Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Edi Rama dhe mazhoranca, turpi i Shqipërisë!”, Salianji: Kryeministri ia ka deleguar qeverisjen krimit, përmes Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Ron Yefet & CO
Politikë

“Edi Rama dhe mazhoranca, turpi i Shqipërisë!”, Salianji: Kryeministri ia ka deleguar qeverisjen krimit, përmes Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Ron Yefet & CO

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar mazhorancën për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se “Edi Rama dhe qeveria e tij janë turpi i Shqipërisë”, ndërsa pretendon se gjatë qeverisjes së tij janë larguar apo dënuar qindra zyrtarë të lartë për vepra të rënda penale.

Read more:“Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë për blerjen e avionëve zjarrfikës”/ Salianji: Qeveria nuk heq dorë nga korrupsioni. SPAK të hetojë

Ai akuzon qeverinë se ka lejuar përhapjen e trafikut të drogës dhe se institucionet shtetërore janë përfshirë, sipas tij, në veprimtari kriminale.

Read more:“Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale, janë ato që ju mbajnë në pushtet

Salianji përmend edhe arrestimet dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke deklaruar se sipas tij problematika ka prekur nivelet më të larta të pushtetit. Më tej, Salianji pretendon se krimi nuk është më jashtë institucioneve, por është bërë pjesë e tyre.

Read more:“Ka gjyqtarë që shkonin te Ergys Agasi”, Këlliçi: Në dosje janë të implikuar politikanë e prokurorë, do ta shihni…

Postimi i plotë;
Edi Rama dhe qeveria e tij janë turpi i Shqipërisë!
390 zyrtarë të lartë të larguar e të dënuar për vepra të rënda penale. Nga prostitucioni te krimi i organizuar, nga trafiku te hajdutëritë ordinere.
Një qeveri që e kanabizoi vendin me plan dhe më pas krijoi infrastrukturën për trafikun e kokainës dhe heroinës.
Dy zëvendëskryeministra të arrestuar. Ministra.Kryebashkiakë. Bashkëpunëtorë të afërt dhe sot drejtuesja e SHISH duke shkaterruar institucionet e sigurise kombëtare!
Një qeveri ku krimi nuk është më jashtë shtetit. Është brenda tij, i është dorëzuar krimit për të luftuar qytetarët!
Rama ka ndërtuar një vend ku krimi nuk kërkon më të ndikojë te pushteti por gjithë pushteti i është dorëzuar krimit.
Qeverisjen Edi Rama ia ka deleguar krimit përmes Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Ron Yefet @co. Sot qeverisja e tij është e faktuar si më e korruptuara ne Evropë!
E ndërsa Shqipëria zbrazet, Rama vazhdon të mburret ne USA se është lart!
Thuajse 1 milion shqiptarë janë larguar.
Mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë ngrenë flamurin shqiptar lart me punën, dijen dhe suksesin e tyre. Ndërsa këtu, në vendin e tyre, një profesionist duhet të marrë leje, të kalojë pengesa dhe të përkulet para njerëzve të krimit të veshur me pushtet për të nisur çdo lloj pune!
Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët.
Kjo është Shqipëria që ndërtoi Edi Rama.
Prandaj Edi Rama dhe qeveria e tij janë turpi i Shqipërisë.
Duhet të largohen një orë e më parë.
Jo për një parti por për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Lexo edhe
Politikë

118 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Politikë

“Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë”, Berisha: Duhet ndërhyrje e menjëhershme! Ripërtëritja e PD është jetike për vendin

Tags: #AMP #Edi Rama #ervin salianji #institucionet #Krimi #Krimi i organizuar #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 118 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • “Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë”, Berisha: Duhet ndërhyrje e menjëhershme! Ripërtëritja e PD është jetike për vendin
  • Zgjidhet anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit
  • “Regjimi po shpërbëhet turpshëm”/ Berisha nga Foltorja e ripërtëritjes në Elbasan: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, apartamentet “mollë e ndaluar” për të rinjtë
  • “Vezët që ia hedhin turinjve i ka pak”/ Rama në New York, Noka publikon të dhënat: Krevati i Perandorit kushton 50,610 dollarë për javë qëndrim
Nga të njëjtat tag-e
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • “Vezët që ia hedhin turinjve i ka pak”/ Rama në New York, Noka publikon të dhënat: Krevati i Perandorit kushton 50,610 dollarë për javë qëndrim
  • Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet
  • “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 12 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 9 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “PS Parti e Skandaleve, jo më Parti Socialiste”/ Zhupa “shpërthen” në Kuvend: Vlora Hyseni simbol i tradhtisë kombëtare! Rama të japë dorëheqjen! Damka e Narkosit hiqet vetëm me… 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

118 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Sot shënohet dita e 118-të e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë”, Berisha: Duhet ndërhyrje e menjëhershme! Ripërtëritja e PD është jetike për vendin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Elbasani se Shqipëria ndodhet përballë problemeve të rënda sociale dhe…

• 23 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Zgjidhet anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit

Ka përfunduar votimi edhe për anëtarin tjetër të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mësohet se anëtari i dytë i…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by