Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Lapaj: Qeveria po ndërhyn në drejtësinë! Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, deri te Rama!
Politikë

Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Lapaj: Qeveria po ndërhyn në drejtësinë! Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, deri te Rama!

• 10 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër për bllokimin e pagave të gjyqtarëve, duke e cilësuar situatën si “të paimagjinueshme” dhe një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në funksionet e pushtetit gjyqësor.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko, Lapaj deklaroi se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese përbën, sipas tij, një shkelje serioze dhe kërkoi reagim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.

Read more:Tensione jashtë Kuvendit! Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi. Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

“Është situatë e paimagjinueshme. Kjo që po ndodh është ndërhyrje e qartë në funksionet e një pushteti tjetër, që është gjyqësori”, u shpreh Lapaj.

Ai iu referua pikës 110 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se institucioneve u ishte lënë afat deri më 31 korrik 2026 për të kryer ndryshimet ligjore. Sipas tij, në mungesë të këtyre ndryshimeve, llogaritja e pagave duhet të bëhet sipas referencës së përcaktuar në vendimin e Gjykatës.

Read more:“Abuzim shumë i madh” – Braçe pranon skandalin e ‘Bankers’: 20 vjet pa paguar asnjë qindarkë tatim-fitim

Lapaj shkoi edhe më tej me akuzat, duke deklaruar se çështja nuk duhet të trajtohet vetëm përmes kallëzimeve, por përmes përgjegjësive konkrete të zyrtarëve që, sipas tij, nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, që nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai, duke shtuar se situata mund të përbëjë, sipas vlerësimit të tij, “vepër penale të shpërdorimit të detyrës”.

Read more:“Skandali ‘Kayo’, alarm për sigurinë kombëtare”/ Deklaratat e Ahmetaj për trafik armësh, opozita kërkesë Kuvendit, Blushi: Duhet Komision Hetimor Parlamentar

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet e drejtoi përgjegjësinë politike edhe nga mazhoranca, duke deklaruar se zgjidhja ligjore është në dorën e Kuvendit. Megjithatë, sipas tij, përgjegjësia për të garantuar zbatimin e ligjit i takon edhe Prokurorisë.

“Është situatë e paimagjinueshme. Kjo që po ndodh është ndërhyrje e qartë në funksionet e një pushteti tjetër, që është gjyqësori. Në pikën 110 të vendimit thuhet: ndërkohë, nëse nuk bëhen ndryshimet ligjore deri në 31/7/2026, llogaritja e pagave do të bëhet sipas referencës së analizuar të vendimeve të kësaj Gjykate. Gjykata ka lënë afat 31 korrikun, ose do të funksionojë si me funksionarët e lartë publikë. Deri më këtë datë parlamenti nuk e ka ushtruar këtë detyrë. Nuk bëhet kjo çështje me kallëzime, por me arrestime në flagrancë, të gjithë shefat e Thesarit, deri te kryeministri. Kjo kështu bëhet me arrestim në flagrancë, që të kthehet në model në të ardhmen që askush nuk duhet të guxojë. Jam trishtuar.

Read more:“Shqipëria në provë serioze të standardeve demokratike”/ Tensionet në protestë, Rama u kthehet demokratëve europianë: Dembelë me politika të ngushta

Nëse këta ia bëjnë këtë autoritetit më të lartë që ligji i ka dhënë fuqi, imagjino çfarë bëhet me nëpunësin e thjeshtë. Këtu ka vepër penale të shpërdorimit të detyrës në flagrancë. Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, që nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E ka në dorë Edi Rama në Kuvend, se ai i ka numrat. Por zgjidhja mendoj se është në dorë të Prokurorisë. Nuk duhet askush që të ndërhyjë në punët e drejtësisë. Ata që më dëgjojnë, të bëjnë reflektimin dhe të zbatojnë ligjin.”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Tags: #Adriatik Lapaj #Arrestim #Arrestime #Detyrë #Edi Rama #Gjykata #kuvend #Ola Bruko

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin