Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …
Politikë

“Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …

• 22 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka bërë akuza të forta gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, duke folur për arrestimin e Ergys Agasit dhe emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit.

Noka pretendoi se pas emërimit të Ilir Prodës qëndron Suel Çela, ndërsa sipas tij, Ergys Agasi kishte rol në këtë proces. Duke iu referuar ditës së arrestimit të Agasit, ish-ministri tha se ai ndodhej në ambientet e një prone të Suel Çelës, së bashku me Ilir Prodën dhe persona të tjerë. “Ditën që u arrestua Agasi ka qenë në sarajet e Çelës. Ilir Proda, Shpataraku dhe Çela. Policia priti deri sa dolën Shpataraku dhe Agasi dhe më pas Suel Çela dhe Proda kanë qenë në makinë tjetër, kanë qenë në drejtime të ndryshme”, u shpreh Noka.

Read more:“Rama thikë pas shpine Kosovës”, Noka me tone të larta: Për interesa të kujt bëri presion në Prishtinë për të ngritur Specialen?

Më tej, ai hodhi akuza edhe për mënyrën se si është zhvilluar operacioni, duke pretenduar se urdhri për arrestim ishte dhënë vetëm për Ergys Agasin. Ish-ministri kërkoi gjithashtu që të merren masa ndaj Ilir Prodës, duke e akuzuar atë se ka vepruar në interes të personave të caktuar dhe jo të ligjit. “Pres masa ndaj Prodës, ai është mercenar i Gysit dhe i Çelës. S’ka qenë mercenar i ligjit, por i bandës së Gysit dhe Suelit”, tha Noka.

Read more:Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Lapaj: Qeveria po ndërhyn në drejtësinë! Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, deri te Rama!

Në vijim, Noka foli edhe për kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai është nën presion nga grupe kriminale dhe aktorë të tjerë me ndikim. “Edi Rama sot është peng dy herë. Nga njëra anë i karteleve dhe krimit të organizuar dhe nga ana tjetër është peng i mafiozëve të grupeve si Roni Yeffet”, u shpreh ai.

Read more:Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, çfarë thoshte Rama për emërimin e kreut të SHISH në vitin 2023

Në pjesën tjetër të deklaratës, Noka lidhi arrestimin e Ergys Agasit me rivalitete brenda qeverisë, duke pretenduar se pas tij qëndronte ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. “Suel Çela ka kërkuar Ilir Prodën kryepolic dhe është futur Ergys Agasi për këtë gjë. Edhe ka rezultuar e vërtetë. Ditën që u arrestua Agasi ka qenë në sarajet e Çelës, Ilir Proga, Shpataraku dhe Çela. Policia priti deri sa dolën Shpataraku dhe Agasi dhe më pas Suel Çela dhe Proda kanë qenë në makinë tjetër, kanë qenë në drejtime të ndryshme. Belinda kishte dhënë urdhër vetëm për kokën e Gysit, s’kishe dhënë urdhër për kokën e Çelës dhe Prodës. Më gjeni dot një shtet të tillë?! Ky shtet është narko-shtet. Këtu qeverisin bandat. Pres masë ndaj Prodës, ai është mercenar i Gysit dhe i Çelës. Ska qenë mercenar i ligjit, por i bandës së Gysit dhe Suelit. Edi Rama sot është peng dy herë. Nga njëra anë i karteleve dhe krimit të organizuar dhe nga ana tjetër është peng i mafiozeve të grupeve si Roni Yeffet. Kokën e Agasit e kërkoi Balluku, për shkak të rivalitetit brenda Ramës. Janë rivalitete për influenca dhe ndikime dhe vendimmarrje të kryeministri.”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

“Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme

Politikë

“Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Tags: #Arrestim #Arrestimit #belinda balluku #Edi Rama #ergys agasi #flamur noka #grupe kriminale #Ilir proda

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme
  • “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë
  • “Besa besë”/ Mesazhi historik i Adem Jasharit shfaqet në sheshin në Prishtinë, jehon thirrja për tri shkronjat e arta “UÇK” (VIDEO)
  • “Rama jep dorëheqjen”! Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë
  • Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë
  • “Rama jep dorëheqjen”! Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë
  • Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit
  • Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 7 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara…

• 13 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Në faqen zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit, institucionit kyç të arkitekturës së sigurisë kombëtare, një slogan dallon…

• 13 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

“Besa besë”/ Mesazhi historik i Adem Jasharit shfaqet në sheshin në Prishtinë, jehon thirrja për tri shkronjat e arta “UÇK” (VIDEO)

Në sheshin në Prishtinë është shfaqur video-mesazhi historik i Adem Jasharit. Në shesh ka jehuar thirrja për tri…

• 43 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by