Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri
Politikë

“Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 15
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga disa aktivistë shqiptarë gjatë vizitës së tij në SHBA, ku ndodhet për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë momentit kur Rama mbërriti në ambientet ku do të zhvillohej një prej takimeve të tij, disa protestues shqiptarë lëshuan thirrje kundër tij dhe e akuzuan me epitete si “mafia” dhe “kriminel”. Në pamjet e publikuara nga ngjarja, një prej protestuesve shihet duke hedhur vezë në drejtim të kryeministrit.

Mevlan Mata, personi që deklaron se ka hedhur vezët, ka rrëfyer në një lidhje direkte me News24 detaje nga protesta dhe reagimin e Ramës.

“Ishim në hyrjen e godinës ku do të mbahej takimi, ku Rama ishte i ftuar. Kishim informacion që ai do të ishte atje, sepse informacioni ishte kudo në rrjetet sociale. Kjo ishte protesta e 10 ose e 11 që nga nisja e protestave në Shqipëri”, tha Mata.

Read more:Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe….

Ai pretendoi se vezët nuk e prekën kryeministrin, ndërsa shtoi se protesta vijoi pavarësisht reagimit të Ramës.

“Vezët fatkeqësisht nuk e prekën kryeministrin. Do të doja shumë ta kishin kapur. Balla duket se fshihej pas Ramës. Rama vijoi rrugën, është mësuar me shprehjet që ne i thamë dhe nuk i bëhet shumë vonë, por ne bëmë punën tonë dhe do të vijojmë deri në rrëzimin e tij”, u shpreh ai.

Mata tha gjithashtu se është shoqëruar për disa orë pas protestës.

Read more:“Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?”, Bardhi: Shqiptarëve s’iu duhet spektakël institucional! Begaj të japë llogari njëlloj si Rama

“U mbajta në komisariat 2-3 orë, por u sollën shumë mirë me mua. U arrestova nga Shërbimi Sekret, me kërkesë të qeverisë shqiptare”, deklaroi ai.

Mata foli edhe për protestat që vijojnë prej 118 ditësh në Tiranë, duke pretenduar se ato kanë sjellë rezultatet e tyre dhe se tashmë protestuesit presin largimin e qeverisë.

“Kam qenë dy herë në Shqipëri vetëm për protestën. Jemi krenarë për popullin që është ngritur në këmbë ndaj të gjithë klasës politike, jo vetëm mazhorancës aktuale. Protesta i ka dhënë frytet, presim aktin final, rënien e qeverisë që nuk ka më asnjë legjitimitet”, tha Mata.

Read more:“Sot në Austri është kapur Mërtiri me provat e inceneratorëve”/ Aktivisti: Kreu i bandës. Rama! Protesta nuk ndalet deri në arrestimin e kryehajdutit

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestat në Tiranë.

“U bëj thirrje shqiptarëve të dalin sa më masivisht në shesh. Se çfarë vjen pas rrëzimit të qeverisë, ju siguroj se ka shumë të rinj e të reja të gatshëm të marrin në dorë fatet e vendit”,
përfundoi ai.

Lexo edhe
Politikë

“Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO

Politikë

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Edi Rama #New york #Okb #Protesta #protestues #rama #Rrjetet sociale #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO
  • “Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!
  • Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH
  • “PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…
  • Skandali me Vlora Hysenin/ Aktivisti Lika: Në një shtet normal, qeveria duhet të binte. Protesta do i japë shkelmin e fundit Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!
  • Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
  • “PD ka humbur sheshin e protestës”/ Salianji: Berisha si Rama, ka frikë të dalë se e gjuajnë me vezë. Kryeministri bie për 2 muaj nëse…
  • Skandali me Vlora Hysenin/ Aktivisti Lika: Në një shtet normal, qeveria duhet të binte. Protesta do i japë shkelmin e fundit Ramës
  • “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 17 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklaratë publike ka denoncuar situatën ekonomike në vend, duke e…

• 2 minuta më parë • 10 min lexim
Politikë

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Sot dita e 119-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Vijon sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila shënon ditën e 119-të të qëndresës qytetare.…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Rrjeti i Agasit/ Mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Ai që nisi si një hetim mbi mënyrën e dhënies së tenderëve të AKSHI-t, tashmë është kthyer në…

• 11 orë më parë • 12 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by