Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)
Kronikë

GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)

• 17 Shtator, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej fillimit të këtij muaji, avokatët kanë vendosur unanimisht bojkot të seancave në Gjykatën e Posaçme, në shenjë kundërshtie të hapur ndaj rregullores që në thelb cenon detyrën e gazetarëve dhe të avokatëve duke mos lejuar telefonat celularë në sallë. Por, ndonëse bojkoti ka çuar në dështimin e zhvillimit të dhjetëra gjyqeve, GJKKO e ka treguar qartë se nuk e ka në plan të tërhiqet nga rregullorja e re hartuar nga kryetari Erion Bani, e cila po ashtu është kundërshtuar ashpër edhe nga komuniteti i medias.

Kur rregullorja e re u fut në fuqi më 1 shtator, kryetari i Dhomës së Avokatisë depozitoi një kërkesë në GJKKO përmes së cilës kërkoi rishikimin e rregullores. Por, Gjykata e Posaçme e ka shpërfillur për rishikim dhe në një përgjigje që u ka kthyer avokatëve, u kërkon që ta zbatojnë rregulloren ose në të kundërt ta kundërshtojnë ligjërisht. Por, ndonëse i pengon të kryejnë detyrën, GJKKO u thotë avokatëve që kontestimi i rregullores nuk duhet të shërbejë për bojkotin e gjyqeve.

“GJKKO-ja sqaron se Rregullorja ka hyrë në fuqi më datë 01.09.2026 dhe se, si akt i miratuar sipas procedurës së parashikuar dhe në fuqi, ajo është e detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit në procesin gjyqësor. Për rrjedhojë, GJKKO- ja kërkon nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë zbatimin e plotë të saj, përfshirë nenin 76. Në rast se Dhoma e Avokatisë vijon ta kontestojë këtë rregullim, ajo ka në dispozicion rrugët ligjore përkatëse për ta kundërshtuar atë përpara organeve kompetente; ndërkohë, kontestimi nuk e pezullon efektin juridik të Rregullores dhe nuk mund të shërbejë si shkak për mospjesëmarrje në seancat gjyqësore”, thuhet në përgjigjen që GJKKO i ka dërguar Dhomës së Avokatisë.

Ndonëse avokatëve nuk iu lejohet celulari, të cilët e konsiderojnë një kufizim në mbrojtjen e klientëve, GJKKO thotë se ky ndalim është për të gjithë, përfshirë gazetarët, prokurorët e gjyqtarët.

Read more:“Një i ri me bluzë Dolce & Gabbana m’u turr, ishte civil”/ Gazetarja bën ndërhyrjen epike: Mos e ka pasur false! Lapaj: Policia sikur bën aksion kundër firmave false!

“Kompjuteri portativ është plotësisht në dispozicion të mbrojtjes. Mbrojtësi hyn në sallë me laptopin e tij dhe e përdor atë gjatë gjithë seancës, në modalitet pa zë, për dosjen elektronike, aktet, provat, jurisprudencën, kërkesat dhe shënimet. Për qëllime procedurale, kjo pajisje mbulon nevojat kryesore dokumentare dhe të konsultimit gjatë gjykimit

Komunikimi urgjent gjatë seancës është tërësisht i mundësuar. Kur lind nevoja procedurale, mbrojtësi i drejtohet kryesuesit të trupit gjykues, i cili autorizon daljen nga salla sipas nenit 73, pika 8, ose shfrytëzohet pushimi i seancës”, thuhet në letër.

Por Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maksim Haxhia, në një reagim për Report TV e ka konsideruar të turpshëm qëndrimin e Gjykatës. Ai paralajmëroi përshkallëzim të protestes , duke përfshirë edhe bojkotin e masave të sigurisë, nëse nuk ka tërheqje nga rregullorja.

“Ditën e henë kemi mbledhjen e Komitetit që do marrë në analizë të gjithë situatën dhe do vendosë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Aty do vendoset nëse do hiqet, do vazhdohet apo radikalizohet. Prevalon propozimi që të abandonohet edhe masat e sigurisë”, thotë Haxhia.

Read more:Meta kundërshton pezullimin e paraburgimit, Apeli i GJKKO shtyn vendimin

Edhe gazetarët në shenjë kundërshtie ndaj kësaj rregulloreje, që përveç kamerave, i ndaloi edhe futjen në seancë me celular, i vetmi mjet pune për të përcjellë informacionin në kohë reale për qytetarët, nuk janë akredituar në GJKKO.

Në vend të tërheqjes nga rregullorja, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli grupin e komunikimit në WhatsApp ku ishin të përfshirë gazetarët që mbulojnë aktivitetin e saj, përfshirë punonjës të redaksive mediatike që për të bërë detyrën duhet të vihen në dijeni mbi njoftimet publike nga kjo gjykatë.

Edhe rregullat e akreditimit të gazetarit, cenojnë redaksitë e mediave, pasi kërkonin të dhëna personale, deri në adresën e banimit të një gazetari të përveçëm, duke mos i dhënë mundësi redaksive të mediave të dërgojnë një tjetër gazetar në procese. Kjo mund të realizohet vetëm si publik, por edhe në këtë rast gazetari mund të hyjë në sallë vetëm nëse ka vende të lira.

Read more:Shtyhet seanca për dosjen ‘Meta’/ Erion Bani nuk tërhiqet nga rregullorja, i drejtohet avokatëve: Nëse nuk vini në gjyq, do gjobiteni

Rregullorja është kundërshtuar ashpër edhe mediat dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve pasi censuron punën e tyre dhe cenon të drejtën e informimit.

Lajmi në përditësim….

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:27

GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, Haxhia: Qëndrim i turpshëm, përshkallëzojmë bojkotin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk tërhiqet nga vendimi për të ndaluar mbajtjen e telefonave celularë gjatë seancave. Ajo thotë se nuk pengohet puna e avokatëve të cilët sipas saj duhet të ndërpresin bojkotin dhe të kërkojnë rrugë ligjore për të kundërshtuar Rregulloren. Por Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maksim Haxhia, në një reagim për Report TV e ka konsideruar të turpshëm qëndrimin e Gjykatës Ai paralajmëroi përshkallëzim të protestes , duke përfshirë edhe bojkotin e masave të sigurisë, nëse nuk ka tërheqje nga rregullorja.

“Dua të sqaroj që ne nuk na ka ardhur përgjigja zyrtare. Ajo që ju i referoheni ka të bëjë me një publikim në portale, në Instagram apo Facebook, ose në faqen e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por Dhomës, në mënyrë zyrtare nuk i është përcjellë asnjë shkresë me atë korrrektësie me të cilën i jemi drejtuar kryetarit me datë 1 ku kërkojmë rishikimin e rregullores me bonsensin dhe bashkëpunimin ndër institucional për të mirën e procesit. Ditën e henë kemi mbledhjen e Komitetit që do marrë në analizë të gjithë situatën dhe do vendosë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Aty do vendoset nëse do hiqet, do vazhdohet apo radikalizohet. Prevalon propozimi që të abandonohet edhe masat e sigurisë. Unë s’jam personalisht për një gjë të tillë se nuk duam të bëhemi shkaktarë që të futet sistemi në amulli, negjithëse nuk jemi ne, por ne jemi të hapur e të komunikuar. Po i bëj thirrje publike Këshillit të Lartë Gjyqësor të ulet me ne për të gjitha problemet” tha ai.

Read more:SPAK me kërkesë të re për arrestimin e Ballukut? Berisha: Ka tension real mes Ramës dhe Lubisë! Dora e zezë e saj qëndron pas…

Ora 10:19

Shtyhet seanca për dosjen ‘Meta’/ Erion Bani paralajmëron avokatët: Nëse nuk vini në gjyq, do gjobiteni

Është shtyrë për në datën 24 shtator, seanca gjyqësore për ish-Presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Megjithëse Meta dhe Kryemadhi kërkuan ta zhvillonin procesin pa praninë e avokatëve, mungesa e një anëtari të trupit gjykues, Rudina Palloj, bëri që seanca të shtyhej.

Edhe pse ishin të pranishëm në sallë, avokatët e Metës dhe Kryemadhit u ulën në pjesën e publikut dhe i bënë me dije gjykatës se ishin në bojkot, në zbatim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kryetari i trupit gjykues Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës Bujar Musta, se në rast se në seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave.

Read more:“Belinda po qeveris. Ku është SPAK? Duhet t’i japë përgjigje çështjes Balluku”/ Aulon Kalaja: Të krijohet aleanca e përbashkët kundër Ramës, kandidatë nga protesta dhe…

Gjykata nuk i dha fjalën të pandehurit Meta edhe pse ai e kërkoi disa herë. Pas daljes së trupit gjykues, Meta tha se nuk i ishin vënë në dispozicion 77 fashikuj të dosjes, por vetëm 55 prej tyre.

“Ç’ është kjo gjykatë i jep fjalën prokurorit dhe nuk i jep të pandehurit. Ky prokuror na ka dhënë 55 fashikuj, na mungojnë mbi 70, mungojnë faqe etj, ai është për burg”, tha Meta.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Tags: #Burg #Erion Bani #erjon bani #Facebook #Gazetar #Gazetarët #gazetari #GJKKO #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 5 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Një tjetër ditë tensionesh e përplasjesh të forta mes policisë dhe protestuesve këtë të premte në Tiranë. Djegiet…

• 23 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 2 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 3 ditë më parë • 39 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin