Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës
Kronikë

Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës

• 8 Nëntor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi i lanë hesapet edhe këtë herë me zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët tashmë ishin larguar, protestuesit iu rikthyen skenarit të goditjeve me gurë ndaj forcave të policisë.

Situata përshkallëzoi me shfaqjen e një grupi personash të maskuar, të cilët shtynë kazanët e mbeturinave drejt policisë dhe u vunë flakën.

Policia ndërhyri me spray dhe autobotët ujëhedhës. Pamjet nga droni tregojnë fuqinë e presionit të ujit që detyron protestuesit të tërhiqen.

Ndërsa një prej tyre goditet teksa tenton të afrojë një kazan pranë bluve.

Pas përplasjeve përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt qendrës së Tiranës. Edhe pse mes turmës u panë militantë demokratë të mbetur, gjatë marshimit nuk munguan kapsollat dhe thirrjet politike, mes tyre edhe “Revolucion!” e “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?”

Stacioni i fundit i marshimit si çdo herë është Kryeministria. Molotovë, gurë dhe fishekzjarrë u hodhën në drejtim të policisë.

Në pamje dallohen edhe teksa shkulin gurët nga trotuaret për t’i bërë gati për uniformat blu.

Read more:FOTOLAJM/ “SPAK përgatit prangat për…”, mesazhet pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…

Një i ri shihet të bëjë rolin e furnizuesit të protestuesve të tjerë që iu kanë mbaruar “armatimet”.

Përplasjet vijuan me hedhje të përsëritura të ujit nga autobotët e policisë, gaz dhe tymuese.

Pamjet nga ajri tregojnë më pas zhvendosjen e protestuesve drejt zonës së ish-hotel Dajtit, përballë një pranie të konsiderueshme të forcave të policisë.

Krah djemve janë vendosur edhe vajzat që godasin me gurë, madje pa e fshehur fytyrën.

Bulevardi shndërrohet kështu në një arenë përplasjesh, me zjarr, tym, gurë dhe mjete piroteknike për rreth 2 orë, ndërsa policia vijoi ndërhyrjen për të larguar protestuesit.

Në orën 18:00 nisën shoqërimet e para të protestuesve të dhunshëm, ndërsa 30 minuta më pas policia i shpërndau protestuesit me maska. Në bulevard mbetën vetëm një grup, i qetë para kordonëve të policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:57

Rimblidhet një grup protestuesish, policia kordon (VIDEO)

Një grup protestuesish janë rimbledhur në bulevard, por kanë reshtur sulmet ndaj policisë. Kjo e fundit ka krijuar një kordon, ndërsa ka rinisur edhe qarkullimi i automjeteve.

Read more:Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)

Ora 18:22

Pas sulmeve, protestuesit presin policinë me thirrje përçmuese (VIDEO)

Ndërsa disa efektivë policie kalonin përmes Parkut “Rinia”, protestuesit i kanë pritur me thirrje përçmuese dhe fjalët “turp, turp”.

Ora 18:13

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës (VIDEO)

Policia ka avancuar me ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve të mbetur në bulevard. Pas ujit, kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve.

Autobotet e ujit kanë përparuar drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa ka edhe protestues që tërhiqen në rrugët e qendrës.

Ora 18:00

Vijon ‘beteja’! Protestuesit sulme me gurë, ‘prijnë’ vajzat! Policia përgjigjet me ujë (VIDEO)

Vijon thuajse e njëjtë situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Grupi i mbetur i protestuesve të maskuar hedhin gurë drejt autobotëve të ujit e policisë. Në krye të sulmeve janë një grup vajzash.

Herë pas here protestuesit përdorin edhe fishekzjarrë, ndërsa policia kundërpërgjigjet me ujë.

Ora 17:33

Një grup protestuesish në bulevard, sulme me molotovë e gurë policisë (VIDEO)

Në bulevard kanë mbetur vetëm një grup protestuesish të maskuar që vijojnë sulmet ndaj policisë.

Ata hedhin vazhdimisht molotovë e gurë dhe thërrasin “polici e krimit” e “dorëheqje”. Disa prej molotovëve kanë rënë pranë autobotëve të ujit.

Read more:Skandalet e qeverisë dhe kërkesa për dorëheqje/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligë dhe të pavlerë

Ora 17:26

Protestuesit molotovë policisë, sjellin çanta me gurë (VIDEO)

Protestuesit në bulevard kanë krijuar një front përballë policisë, drejt së cilës hedhin molotovë dhe përdorin lazerë për t’i shpërqendruar. Disa të tjerë zbrazin në rrugë çanta me gurë.

Prej tyre nuk resht thirrja “dorëheqje”, me të cilën kërkojnë largimin e kryeministrit.

Nga ana tjetër, policia ka avancuar në bulevard duke i zhvendosur protestuesit pranë Parkut “Rinia”.

Ora 17:22

Policia spraps protestuesit me ujë, i largon nga kryeministria! Fishekzjarret ndriçojnë bulevardin (VIDEO)

Policia po ndërhyn për të shpërndarë protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Autobotët kanë nisur të lëvizin dhe po hedhin ujë, ndërsa protestuesit sprapsen drejt hyrjes së bulevardit.

Një pjesë e tyre hedhin fishekzjarrë, kapsollë e tymuese, si dhe përdorin lazerë të fortë.

Ora 17:12

Vijojnë molotovët e ‘maskave’, policia hedh ujë (VIDEO)

Protestuesit me maska kanë vijuar me hedhjen e molotovëve drejt oborrit të kryeministrisë. Në përgjigje, policia ka hedhur ujë.

Read more:Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë – 21 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar

Ora 17:09

Protestuesit ‘shënjestrojnë’ me lazerë autobotin e ujit (VIDEO)

Disa protestues me maska kanë marrë lazerë me vete, të cilët ia drejtojnë autobotëve të policisë.

Ora 17:02

‘Maskat molotovë kryeministrisë, policia ndërhyn me hedhje uji (VIDEO)

‘Maskat’ po hedhin kapsollë e molotovë drejt kryeministrisë. Një molotov ka hyrë edhe në oborrin e godinës, duke shkaktuar flakë krah autobotit të policisë.

Policia i shoi flakët menjëherë dhe po ndërhyn me hedhjen e ujit drejt protestuesve.

Ora 16:57

Protestuesit e maskuar thyejnë vazot e luleve, sulme kryeministrisë (VIDEO)

Protestuesit e maskuar kanë nisur me përgatitjen e ‘arsenalit’ të gurëve për t’i hedhur drejt kryeministrisë. Ata shkulin pllakat e trotuareve, ndërsa marrin edhe vazot e gurta të cilat i përmbysin dhe i thyejnë.

Copat e tyre i përdorin për sulmet e radhës.

Ora 16:48

Protestuesit me maska shkulin pllakat e gurit nga trotuari, sulmojnë Kryeministrinë (VIDEO)

Një grup protestuesish të maskuar i janë rikthyer akteve të dhunës. Disa prej tyre shkulën pllakat e gurit nga trotuari dhe sulmuan godinën e Kryeministrisë.

Ora 16:29

Protestuesit marshim drejt Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO)

Policia ka hedhur gaz lot sjellës turmës së protestuesve që po marshonin drejt Kryeministrisë.

Read more:“Rama e Berisha ‘kokë e këmbë’ bashkë”/ Revolta e qytetarit: Kryeministri shet pasuritë e popullit! Opozita e vërtetë është në shesh

Ora 16:21

Sulmet te Ministria e Arsimit, protestuesi i maskuar rrëzohet nga uji me presion (VIDEO)

Ky është momenti kur një prej protestuesve të maskuar që po shtynte një kosh mbeturinash drejt autobotit të policisë gjatë tensioneve te Ministria e Arsimit, goditet nga uji me presion.

Forca e ujit e kap në fytyrë, ku mban maskë e syze dhe më pas e hedh në tokë. Protestuesi bën një rrotullim dhe më pas ngrihet në këmbë.

Ora 16:14

Ndahen militantët e PD, protestuesit shkojnë drejt kryeministrisë (VIDEO)

Me të nisur marshimin, protestuesit kanë hedhur edhe kapsollë. Ajo që vihet re, është ndarja mes grupeve me të dalë nga “Rruga e Durrësit”.

Demokratët i janë drejtuar qendrës, ndërsa protestuesit drejt Bankës së Shqipërisë e KQZ, ndërsa më pas do të kalojnë edhe te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Këta të fundit bëjnë edhe thirrje si “arresto Berishën.”

Ora 16:13

Protestuesit nisin marshimin, s’lënë ‘rehat’ militantët e Berishës: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite? (VIDEO)

Protestuesit, përfshirë edhe militantët e deputetët e Partisë Demokratike, po tërhiqen nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin.

Disa protestues nuk i kanë kursyer as thirrjet drejt palës tjetër: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Lexo edhe
Kronikë

Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)

Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Tags: #Burg #Demokratët #Dorëheqje #Droni #Fishekzjarret #flakë #Kqz #protestat kunder qeverise #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë
  • Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë 2 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)

Edhe këtë të premte, në aksin Tiranë-Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ka pasur trafik të rënduar automjetesh. Qytetarë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara

Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK),…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 3 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin