Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për “KAYO”-n/ Balliu: Pyetjet për Ron Yeffet, Agasin dhe rrethin e Ramës kërkojnë përgjigje!
Politikë

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për “KAYO”-n/ Balliu: Pyetjet për Ron Yeffet, Agasin dhe rrethin e Ramës kërkojnë përgjigje!

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e një Komisionit Hetimor për “KAYO”-n. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze që lidhen me sigurinë kombëtare, kontrollin shtetëror dhe aktivitetin e kompanisë në sektorin e armëve dhe teknologjisë ushtarake.

Sipas Balliut, një nga emrat që kërkon verifikim të plotë është ai i Ron Yeffet, për të cilin deputeti ngre pyetje mbi marrëdhëniet e tij me struktura të lidhura me KAYO-n, si dhe mbi lidhjet e raportuara me rrethin e Edi Ramës. “Emri i Ron Yeffet kërkon përgjigje. Po kështu kërkon verifikim çdo informacion mbi përfshirjen e tij në hetimet që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Nëse kjo rrethanë konfirmohet nga organet kompetente, atëherë kemi një arsye edhe më të fortë që të zbardhen të gjitha marrëdhëniet ekonomike dhe institucionale”, deklaroi Balliu.

Read more:“Kumbara e fundit e kësaj qeverie”/ Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi krijimin, më 23 mars 2026, të shoqërisë “Timak Horse Club”, me pronar përfitues Ron Yeffet, dhe lidhjen e aktivitetit të saj me “Equos Resort” në Petrelë. Balliu thekson se kronologjia mes krijimit të kompanisë dhe zhvillimeve të mëvonshme që lidhen me pasuritë e Ergys Agasit dhe “Equos Resort” nuk përbën, në vetvete, provë të një vepre penale, por sipas tij është një rrethanë që duhet verifikuar nga institucionet kompetente. Deputeti i PD-së kërkon që SPAK të verifikojë çdo lidhje të mundshme mes Yeffet, Agasit, “Equos Resort”, “Timak Horse Club” dhe personave apo subjekteve të përfshira në hetimet e AKSHI-t. Në fokusin e Komisionit Hetimor, sipas Balliut, duhet të jetë edhe mënyra se si janë përzgjedhur partnerët e KAYO-s, kontratat e lidhura, kontrolli shtetëror mbi aktivitetin, importi dhe eksporti i armëve, si dhe respektimi i detyrimeve ndërkombëtare dhe interesit të sigurisë kombëtare.

Read more:Balliu nxjerr fjalimin e Trump: Kartelet dhe komunizmi, dy rreziqe për një shtet!

“Parlamenti nuk po kërkon të zëvendësojë SPAK-un. SPAK duhet të hetojë çdo dyshim për vepra penale. Parlamenti ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontrollin parlamentar dhe të zbardhë përgjegjësinë politike dhe institucionale”, tha Balliu. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të votojë pro Komisionit Hetimor dhe të vendosë në dispozicion të tij të gjithë dokumentacionin. “Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria nga hetimi parlamentar? Nëse KAYO është krijuar për interesin e mbrojtjes së vendit, atëherë transparenca duhet të jetë e plotë.”. Balliu e mbylli deklaratën me një paralajmërim politik: “Kur bëhet fjalë për armë, para publike dhe sigurinë kombëtare, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. As Edi Rama, as njerëzit pranë pushtetit dhe asnjë kompani private. Shteti shqiptar nuk mund të jetë mburojë për askënd.”.

Read more:Përgjimet/ “T’i mbyllim gojën ambasadës së SHBA” – Ahmetaj zbulon planin e Ramës dhe Ron Yeffet për t’i shpëtuar vëzhgimit të amerikanëve

Lexo edhe
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Tags: #AKSHI #Armë #Edi Rama #institucionet #jetë #kayo #klevis balliu #kompani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin