Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Një nga ne/ Historia e Muhamet Trepçit, mjeshtri që ‘lexoi’ të fshehtat e drurit të ullirit: Kam gjetur 30 vepra artistike nga natyra
Sociale

Një nga ne/ Historia e Muhamet Trepçit, mjeshtri që ‘lexoi’ të fshehtat e drurit të ullirit: Kam gjetur 30 vepra artistike nga natyra

• 11 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në punishten e Muhamet Trepçit nuk gjen vetëm punime druri. Një zog i fshehur në drurin e ullirit, u bë pikënisja e një rrugëtimi të pazakontë për mjeshtrin nga Shkodra. Që prej asaj kohe, numëron 30 vepra artistike me autor natyrën.

“U bënë 30 vjet që punoj me drurin e ullirit, e dua sepse është i shenjtë për të gjitha fetë. Përmendet në Bibël dhe Kuran ky dru dhe unë kam gjetur disa të fshehta që janë quajtur vepra arti.

Isha 17 vjeç kur fillova punën. Mora kategoritë përkatëse të vogla fillimisht. Kryeva shërbimin ushtarak dhe u ktheva për të vazhduar punën si marangoz.

Read more:Nga mësimdhënia në fshat tek arti në Shkodër, Teuta Lagjja rrëfehet në ‘Një nga ne’: Bëj dy punë që të mbaj familjen

Puna me drurin e ullirit u përqëndrua në katër sektorë: punë dore si artizan me enët e kuzhinës me suvenire, me objekte fetare edhe bizhuteri. Gjatë kësaj kohe unë nxora një figurë zogu. Gjëja kryesore ishte çudia e madhe, por artikulli i Umberto Ecos shërbeu si busull për mua. Atëherë bëra shumë kujdes në gjetjen e figurave dhe këtu në thelb janë dy momente interesante si gjetja dhe rastësia.”, tregon mjeshtri i drurit për fillesat e këtij misioni të veçantë.

Gjatë punës së përditshme që bën me drurin e ullirit, ai i rikthehet copave për të identifikuar një figurë. Thuhet se pema fotografon, por jo kushdo mund të hasi veprat e natyrës.

Read more:“Më kanë shkaktuar 70 milionë lekë dëm”, grabitja e argjendarisë në Kamëz, pronari për “Shqipëria Live”: S’kam konflikt me askënd

“Meqë pema ka brenda celulozë impresionohet prej dritës së madhe që ka shkreptima dhe fotografon objektet. Kjo është një tip legjende edhe mua më intereson edhe më pëlqen me e besu, por për ta përcaktuar duhen botanistët. Veprat e gjetura prej natyrës janë ekspozuar në monumentin historik të Vittoriano në Romë dhe unë isha i vetëm me këtë gjini”, tregon Muhameti ndërsa shton se këto gjetje u ekspozuan gjithashtu në Stamboll, Selanik, Budva dhe Londër.

Më tej mjeshtri i drurit shpjegon sesi u prezantuan këto vepra dhe çfarë i ndan ato nga puna e një piktori.

Read more:LIVE- 41 ditë revoltë! “Nesër më shumë”/ Qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Rama në burg, Berisha në burg

“Figurat i kemi konceptuar në disa pozicione: fotografi, ikonografia, vepra arti. Piktori ideon, merr penelin dhe fillon të hedh ngjyrat. Kjo është figurë që të del gjatë punës dhe ti e evidenton ose jo. Kontrastet e ngjyrave janë nga e verdha bojëkafe deri në zezë. Janë kontrastet në maksimum dhe harmonia e linjave është në perfeksion të natyrës.”, thotë Muhameti.

Ai është i vetmi në Shqipëri që merret me këtë punë, por shpreson që në të ardhmen të gjejë dhe individë të tjerë që do të kërkojnë këto vepra artistike.

Read more:BYD po flet me Stellantis dhe të tjerë “për të marrë përsipër” fabrikat e tyre evropiane

“Rastësia është thelbi. Ata mund të presin gjithë pyllin dhe mund të mos gjejnë asgjë. Pema ka emocionet e veta dhe figurat mund të dalin të ndryshme. Personalisht kënaqësia është shumë e madhe kur gjej edhe kur shoh reagime shumë interesante nga personat e tjerë. Do kisha dëshirë që të kishim një grup që merret me këtë punë, mos jem i vetëm. Unë mendoj se kam kryer një detyrë qytetare në Shkodër i kam shërbyer ambientit dhe kam lënë një gjurmë që do të vlerësohet nga strukturat, persona të ndryshëm. Kam gjetur 30 vepra, por me respektu personat që do vijnë pas meje kam thënë që do gjenden vepra më të bukura.”, përfundon Muhamet Trepçi.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv.

Lexo edhe
Sociale

Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit

Sociale

Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)

Tags: #Arti #bizhuteri #Detyrë #Emocionet #Fotografi #Interesante #Kryesore #Muhamet Trepçi #nje nga ne

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit

Pishat shumëvjeçare pranë Fakultetit të Shkencave Humane në Korçë po priten për t’i hapur rrugë projektit të Liceut…

• 16 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)

Është riparuar avaria e rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm në Vlorë, e cila…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se PHP, një gjuhë programimi që përdoret kryesisht për krijimin e…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin