Tiranë-Një aksident rrugor është shënuar sot pranë mbikalimit të Kasharit ku një furgon pasagjerësh ka humbur kontrollin pranë mbikalimit, duke u përplasur me betonat anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime të lehta. 4 prej tyre janë dërguar te Trauma për mjekim të specializuar.
Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.




