Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë
Kronikë

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë

• 31 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë-Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”.

Në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet, për shkak të montimit të trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit.

Në drejtimin Tiranë–Durrës, automjetet do të devijohen përmes rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë në rrugën dytësore, për t’u rikthyer më pas në autostradë.

Mjetet e rënda dhe kamionët do të devijohen që në nyjën “Casa Italia”, duke vijuar lëvizjen nëpërmjet rrugës dytësore.

Në drejtimin Durrës–Tiranë, qarkullimi do të devijohet përmes mbikalimit Kashar–Thumanë dhe rrugës dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, ku mjetet do të rikthehen në autostradë.

Read more:Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Ndërkohë, automjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën do të orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vijuar më tej në drejtimet përkatëse.

ARRSH bën me dije se gjatë gjithë kohës së punimeve do të jetë e pranishme sinjalistika e përkohshme dhe personeli për menaxhimin e trafikut.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e personelit, si dhe të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke rekomanduar shmangien, sa të jetë e mundur, të këtij segmenti gjatë orarit të punimeve.

Read more:U bllokua për shkak të punimeve në mbikalimin e ri të Kasharit, rikthehet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Njoftimi i ARRSH:

Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit.

Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, në intervalin kohor 23:00–05:00, do të ketë bllokim të përkohshëm të korsive të lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit kryesor Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Gjatë këtij intervali kohor, qarkullimi i mjeteve do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemës së mëposhtme:

• Drejtimi Tiranë–Durrës

Mjetet do të devijohen nëpërmjet rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë lëvizjen në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit.

Read more:“Propagandon mirëmenaxhim”/ Denoncimi i PD: Rama me Mercedes luksoz! Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos. SPAK të hetojë

• Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët

Për shkak të karakteristikave të qarkullimit dhe punimeve që do të kryhen, mjetet e rënda do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, duke vijuar nëpërmjet rrugës dytësore.

• Drejtimi Durrës–Tiranë

Mjetet do të devijohen nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, nga ku do të rikthehen në autostradë.

• Mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën

Këto mjete do të sinjalizohen dhe orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vijuar më tej në drejtimin përkatës.

Read more:U kap në Rinas, aktivistja turke del para Gjykatës! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm

Gjatë gjithë periudhës së ndërhyrjes do të jetë e pranishme sinjalistika e përkohshme rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të lutur të ndjekin me përpikëri sinjalizimin dhe udhëzimet e personelit të angazhuar për menaxhimin e trafikut.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve

Lexo edhe
Kronikë

Plagoset me thikë 39-vjeçari te Kalaja e Tiranës

Kronikë

Aksident në Fier/ Volkswagen del nga rruga, plagosen 3 persona! Shoferi në gjendje të rëndë (VIDEO)

Tags: #ARRSH #Automjetet #Durres #Italia #jetë #Kamionët #Kashar #rinas #Tirane #tirane-durres

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plagoset me thikë 39-vjeçari te Kalaja e Tiranës
  • Aksident në Fier/ Volkswagen del nga rruga, plagosen 3 persona! Shoferi në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • ‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)
  • Të dehur në timon dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Dibrës bën bilancin: 1760 shkelje të qarkullimit në 2 javë (VIDEO)
  • ‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot dita e 93 e revoltës! Protestuesi nga Suedia i bashkohet protestës: Do të qëndroj deri në fund, shqiptarët duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes
  • “Shtatzëna nga Pogradeci, viktimë e korrupsionit”, profesor Susaj: Në këtë shesh do të festojmë shumë shpejt rënien e qeverisë. Akademikët dhe studentët t’i bashkohen protestës!
  • Plagoset me thikë 39-vjeçari te Kalaja e Tiranës
  • “Rama në presion për zgjedhjet, nga një anë Veliaj, në anën tjetër Balluku. Nëse SPAK bën kërkesë për mandatin, ai do e lëshojë”, analisti Mërtiri: Protesta mund të krijojë një front të tretë, të çojë për “skrap” PS-PD
  • “Pushteti s’mbahet me paterica. Shqiptarët s’e duan më këtë qeveri!”, Ergys Mërtiri: Berisha në SHBA? Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet. S’i është hequr non-grata! Po luan “tango” me Ramën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 27 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 14 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 8 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Plagoset me thikë 39-vjeçari te Kalaja e Tiranës

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e Pedonales.…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksident në Fier/ Volkswagen del nga rruga, plagosen 3 persona! Shoferi në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar–Levan, në afërsi të Spitalit Memorial të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)

Një grua në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërroi jetë në spital, ndërsa familjarët e saj kanë bërë…

• 3 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by