Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit, mbrojti “Lubi” Ballukun”/ Berisha nga New Jersey: Ramën do ta largojmë nga qeveria ,misioni të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti!
Politikë

“Bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit, mbrojti “Lubi” Ballukun”/ Berisha nga New Jersey: Ramën do ta largojmë nga qeveria ,misioni të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti!

• 6 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“PS është themeluar me krimin dhe ka qeverisur me krimin”, kështu është shprehur kreu i PD Salir Berisha në takimin e tij të zhvilluar me shqiptarët në New Jersey.

Read more:“Nga dy kulla 100 mln euro te lulishte në mes të Tiranës”/ Artan Hoxha “zbërthen” planin: Ja çfarë fshihet pas takimit në Aruba

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, dhe se nuk lejoi heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa shtoi se po shpopullon Shqipërinë.

Read more:“S’na duhen ‘koka turku’, por pasuritë e sekuestruara!”/ A do të rëndohet pozita e Ballukut? Artan Hoxha: Ka rrethana të tjera që Rama mbron Ballukun. Ja çfarë pritet të bëjë SPAK

“Ju jap fjalën se do të arrijmë ditën e shpëtimit të Shqipërisë. Se do fitojmë betejën e dinjitetin kombëtar. Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria. Duke larguar Ramaduron ne shpëtojmë Shqipërinë. Sekretari Marko Rubio, për herë të parë në mesazhin që dërgon i referohet karteleve të drogës si një rrezik dhe çlirimi i Shqipërisë nga narkoshteti është një mision. Kërkoj ndihmën dhe mbështetjen e SHBA për këtë betejë. ”, tha më tej ai.

Read more:Arrihet armëpushimi 3 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës! Festime në Moskë për Ditën e Fitores, paradë pa delegacione dhe armë

Pjesë nga fjala e Berishës:

Duhet të jemi të sinqertë se, këtu nuk kam ardhur vetëm për falënderime dhe festime, ndonëse mirënjohja ime ndaj jush dhe kombit amerikan është e përjetshme dhe e pakufishme.
Sot unë kam ardhur këtu me një thirrje të fortë për ju, por dhe çdo shqiptar tjetër në Kanada, në Itali, në Gjermani, në Greqi, në Spanjë dhe në çdo vend tjetër të Evropës dhe të botës.
Sot nga kjo platformë kam një thirrje për çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet dhe që po na ndjek në këtë takim, në media, në internet, kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët.
Dita e sotme mund të jetë për ne një moment përmbushje dhe triumfi, por ne si shqiptarë kemi disa arsye shumë të forta që sot të mos jemi të përmbushur, të mos ndjehemi të përmbushur dhe triumfues. Jo dhe jo.
Sepse Shqipëria, dheu ynë i dashur, po rrokulliset ndoshta më shumë se kurrë në ekzistencën e saj. Në Shqipëri ekstremi i majtë që ka lindur nga krimi, ka sunduar me krimin, është shartuar, është shartuar me kartelet e drogës të cilat presidenti i Shteteve të Bashkuara me shumë të drejtë po i krahason me organizatat terroriste.
Duke sjellë kështu në jetë një monstër të rrezikshme që ushqehet me paratë e shqiptarëve ditë e natë, që lë spitalet pa ilaçe dhe mjeron të sëmurët shqiptarë, që ka rrënuar arsimin në një shkallë ekstreme, që ka shkatërruar drejtësinë dhe kontrollon atë, duke e bërë bashkë me dy-tre vite burg ata që kanë vjedhur miliona dhe pastaj i liron që të shijojnë paratë e tyre, siç ka ndodhur me Tahirin, Dakon, Beqajn, Çyrbjen, Bllakon e të tjerë, që janë liruar nga qelia dhe nuk u kanë kthyer shqiptarëve asnjë qindarkë të vjedhur.
Kjo monstër, duke iu referuar statistikave të Eurostatit, po kërcënon tani së fundi shqiptarët edhe me uri, me çmimet që rriten 5.2 herë më shumë të ushqimeve sesa në mesataren e Bashkimit Evropian, në qytetet që kanë kapur pagën mesatare.
Kjo monstër hibride midis ekstremit të majtë dhe karteleve të drogës është narkoshteti shqiptar, me në krye Edi Ramën, i cili po shpopullon Shqipërinë me ritme apokaliptike.
Ka zbrazur Shqipërinë me mbi 1 milion vetëm në zonën e Shengenit, sipas shifrave të Bashkimit Evropian. Ky narkoshtet antishqiptar është themeluar dhe drejtohet nga një individ i vetëm, që ka mbledhur të gjitha pushtetet në duart e tij, më shumë se diktatori i fundit, që sundon shqiptarët duke mos lejuar zgjedhje të lira, që ka shuar përfundimisht kufirin midis partisë dhe shtetit.
Ky monstër me emrin Edi Rama bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, siç patë në rastin e Lubi Ballukut, ku nuk u votua heqja e saj e imunitetit. Ky monstër me emrin Edi Rama kontrollon mediat kombëtare.
Dhe ky, në bashkërendim me padronin e tij në Beograd, Vuçiçin, është faktuar një armik i egër i interesit kombëtar, një armik i egër i Kosovës dhe i kombit shqiptar.
Miq, Edi Rama do të ishte kryeministri i parë në botë, Tirana do të ishte qeveria e parë në botë që do të vendoste sanksione ndaj qeverisë së Kosovës, ndaj Kosovës. Do të mbetet përjetë në shtyllën e turpit, akti i këtij tradhtari i cili nuk la përpjekje pa bërë për të plotësuar ambiciet serbe në Kosovë, për të shpërbërë Kosovën.
Por u dua të përshëndes përzemërsisht autoritetet e Kosovës të cilat qëndruan, të cilat qëndruan. Qëndruan me burrëri, me guxim, ndaj Vuçiçit dhe argatit të tij në Tiranë.
Dua të përshëndes sot para jush dhe në emër tuaj, ish-udhëheqësit politikë të Kosovës që vuajnë vitet të tëra në burg nga projektet e këtij atdhe-shkatërruesi, dhe t’u uroj nga zemra të marrin pafajësinë dhe të kthehen të lirë në tokën e tyre.
Miqtë e mi, nëse duam të shembim narkoshtetin antishqiptar, nëse duam të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e ekstremit të majtë, askush nuk duhet të harrojë: Partia Socialiste është themeluar mbi krimin kombëtar dhe tradhtinë kombëtare, ka qeverisur me krimin kombëtar, vazhdon të qeverisë me krimin kundër shqiptarëve.

Read more:Kush duhet të paguajë kur një turist i aksidentuar shtrohet në spital? Mjekja Dollenberg në Report Tv: Në Europë trajtimi paguhet, Shqipëria po humbet mijëra euro (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

LIVE- 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i Ramës

Politikë

“Zjarret të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra”/ Lush Susaj: Protesta ka kusht themelor largimin e Ramës!

Tags: #belinda balluku #beograd #Burg #Edi Rama #Festime #gjermani #greqi #Internet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i Ramës
  • “Zjarret të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra”/ Lush Susaj: Protesta ka kusht themelor largimin e Ramës!
  • Takimi i Berishës në SHBA/ Fisnik Qosja dhe Balliu nga New Jersey: Rikthehet shpresa për një Shqipëri ndryshe
  • Berisha në SHBA/ Këlliçi e Balliu për News24: Mbështetja është e jashtëzakonshme! Ja arsyeja përse u ndryshua vendi i takimit
  • “Misioni ynë është të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti!”/ Berisha: Kam besim se SHBA do të na ndihmojë në betejën kundër narkoshtetit
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i Ramës
  • VIDEO/ “Diaspora shqiptare në SHBA, fat i bardhë”, Berisha në New Jersey: Sot ditë e jashtëzakonshme! Qëndrojmë të pamposhtur
  • VIDEO/ Kreu i PD në SHBA, nis takimi i Berishës me shqiptarët e Amerikës në New Jersey
  • Është krizë përfaqësimi jo informimi – Ide
  • “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 16 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 6 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i Ramës

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Protesta ka hyrë në ditën e saj të 99-të. Shqiptarët…

• 4 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Zjarret të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra”/ Lush Susaj: Protesta ka kusht themelor largimin e Ramës!

Në protestën e 99 kundër qeverisë, profesori Lush Susaj u shpreh se protesta ka kushtin e saj largimin…

• 4 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Takimi i Berishës në SHBA/ Fisnik Qosja dhe Balliu nga New Jersey: Rikthehet shpresa për një Shqipëri ndryshe

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, kanë përcjellë mesazhe nga…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by