emocionet #Interesante #Studente #Tirane #universiteti i tiranes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 1 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në platformën ‘MICHELIN Guide’ gjenden 20 sipërmarrje shqiptare, të përzgjedhura nga i…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës

Kur bie nata, në strehën e Feim Musait në Çukë të Sarandës nuk ndizet asnjë dritë. Prej 8…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by