Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë!
Politikë

“Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë!

• 22 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët dhe mbështetësit në qytetin e Vlorës, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e ndalur theksin te kriza e thellë demografike, varfërimi i popullsisë dhe tjetërsimi i pronave në bregdet.

Përveç zotimit për një kthesë ekonomike përmes rritjes së pagave dhe pensioneve për përballimin e kostove të jetesës, lideri i PD u ndal gjerësisht te kaosi me pronat në qarkun e Vlorës dhe funksionimin e Kadastrës.

Sipas Berishës, bllokimi dhe grabitja e pronave të vlonjatëve mban vulën personale të kryeministrit.

“Ku shkoi kadastra? Cila kuçedër e hëngri kadastrën? Ai ka vetëm një emër, ai quhet Edi Rama, për pronat e veta,” theksoi me ton të prerë Berisha para të pranishmëve.

Deklarata e plotë:

Bashkë mund të rreshtojmë me qindra akte kriminale, poshtërsira të këtij pushteti.

Por njëra është më e rënda, njëra është ajo të cilës Vlorës, Shqipërisë, nuk ia ka bërë dot kush kurrë.

Dhe ky është shoku demografik, goditja e tmerrshme demografike që morëm në 10 vite.

Read more:“SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…

Sot në Vlorë, sot në Shqipëri lindin aq fëmijë sa ç’lindin 100 vite më parë, kur ne ishim më pak se 1 milion.

Nuk ka në këtë rrafsh, nuk ka regjim më antishqiptar, i huaj apo vendas, në të gjitha kohërat se regjimi i 10 viteve të fundit. Nuk ka!

Nuk po ndalem te tregues të tjerë demografikë që kanë të bëjnë me ekzistencën tonë.

Ndaj dhe në qoftë se ka një thirrje sot për çdo atdhetare dhe atdhetar të këtij vendi, që sheh me sytë e tij se si po shkrihemi dhe shuhemi, se si çdo vit rritet në mënyrën më të frikshme grupmosha e rritur e shqiptarëve, si pakësohen grupmoshat e reja, si në asnjë luftë tjetër, atëherë çdo njeri duhet të gjejë formën për të shumëfishuar energjitë e veta, përkushtimin e tij në funksion të atij qëllimi për të nxjerrë, për të larguar nga pushteti këtë regjim kriminal.

Ndaj dhe kjo ripërtëritje e jona kërkon para së gjithash të ulemi me çdo qytetar, të diskutojmë me ta me durim, me gjakftohtësi, me mirësjellje për këto probleme të mëdha.

Nuk i kishte Shqipëria këto.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014, çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur dhe kjo është statistika e institutit të kësaj qeverie.

Read more:E diela sjell vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Çdo vit, nga viti 2005 deri në vitin 2013, pati rritje të rrogave dhe pensioneve dhe arritëm nga thellësitë e varfërisë të dalim në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Nuk po numërojmë gjëra të tjera, por këto ishin premisa shumë të mira.

Arritëm të marrim rrogat dhe pensionet më të larta në rajon.

Po sot? Sot nuk ka kolektivizim, por në mënyrë absolute janë qindra e mijëra familje shqiptare në të cilat mjerimi troket në atë sallë sa ç’trokiste dikur në kohën e hiperkolektivizimit.

Po pse? Se pensionet e tyre janë qesharake. Po sa janë këta? Po këta janë 700 mijë burra dhe gra. Po nuk ka turp më të madh mbi tokë, nuk ka krim më të shëmtuar se t’i lësh ata duke mos marrë dot ilaçet më shumë se të një jave ose të asnjë jave.

Duke mos marrë dot ushqimet më shumë se të dy javëve.

Dhe pse? Çfarë ndodhi?

Absolutisht vetëm një shkak: vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja.

Read more:“Çmimet më shtrenjtë se në Europë”, protestuesja para Kryeministirsë: Bëjnë “hile” edhe te tarifat, na zhvasin edhe me ligj

Nuk kishte më shumë në vitin 2005-2013. Jo. Ne kishim taksat më të ulëta.

Por ne patëm mundësi të dyfishojmë rrogat dhe pensionet.

Dhe sot në vend që të kishim edhe dy-tre herë më të larta ato, sot kemi zbritur të fundit në rajon për rroga dhe pensione.

Takova tani në drekë një pensioniste demokrate.

I thashë, pse paske ardhur?

Erdha nga Greqia, tha, se më kërkojnë të paraqitem njëherë në gjashtë muaj për të marrë pensionin, që jam gjallë.

Por unë biletë harxhova pensionin.

Shikoni çfarë cinizmi, çfarë diskonsiderate për njerëzit.

Read more:GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin/ “SHISH në duart e krimit të organizuar”, Gazment Bardhi: Ishte në shërbim të Ergys Agasit

Pra, Shqipëria ka nevojë urgjente për ripërtëritje.

Dhe kjo ripërtëritje është absolutisht zotimi ynë solemn.

Do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet dhe mbidyfishojmë.

Asnjë vend në Ballkan nuk ka pse të ketë rroga më të mëdha se ne. Ne kemi pasuritë më të mëdha.

Asnjë vend në rajon nuk ka pasuritë natyrore që kemi ne. Jo. Nuk ka potencialet tona, asnjë. Absolutisht.

E pse atëherë ata do paguhen më shumë?

Problemi është se këto pasuri shndërrohen në mallkim për qytetarët, plaçkiten, vidhen.

Read more:“Shteti ka rënë”/ Tedi Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka

Ndaj dhe ne kemi një projekt për zhvillimin.

T’u bëj një pyetje vlonjateve, le të lexojnë, i garantoj se të paktën me dokumente, nga viti 1400 e gjer para një viti, nuk kanë qenë pa kadastër.

Po, janë defteret osmane.

Ku shkoi kadastra?

Cila kuçedër e hëngër kadastrën?

Ai ka vetëm një emër, ai quhet Edi Rama, për pronat e veta.

Po, po!

Sepse bëri gjithçka që të merrte toka, të cilat në asnjë metër katror nuk ishin të familjes së tij.

Sepse hajduti i shpërfytyruar pretendon për pronat e Spiro Kolekës, burrit të shtetit, ministrit të Luftës të Vlorës dhe Sulejman Delvinës, ish-zyrtarit të lartë të Perandorisë Osmane, në një kohë kur krahu i tij kishte tre dhi e një gomar, me regjistër.

Ndaj dhe këtu u ndryshuan 16 drejtorë, që nuk kishte ndodhur kurrë, dhe në fund e mori në Tiranë për të bërë atë që do të bëjë.

Lexo edhe
Politikë

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Politikë

Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën

Tags: #Bregdet #Edi Rama #Familje #Femije #Greqia #Ilaçet #kadastra #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • “Arresto Ballukun”, vazhdojnë thirrjet e forta të protestuesve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës
  • Mbyllen fjalimet, protestuesit “skuqin” bulevardin Dëshmorët e Kombit
  • Skandali i AKSHI-t/ Gent Progni: Është aferë e tmerrshme, të hetohet në thellësi. Shteti shqiptar ka shitur të dhënat tona për kriminelë nëpër botë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • “Shteti ka rënë, Rama duhet të ishte dorëhequr tashmë”, aktivisti Ilir Xhemalaj pas zhvillimeve të fundit: Ky vend po drejtohet nga mafia dhe krimi, duhet ndryshim
  • “Skandalet s’kanë të sosur”/ Protestuesi: Sot ra shteti. Çfarë duhet të ndodhë tjetër? Rama të shporret
  • “Ju jeni inspirim për të gjithë”, eurodeputetja në protestë: Po mbroni lirinë dhe vendin tuaj, vazhdoni kështu dhe luftoni për kauzën tuaj!
  • Nga arrestimet për AKSHI-n te rasti Balluku, Reuters: BE po shqyrton mënyrën se si i ka trajtuar qeveria rastet e korrupsionit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH-it. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana…

• 33 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën

Protestuesit vazhdojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Me thirrje të vazhdueshme antiqeveritare, ata kërkojnë dorëheqjen e…

• 33 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Arresto Ballukun”, vazhdojnë thirrjet e forta të protestuesve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës

Vijon marshimi i protestuesve në ditën e 115 në rrugët e Tiranës. Protestuesit vazhdojnë të bëjnë thirrje të…

• 33 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by