Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij
Teknologji

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij

• 9 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një satelit i NASA-s, pas gati 22 vitesh në hapësirë, pritet të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026. Bëhet fjalë për observatorin hapësinor “Neil Gehrels Swift”, i cili ka përfunduar misionin e tij shkencor dhe tashmë po i afrohet fundit të ciklit të tij në orbitë.

Sipas të dhënave të publikuara nga NASA dhe vlerësimeve të Forcave Hapësinore Amerikane, rihyrja në atmosferë parashikohet të ndodhë rreth orës 08:30-08:15, megjithëse ekziston një marzh pasigurie prej rreth 11 orësh. Pjesa më e madhe e satelitit pritet të digjet gjatë kalimit në atmosferë, për shkak të temperaturave ekstreme dhe fërkimit aerodinamik. Megjithatë, disa pjesë më rezistente mund t’i mbijetojnë rihyrjes dhe të përfundojnë në sipërfaqen e Tokës.

Sipas parashikimeve, zona e mundshme e rënies së mbetjeve kufizohet në brezin ndërmjet 20.6 gradëve gjerësi veriore dhe 20.6 gradëve gjerësi jugore. Kjo përfshin kryesisht rajonet tropikale të planetit.Ndë r zonat që mund të përfshihen në këtë brez janë Hawaii dhe Porto Riko, por edhe pjesë të tjera të rajoneve tropikale.

Read more:Plani i Kinës për të shkatërruar asteroidet që i afrohen Tokës, shpërthim bërthamor 200 herë më i fuqishëm se bomba e Hiroshimës

Pavarësisht shqetësimeve, ekspertët vlerësojnë se mundësia që mbetjet e satelitit të godasin një person është shumë e ulët, rreth 1 në 2,100. Observatori “Neil Gehrels Swift” u lëshua në hapësirë në vitin 2004, me një jetëgjatësi fillestare të projektuar prej vetëm dy vitesh. Megjithatë, ai arriti të funksiononte për më shumë se dy dekada, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kërkimet astronomike.

Përmes tre teleskopëve të tij, sateliti studioi shpërthimet e rrezeve gama, ndër fenomenet më energjike në univers, si dhe galaktikat aktive, vrimat e zeza supermasive dhe shpërthimet e rrezeve X nga yjet e largët. Ai monitoroi gjithashtu asteroidët dhe kometat që kalonin në sistemin tonë diellor, duke ndihmuar në koordinimin e vëzhgimeve shkencore ndërkombëtare.

Read more:Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Porto Palermos, zjarrfikëset në vendngjarje

Edhe pse misioni i tij po përfundon, të dhënat e mbledhura gjatë 22 viteve do të vijojnë të shërbejnë për kërkimet shkencore në vitet e ardhshme.

Lexo edhe
Teknologji

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Teknologji

Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

Tags: #Nasa #Porto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë
  • Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook
  • Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
Nga të njëjtat tag-e
  • Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim 1 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi 1 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm! 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Teknologji

Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

Meta Platforms, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një 18-vjeçare, e…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare

Një ekip ndërkombëtar kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Curtin në Australi ka gjetur prova për praninë e qelizave…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin