Në një kohë që kanë shpërthyer skandalet e qeverisë, sidomos ai tek SHISH, ku u dha masë arresti për ish-drejtuesen e intitucionit, një fjalim i analistit Mustafa Nano kthen në vëmendje shijet e gabuara dhe mënyrën sesi zgjedh njerëzit që drejtojnë kryeministri Edi Rama.
Nano, duke komentuar Ramën si kryeministër, shprehet se ai ka një shije të pagabueshme, që të zgjedhë ministra dhe njerëz në funksione të larta, që janë të pavlerë.
Nano thekson se Rama nuk i do njerëzit e aftë, por zgjedh mundësisht ata që janë më të poshtërit.
Mustafa Nano: Nuk e di sesa kompetent ishte Shkëlqim Cani, është ekonomist dhe nuk ia njoh ekspertizën në fushën e ekonomisë. Por në distancë më kishte krijuar përshtypjen se kishte një lloj integriteti, moral dhe profesional. Kjo ishte arsyeja se përse ai iku ose arsyeja pse Rama e largoi. Rama me njerëzit që kanë respekt për veten, nuk punon dot. Nuk i duron dot. Prandaj e largoi.
Read more:Popeyes shton një shije të re: VooDoo Wrap
Në vend të tij afroi Arben Ahmetajn, që e bëri zv kryeministër. Këto janë shijet e Ramës, pa shije të pagabueshme që të gjej njeriun më të papërshtatshëm. Kam idenë, që nëse Ramës i nxirren përpara 100 persona dhe t’i thotë një fuqi e mbinatyrshme se 99 prej këtyre janë gjeni dhe ai që mbetet është i pavlerë, është e sigurt se Rama do vendosë gishtin tek ai i pavleri. Po të jetë i poshtër, Rama do e vendosë gishtin akoma më tepër. Ka shije të pagabueshme për të parë se kush është pa vlerë dhe për ta vendosur në post të rëndësishëm.




