Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Të huajt preferojnë Durrësin/ Shtatori i mbushur me turistë, operatorët: Ulen çmimet dhe ka më shumë privatësi
Ekonomi

Të huajt preferojnë Durrësin/ Shtatori i mbushur me turistë, operatorët: Ulen çmimet dhe ka më shumë privatësi

• 22 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sezoni i pushimeve po vijon me ritme të mira në bregdetin e Golemit edhe këtë shtator.

Veçanërisht për ata që kërkojnë të shmangin rrëmujën e stinës së nxehtë, moti dhe bregdeti i Adriatikut ofrojnë kushtet ideale për pushime të qeta këtë vjeshtë.

“Muaji shtator është ideal për ata që duan qetësinë, diellin, dhe të shijojnë privatësinë…Tani vijnë të rriturit që vijnë me shiju atë qetësinë që ju ka munguar gjatë gjithë vitit.”, shprehet Albulen Ndrepepaj, Operator turistik.

Read more:‘Rënie graduale e temperaturave’, Gjoni: Fundi i shtatorit rikthen sërish reshjet e shiut!

“Jemi në pension, ndaj kemi kohë për plazh në vjeshtë. Moti këtu është më I mirë se në Gjermani. Ushqimi është ekselent”, thotë pushuesja nga Gjermania.

“Jemi nga Maqedonia dhe zgjodhëm shtatorin sepse ende bën vapë dhe plazhi është i mirë, hoteli është i mirë, gjithçka! Edhe çmimet, por janë pak më të larta se vitin e kaluar”, thotë një turiste.

Përveç pushuesve të huaj që vijnë nga vende te ndryshme të botës, vija bregdetare mbetet e preferuar dhe nga pushuesit tradicionalë, të cilët kthehen çdo herë me të njëjtën besnikëri.

Read more:“Rama i pashpresë, PS de facto po shpërbëhet”/ Berisha: Agasi zotëronte pushtetin ekzekutiv dhe të gjithë karteleve të drogës. Eksponenti më i rrezikshëm…

“Jemi duke kaluar shumë bukur. Shtatorin e zgjodhëm sepse për shkak që ka më pak pushues dhe koha është më e freskët.”, shprehet pushuesi nga Kosova.

“Është pushimi më i qetë edhe më i bukur. Për atë arsye. Që 5-6 vite jemi gjithmonë në shtator. Përveç muajit qershor edhe korrikut se gushti është pak më i ngarkuar me turizëm. Ne jemi kosovarë nga Gjilani dhe e kemi të preferuar gjithmonë Durrësin”, thotë çifti nga Kosova. “Mirë kalojmë, pushim të mirë bëjmë, qetë është. Kanë filluar tani edhe të respektojnë më tepër, më të civilizuar njerëzit edhe këtu. Uji i pastër, çmimet normale se është vend turizmi.”, shprehet ajo.

Interesi i lartë mbështetet edhe nga politika e çmimeve që ofrojnë operatorët turistikë pas mbarimit të verës. Përveç plazhit dhe qëndrimit në resorte, operatorët shprehen se pushuesit e huaj e shfrytëzojnë këtë periudhë edhe për ture kulturore drejt qyteteve të tjera.

Read more:“Bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit, mbrojti “Lubi” Ballukun”/ Berisha nga New Jersey: Ramën do ta largojmë nga qeveria ,misioni të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti!

Albulen Ndrepepaj, Operator turistik shprehet se “Çmimet zbresin me diku te 30-35%. Edhe ky është një ndër faktorët, por siç e dimë Shqipëria ka dhe një klimë shumë të mirë, temperaturat akoma janë të larta, pastaj kanë mundësi që gjatë një jave qëndrimi mund të shkojnë edhe për ture kulturore siç mund të vizitojnë Krujën, Tiranën, Vlorën, Beratin e të tjerë. Momentalisht kemi nga Polonia, Çekia, Sllovakia, francezë që janë futur së fundmi këtë vit, por gjithashtu duke përfshirë gjithashtu Evropën Lindore, Perëndimore, Nordike gjithashtu edhe Baltike.”

Me kushte mjaft të mira atmosferike dhe paketa më ekonomike deri në mesin e tetorit, plazhet buzë Adriatikut vazhdojnë të mbeten një nga destinacionet më të kërkuara të vjeshtës për turizmin e diellit, detit dhe atë kulturor.

Lexo edhe
Ekonomi

Fatura e kripur në aksin Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera. Do të paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

Ekonomi

Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

Tags: #gjermani #Gjermania #Gjilani #Kosova #Maqedonia #moti #plazh #Politika

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fatura e kripur në aksin Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera. Do të paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit
  • Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave
  • Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit
  • Vapa pakësoi mjaltin/ Panairi i përvitshëm në Librazhd, temperaturat e larta ndikuan negativisht
  • Rreth 4 mijë kredi për çiftet e reja/ Shteti garanton huanë pa parapagim, 2 mijë kuota me interes zero në 2027
Nga të njëjtat tag-e
  • Berisha kërkon “ripërtëritjen” e PD-së dhe mobilizim në terren: Jo më vetëm fjalë në letër, takoni qytetarët
  • “Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti
  • Nuk ndryshon tabloja e motit, kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin (VIDEO)
  • “Tjetër goditje për qeverinë! Pas Ballukut, Rama shkarkon Vlora Hysenin”/ Reuters: BE po sheh me vëmendje mënyrën si kryeministri trajton rastet e korrupsionit
  • “Urdhër arresti për shefin e inteligjencës shqiptare”/ ANSA: Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 39 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Fatura e kripur në aksin Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera. Do të paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

21.5 mln euro/km që do të financohet plotësisht nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, Milot-Balldre është një ndër koncesionet…

• 48 minuta më parë • 6 min lexim
Ekonomi

Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

Mbi 34.9% e tregut të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri është e paformalizuar. Por ky sektor…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

Forcimi i financave publike, rritja ekonomike dhe progresi në reformat strukturore janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by