Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “I kërkoj Ramës dorëheqjen e menjëhershme”/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve
Politikë

“I kërkoj Ramës dorëheqjen e menjëhershme”/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve

• 22 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i PD, Sali Berisha zhvillon një konferencë me gazetarët nga selia blu, ku gjatë fjalës së tij u ndal tek zhvillimet e fundit në vend, më konkretisht te masa e GJKKO ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ndaj të cilës u vendos masa arrest shtëpie.

Berisha tha se kjo është ngjarja më e rëndë dhe se kreu i SHISH ishte në shërbim të krimit. Kreu i PD i kërkoi dorëheqjen e menjëhershme kryeministrit Edi Rama.

“Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit. Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky., tha ai.

Read more:GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)

“U kujtohen ju denoncimet e mia për Kodrën e Kuajve ku mblidheshin kriminelët Suel Çela, Elvis Doçi, Vangjush Dako, Ergys Agasi çdo dy-tre net për qëllime elektorale të PS? Menaxheri i lokalit të Kodrës së Kuajve, jo pronari, se pronari është edhe ai kjo kategori, është tjetër, ka qenë Embro Sulejmani. Por Embro Sulejmani ka qenë dhe menaxheri i klubit qeveritar ku Rama me Agasin takoheshin publikisht në Durrës, të dy funksionet. Embro Sulejmani.

Fatjon Kalluçi ishte një hallkë.

Imagjinoni ekspertizat e tyre, ku drejtori i laboratorit ishte bashkëpunëtor krimi, anëtar organizate.

Për të gjitha këto, i kërkoj Edi Ramës dorëheqjen e menjëhershme dhe ftoj shqiptarët të përballen me të gjithë forcën e tyre me këtë shtet kriminal, që vetëm shtet nuk është, por një bandë kriminale në institucionet e tij.

Read more:GJKKO ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve

Gjithashtu theksoj se, për të gjitha veprat që akuzohet kjo organizatë kriminale, kryesor është Edi Rama me urdhrat e tij.

Ata nuk duhet t’i zbatonin, jo, urdhri i paligjshëm nuk zbatohet, thotë ligji.

Read more:“Skemë e frikshme”/ Ina Zhupa denoncon skandalin me News24: TV u dëbua në mënyrë brutale, godina u kthye në seli krimi e “Kayo”-s

Por ky i ka urdhëruar ata dhe kjo është e vërteta.

Së fundmi, në rast se Vlora Hyseni nuk është në Nju Jork duke përgatitur takimet e Edi Ramës me spiunë, por është siç po thonë në një vend tjetër, u bëj thirrje shërbimeve të zbatimit të ligjit të atij vendi, që ta arrestojnë dhe kërkoj që SPAK-u urgjentisht të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për të në mënyrë që ajo të bëhet përgjegjëse para ligjit në Shqipëri, vendin ku ka kryer krime të shëmtuara”, tha Berisha.

Lexo edhe
Politikë

“Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …

Politikë

“Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione

Tags: #Durres #Edi Rama #Embro Sulejmani #ergys agasi #Gazetarët #GJKKO #institucionet #Krimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …
  • “Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione
  • Vlora Hyseni akuzohet se favorizonte Agasin/ A është cënuar siguria kombëtare? Noka: Ja çfarë ka dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit! Satelitët e Ramës i përdorin 2 bandat kryesore
  • “Me Ballukun po bëhet ‘dorëzim i kontrolluar’”/ Noka: Agasi u arrestua me urdhër të Belindës, Rama u tërbua! Ja dy personat që kryeministri “i mbron me kokën e tij”
  • “SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale, Rama”/ Noka: Nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …
  • “Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione
  • Vlora Hyseni akuzohet se favorizonte Agasin/ A është cënuar siguria kombëtare? Noka: Ja çfarë ka dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit! Satelitët e Ramës i përdorin 2 bandat kryesore
  • “SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale, Rama”/ Noka: Nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…
  • “Rrëzimi i Ramës, emergjencë kombëtare!”/ Ahmetaj paralajmëron përgjime të reja, Noka: Sapo ra Agasi doli në dritë Ron Yeffet për punët e pista
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 17 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka bërë akuza të forta gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë”…

• 29 sekonda më parë • 4 min lexim
Politikë

“Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka deklaruar se mënyra se si kryeministri Edi Rama i mban…

• 29 sekonda më parë • 2 min lexim
Politikë

Vlora Hyseni akuzohet se favorizonte Agasin/ A është cënuar siguria kombëtare? Noka: Ja çfarë ka dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit! Satelitët e Ramës i përdorin 2 bandat kryesore

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka ngritur pretendime të forta lidhur me sigurinë kombëtare dhe informacionet që mund…

• 30 sekonda më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by