Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
Kronikë

Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)

• 27 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy persona në kërkim ndërkombëtar nga Italia e Kosova janë arrestuar në Tiranë e Rinas.

47-vjeçari Ervin Dakoli është arrestuar në Tiranë pasi gjykata e Bolonjës, në maj të këtij viti ka lëshuar urdhër arrest pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Në 2020, Dakoli ka kryer veprime të ndryshme nga blerja te mbajtja e sasive të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të trafikuara në Itali me qëllimin për t’u shitur.

Në Rinas u arrestua Hamdi Krasniqi, një 38-vjeçar nga Kosova pasi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg në 2022 nga Apeli i Pejës për falsifikimin e 15 mijë dollarëve (në 2021).

Të dy të arrestuarit do të ekstradohen në vendet përkatëse.

Read more:Në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe shitje të narkotikëve, pranga 2 shqiptarëve në Itali! Pritet ekstradimi (VIDEO)

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”.

Ndalohen në Tiranë dhe në Rinas 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë.

Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me homologët, të koordinuar nga Drejtoria e Interpolit, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, në Tiranë dhe në Rinas u ndaluan 2 shtetas:

Read more:Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë

-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin për Policinë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Gjykata e Bolonjës, në muajin maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen.

-U arrestua në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç. Gjykata e Apelit e Pejës, në vitin 2022, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për falsifikim të kartëmonedhave.

Read more:Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë

Shtetasi H. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër

Kronikë

Trafikonin drogë me grupin e Rrajave, GJKKO lë në qeli Bledar Cafin! Urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëtoi sërish prangosjes

Tags: #Burg #droge #ervin dakoli #Gjykata #Gjykata e apelit #hamdi krasniqi #itali #kosove #rinas #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër
  • Trafikonin drogë me grupin e Rrajave, GJKKO lë në qeli Bledar Cafin! Urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëtoi sërish prangosjes
  • Fier/ Policia i shkon për kontroll në banesë, 66-vjeçari kapet me automatik dhe 29 fishekë (VIDEO)
  • Fier/ Policia ndalon për kontroll ‘Benzin’ luksoz, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester! Nën hetim 26-vjeçari që e kishte në përdorim (VIDEO)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër
  • Trafikonin drogë me grupin e Rrajave, GJKKO lë në qeli Bledar Cafin! Urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëtoi sërish prangosjes
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër

Gjykata e Lartë nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama me…

• 18 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Trafikonin drogë me grupin e Rrajave, GJKKO lë në qeli Bledar Cafin! Urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëtoi sërish prangosjes

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Cafin, 50-vjeçarin e arrestuar në…

• 48 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Fier/ Policia i shkon për kontroll në banesë, 66-vjeçari kapet me automatik dhe 29 fishekë (VIDEO)

Një 66-vjeçar është arrestuar sot në Fier pasi policia i gjeti në banesë një armë zjarri automatike dhe…

• 48 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by