Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Maturantët që zgjodhën arkitekturën, testim më 19 gusht! 100 kuota për një ndër degët më të kërkuara, aplikantja: Studiova tregun e punës
Sociale

Maturantët që zgjodhën arkitekturën, testim më 19 gusht! 100 kuota për një ndër degët më të kërkuara, aplikantja: Studiova tregun e punës

• 6 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas përzgjedhjes së 10 preferencave të studimit, mijëra maturantë presin listat e fituesve.

Por për disa programe universitare, rruga nuk mbyllet me aplikimin. Degë si Arkitektura kërkojnë edhe një test pranimi, për shkak të konkurrencës së lartë.

Pasioni për dizajnin e brendshëm e ka shtyrë Eliza Thartorin ta rendisë Arkitekturën si zgjedhjen e saj të parë. Para se të aplikonte, ajo thotë se studioi me kujdes edhe mundësitë që ofron tregu i punës.

Read more:Arkitektura ka qenë gjithmonë mjet propagande, por Rama e shfrytëzoi në maksimum – Blog

“Ofron shumë mundësi si degë. Mund të punosh si një profesionist e pavarur ose në një studio. Fillimisht dua të provoj eksperiencën time këtu në Shqipëri, pasi mendoj që kam shumë për të mësuar”, thotë maturantja.

Por numri i lartë i kandidatëve e bën konkurrencën të fortë, ndaj emocionet janë të pashmangshme.

“Kam emocione. Është një degë që është shumë e kufizuar edhe është pak mendimi a do dalë shumë mirë apo jo, por thjesht e kam atë me veten time që do përgatitem dhe do të jap maksimumin tim”, shprehet Thartori.

Read more:LIVE- Rama me xhiro me skaf në Dhërmi, “SPAK ta hetojë”, aktivisti Edison Lika mesazh kryeministrit: Shijo pushimet e fundit të lirisë

Për testin e 19 gushtit, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Eliza po përgatitet me teza të viteve të kaluara dhe kurse shtesë.

“Atëherë jam përpjekur që të mësoj sa më shumë ato që bien në provime. Kam parë teza të mëparshme duke mësuar për artet, kulturat, historinë, ato që bien më shumë në teste, jam futur dhe në kurs për të mësuar më shumë pjesën e arkitekturës, ato që bien ,për planimetri ndoshta pak më shumë, për matematikën, gjëra të ndryshme të këtij lloji”, thotë ajo.

Read more:Hamza prezanton aderimin e ri në PDK

Dekani Armand Vokshi thotë se Arkitektura dhe Urbabnistika mbeten ndër degët më të kërkuara, ndaj pranimi bazohet në një kombinim të rezultateve të testit dhe mesatares së shkollës.

“Aktualisht jemi 60% i ka testi dhe 40% i ka mesatarja. Pra i kemi dhënë pak më shumë vlerë asaj çfarë individi përfaqëson. Vjet kemi pasur diku nja 400 kandidatë që kanë ardhur për testimin”, shprehet Vokshi.

Testi vlerëson njohuritë e përgjithshme, elementët bazë të arkitekturës dhe artit, logjikën, si edhe gjeometrinë deskriptive, duke synuar të evidentojë aftësitë dhe potencialin e kandidatëve.

Read more:Një nga ne/ Historia e Muhamet Trepçit, mjeshtri që ‘lexoi’ të fshehtat e drurit të ullirit: Kam gjetur 30 vepra artistike nga natyra

“Drejtimi i parë ka të bëjë me njohuri të përgjithshme që në fakt nuk mësohen thjesht në bankat e shkollës, por mësohen edhe nga jeta e përditshme. Pjesa e dytë ka të bëjë me njohuritë që kanë të bëjnë me fushën, pra normalisht me fushën e arkitekurës dhe të artit. Nuk po kërkojmë që ata të dinë çdo gjë, por ca nuancat primare të thjeshta të pjesës së arkitekturës. Një tjetër testim është pjesa e logjikës. Pra, ka teste logjike që kanë të bëjnë me elementët e seleksionimit të aspektit të njohjeve edhe të mendimit logjik. Dhe një pjesë e fundit ka të bëjë me pjesën e gjeometrisë deskriptive që edhe kjo nuk mësohet në shkollë, por që ka të bëjë pak me edhe me imagjinatën e personave”, shpjegon Vokshi.

Fakulteti ofron 100 kuota për programin e Arkitekturës, 50 për Urbanistikën dhe 30 për Dizajnin.

Lexo edhe
Sociale

‘Faleminderit Shqipëri’, Ambasada gjermane vlerëson ekipet shqiptare që shpëtuan turistët në jug: Profesionalizëm dhe reagim i jashtëzakonshëm

Sociale

Shqipëria, me ‘flotën’ më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta

Tags: #Arkitektura #arkitekture #Armand Vokshi #bankat #eliza thartori #Emocionet #Para #Profesionist #universiteti i tiranes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Faleminderit Shqipëri’, Ambasada gjermane vlerëson ekipet shqiptare që shpëtuan turistët në jug: Profesionalizëm dhe reagim i jashtëzakonshëm
  • Shqipëria, me ‘flotën’ më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta
  • Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë
  • Konsolidohet operatori publik i shërbimeve mbështetëse shëndetësore, ministrja Sala: Cilësi e siguri për çdo pacient! Dy sektorët që do menaxhojë (VIDEO)
  • Hita inauguron godinën e re të Policisë në Berat: Nuk do të ketë asnjë hap pas në luftën kundër krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Revolta në ditën e 67! “Nesër më shumë”, mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin
  • Emigranti shqiptar nga protesta para Kryeministrisë: Pushimet do t’i kaloj në këtë shesh, kam ardhur të mbroj trojet tona
  • “Pedagogë që i shërbejnë pushtetit!”/ Aktivistja thirrje studentëve nga protesta: Bashkohuni, të ndërtojmë Shqipërinë që duam
  • “Rama kapërdiset me gomone, njësoj si Meta që hipte në beton e dilte në male”/ Protestuesi: Shëtitjet e fundit të lirisë së tij! Shqiptarët reagojnë kundër padrejtësive
  • Revolta popullore! Protestuesja para Kryeministrisë: Nuk ka kthim pas, do të qëndrojmë në shesh deri sa Rama të japë dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 27 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Faleminderit Shqipëri’, Ambasada gjermane vlerëson ekipet shqiptare që shpëtuan turistët në jug: Profesionalizëm dhe reagim i jashtëzakonshëm

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka falënderuar publikisht Policinë e Shtetit, forcat lokale të shpëtimit dhe vullnetarët e…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Shqipëria, me ‘flotën’ më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta

Shqipëria vijon të ketë një nga ‘flotat’ më të vjetra të automjeteve në Europë, ndonëse vitet e fundit…

• 14 orë më parë • 6 min lexim
Sociale

Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë

Një çezmë e re publike me tre burime ujë të pijshëm është vendosur në qendër të fshatit Novosej…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by