Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë
Kronikë

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë

• 20 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çfarë ndodhi brenda apartamentit ku humbi jetën Lumturie Patushi është rrëfyer nga personi që pa gjithçka me sytë e tij. Nipi 14-vjeçar, i cili ndodhej në banesë bashkë me vëllain e tij 8-vjeçar, ka treguar para hetuesve momentet e fundit para se gjyshja të goditej për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.

Sipas dëshmisë së tij, paraditen e së shtunës 68-vjeçari shkoi në banesën e vajzës, ku bashkëshortja kujdesej për dy nipërit. Sapo hyri në apartament, mes çiftit nisi një debat. Dy fëmijët ndodheshin aty dhe panë gjithçka.

“Në shtëpi erdhi gjyshi. Ai filloi të grindej me gjyshen dhe më pas e goditi me thikë”, ka deklaruar 14-vjeçari para hetuesve, duke përshkruar me pak fjalë skenën e krimit.

Read more:Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO)

Pasi goditi bashkëshorten, Hysni Patushi u largua menjëherë nga banesa. Brenda mbetën vetëm dy fëmijët dhe gjyshja e tyre. Ishte 14-vjeçari ai që kërkoi ndihmë duke telefonuar policinë. Kur policia mbërriti në apartament, 58-vjeçarja kishte ndërruar jetë, ndërsa dy nipërit ishin ende në banesë, të tronditur nga ajo që kishin parë.

‘Gjyshja ka vdekur’, u tha 14 vjeçari.

Ndërkohë, 68-vjeçari ishte larguar në këmbë nga vendi i krimit. Gjatë arratisjes ai hodhi edhe thikën e përdorur në vrasje rreth 200 metra larg pallatit. Arma u gjet dhe u sekuestrua nga policia, ndërsa vetë Patushi u arrestua pak orë më vonë në banesën e një kushëriri në Kamzë.

Read more:Alarm në Bangladesh/ Mbi 50 mijë raste me fruth dhe 320 viktima, spitalet në kolaps

Në dëshminë e tij para hetuesve, Hysni Patushi është përpjekur të shpjegojë konfliktin me bashkëshorten. Ai ka thënë se prej kohësh debatonte me të, pasi, sipas tij, ajo rrinte më shumë në shtëpinë e vajzës sesa në banesën e tyre në Don Bosko. Ditën e ngjarjes, pretendon se e telefonoi dhe ajo i tha se ndodhej te TEG-u. Kur shkoi në banesën e vajzës dhe e gjeti aty, mes tyre nisi debati.

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë deklaruar ai para hetuesve.

Read more:Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO)

Çifti jetonte në zonën e Don Boskos, por shkonte shpesh në banesën e vajzës për t’u kujdesur për dy nipërit. Pikërisht aty ndodhi edhe krimi që u mori jetën 58-vjeçares. Hysni Patushi pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai nuk ishte i panjohur për policinë, pasi në vitin 2017 ishte arrestuar për dhunë në familje, po ndaj bashkëshortes së tij.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

Kronikë

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt

Tags: #Banesa #Dhunë në familje #Familje #Fëmijët #Gjyshi #Gjyshja #Hysni Patushi #Lumturie Patushi #Tirane #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
  • Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt
  • Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova (EMRI)
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
Nga të njëjtat tag-e
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
  • Sarandë, ‘Tani i Rruzhdiut’ ekzekutohet sapo u ul për kafe, autorët me motor e skafandra, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për një plagosje në 2025-ën
  • Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motor dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 9 lexime · 42 minuta më parë
  4. 04
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

SARANDË– Artan Myrtaj, 44 vjeç, sapo kishte pirë kafen e mëngjesit në qendër të Sarandës, kur u ekzekutua…

• 11 minuta më parë • 8 min lexim
Kronikë

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt

Artan Myrtaj, 44-vjeçari që u ekzekutua në mes të Sarandës paraditen e së dielës, rezulton i përfshirë në…

• 42 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova (EMRI)

34-vjeçari Ylli Avdija nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike,…

• 42 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by