Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet
Politikë

“Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet

• 5 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protesta opozitare, mundësia e bashkimit të opozitës me energjinë e protestuesve, si dhe dorëheqja e Evis Salës nga Ministria e Shëndetësisë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24, Hasimja u pyet se çfarë do ta trembte realisht kryeministrin Edi Rama.

Read more:“Të hënën 100 ditë rezistencë”/ Protestuesi: Shqiptarët të bashkohen nga veriu në jug. Do të jetë marshimi më i bukur i demokracisë, Rama të japë dorëheqjen

Sipas tij, një protestë me shifra më të mëdha dhe që do të zgjaste për një periudhë më të gjatë do të kishte ndikim, ndërsa një tjetër element i rëndësishëm do të ishte kalimi drejt formave të tjera të mosbindjes civile. Por, sipas Hasimjës, ajo që do të kishte efektin më të fortë do të ishte bashkimi i opozitës me energjinë e protestës. Hasimja theksoi se protesta aktuale përfshin grupe dhe individë me bindje të ndryshme politike, por sipas tij, ajo që i bashkon është kërkesa për ndryshimin e qeverisjes.

“Duhet të kishte numra më të mëdhenj dhe për një kohë më të gjatë. Megjithatë kjo është vetëm një nga ato gjërat.
Patjetër që protesta marrin forma të tjera, mosbindje civile e të tjerë dhe këto mund ta shqetësonin. Në Kosovë për shembull ka një lloj forme të tillë që bëhet. Domethënë janë deputetë të opozitës shpesh edhe me aktivistë të partive të dy partive të opozitës që dalin dhe bllokojnë për shembull hyrjen e qeverisë.

Read more:11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh. Në burg duhet të ishte Balluku dhe hajdutët e qeverisë

Nuk është se po e këshilloj, thjesht po e tregoj si ilustrim. Ka dhe forma të tjera pastaj kudo nëpër botë. Një gjë tjetër që mendoj që e tremb Ramën është bashkimi i opozitës. Madje jo vetëm bashkimi i opozitës, bashkimi i opozitës edhe i energjisë së protestës. Në këtë moment që po flasim kjo është absolutisht e vështirë që të ndodhë. Domethënë edhe PD-së për shembull është dashur që të gëlltitet mirë për ta pranuar atë parullën “Rama në burg, Berisha në burg”. S’është e kollajshme, është dashur të bëjë ca akrobatsira.

Ka pasur dy tre personalitete të PD-së që e mbështetën në fakt që në fillim protestës. Megjithatë ky është diskutim tjetër. Është e sigurt që në fillim kur protesta nisi nga ana e opozitës nuk dinin se si të reagonin për 100 arsye. Arsyeja kryesore ka qenë që meqenëse protesta ngrihej në dukje në pamje të parë kundër problemeve të Zvërnecit ku ishin përfshirë dhe Ivanka, Trump edhe Kushneri. Po ky ka qenë meraku. Në momenti që u sqarua ky merak atëherë pastaj edhe PD-ja ju bashkua dhe partitë e tjera se ngurrimi ka qenë në fakt relativisht i përgjithshëm tek opozita. Por në qoftë se do të kishte një sinkronizim të këtyre energjive natyrisht pastaj që kjo jo e tremb Ramën, por e shkund nga themelet.
Ka nga ata që nuk duan që në shesh të dalin demokratët që të dalin marksistët që të dalin soroistët që të dalin flamingoterë se ka pasur edhe sherr edhe me flamengot. Domethënë në fund të fundit ata njerëz janë aty, por nuk janë të gjithë dakord me njëri-tjetrin. Nuk ke një trup unik që të thuash që ke një protestë homogjene. Njerëzit janë aty sepse kanë halle të ndryshme. I bashkon kërkesa kryesore që kanë për dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë.

Read more:“Protestuesit thonë ‘Saliu në burg’, ua plotësoni dot kërkesën?” Balla-demokratëve: Keni sindromën e Stokholmit, dashuroheni me përdhunuesin!

Ke Shehajn, Lapajn, Qorrin e tjerë që janë vazhdimisht aty pavarësisht se ndaj këtyre herë pas here ka pasur një lloj dëshire për përzënie ose kundërvënie. Bordi është i pamundur aty. Madje unë mendoj që nuk është as i dëshirueshëm sepse si do krijosh një bord kur ke gjithë këto rryma, gjithë këto grupe të ndryshme, është problem i madh. Mendoj që gjithsesi kjo nuk e shmang mundësinë që njerëzit aty të funksionojnë dhe në fakt këto 96 ditë të protestës e kanë vërtetuar që protesta mund të funksionojë shumë mirë. Është protestë rekord. Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria diçka të tillë. E kemi parë në rajon. Është e pamenduar. Kush mund ta mendonte këtë para katër muajsh? S’po them para dy vjetësh, po para katër muajsh. Kujt mund t’i shkonte në mend kjo gjë? Po të na thoshte dikush në studio; “shiko se një ditë shqiptarët do çohen, do rrinë 100 ditë në shesh”. Do kishin qeshur. Domethënë kjo gjë ka ndodhur dhe që kjo gjë të funksionojë do duhet thjesht që të gjithë palët, të gjithë njerëzit aty të nisen thjesht nga ajo kërkesë që kanë të gjithë të përbashkët. Po a janë në gjendje t’i mbledhin njerëzit me ato? Unë mendoj se po. Sa kohë që ti fillon edhe shton kritere përtej asaj kërkesës themelore përfshi dhe dy tre të tjera. Në momentin që bie qeveria do kesh qeveri kujdestare ose teknike tranzicioni si të doni. Unë jam më tepër për qeveri kujdestare, shembull e Maqedonisë, por gjithsesi për aq kohë sa ti nuk fillon edhe vendos filtra atëherë njerëzit i ke aty në shesh ose i ke në shesh, ndoshta dhe mund të lodhen një ditë. Dhe pavarësisht kësaj protesta prapë me shumë sukses i ka rezistuar të gjithë problemeve.”, deklaroi ai.

Read more:“Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata

Gjatë intervistës, Hasimja komentoi edhe dorëheqjen e Evis Salës nga Ministria e Shëndetësisë. Ai tha se ka prirjen t’u besojë njerëzve për atë që deklarojnë, ndërsa e lidhi rastin me vështirësitë që hasin persona që vijnë nga diaspora dhe përpiqen të funksionojnë brenda sistemit shqiptar.

“Unë kam prirjen t’u besoj njerëzve për atë që thonë dhe unë mendoj që ka qenë dorëheqja”, u shpreh Hasimja. Ai shtoi se nuk e paragjykon rastin konkret, pasi nuk e njeh në detaje mënyrën se si Evis Sala ka ushtruar detyrën, por theksoi se problemi sipas tij qëndron më thellë, te mënyra se si është ndërtuar sistemi. “Unë mendoj që sistemi që është ndërtuar është një sistem i cili problematikat e veta i shfaq në të gjitha aspektet e ndryshme”, tha ai.

Read more:“Të lëmë ndasitë e bashkohemi, ose do të përballemi me eksod masiv”/ Qytetari sjell mesazhin nga diaspora: Duhet pakt social mes të gjithë grupimeve shoqërore, ndryshe…

Sipas Hasimjës, nëse administrata publike dhe shërbimet shihen kryesisht si burime tenderash, atëherë funksionimi i tyre largohet nga qëllimi për të ofruar shërbime publike. Në këtë kontekst, ai argumentoi se ndryshimi i sistemit është i vështirë të realizohet nga njerëzit që e kanë ndërtuar atë. “Në qoftë se ti do ta shembësh këtë lloj sistemi, nuk mund ta presësh që shembjen e sistemit ta bëjnë ata që e kanë ndërtuar sistemin”, përfundoi Hasimja.

Lexo edhe
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Tags: #Administrata publike #Burg #Demokratët #Diaspora #Edi Rama #Evis Sala #kesh #kosove

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin