Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. AKU nis inspektimet në subjektet ushqimore pranë shkollave, fokus te higjiena dhe siguria e produkteve
Sociale

AKU nis inspektimet në subjektet ushqimore pranë shkollave, fokus te higjiena dhe siguria e produkteve

• 8 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka nisur inspektime në të gjithë vendin, me fokus subjektet ushqimore pranë institucioneve arsimore, si dhe kopshtet, çerdhet dhe shkollat ku përgatitet ushqim.

Në kuadër të paketës së “Sigurisë në shkolla” dhe në zbatim të legjislacionit për sigurinë ushqimore dhe inspektimin, kontrollet po zhvillohen në fast-food-e, byrektore, piceri, markete dhe pika të tjera tregtimi që ndodhen pranë shkollave.

Sipas AKU-së, inspektimet kanë në fokus verifikimin e përmbushjes së kërkesave për sigurinë ushqimore. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kushteve të higjienës, respektimit të afateve të përdorimit të produkteve, gjurmueshmërisë së tyre, kushteve higjieno-sanitare dhe etiketimit.

Read more:Përmet/ Kishte përshtatur ambientet e banesës së tij për therjen e bagëtive dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari! Gjobitet me 200 mijë lekë

Gjatë kontrolleve parashikohet edhe marrja e mostrave të produkteve ushqimore, të cilat do t’i nënshtrohen analizave për tregues fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

AKU thekson se ky plan masash synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët, duke parandaluar rreziqet që mund të lidhen me ushqimet e tregtuara dhe të konsumuara pranë institucioneve arsimore.

Në vijim të inspektimeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të zhvillojë edhe fushata ndërgjegjësuese për operatorët e biznesit ushqimor, si dhe fushata informuese në sistemin parauniversitar.

Read more:​Inspektimet në ndërtimtari, për dy ditë në 14 raste u ndaluan punimet

Fokusi i këtyre aktiviteteve do të jetë informimi mbi elementët kryesorë të sigurisë ushqimore, respektimi i rregullave dhe promovimi i zgjedhjeve të sigurta ushqimore për fëmijët dhe nxënësit.

Njoftimi i AKU:

Në prag të fillimit të viti të ri shkollor në sistemin parauniversitar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në zbatim të paketës së “Sigurisë në shkolla” dhe kërkesave të Ligjit Nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar, dhe Ligjit të Inspektimit Nr. 99/2024, i ndryshuar po ushtron inspektime në të gjithë vendin në subjekte ushqimore me aktivitet fast-food, byrektore, piceri, markete dhe pika tregtimi, pranë institucioneve arsimore si dhe në subjekte ku përfshijnë grupe të veçanta si: kopshte, shkolla dhe çerdhe, në të cilat përgatitet ushqim.

Inspektimet kanë për qëllim verifikimin e përmbushjes së kërkesave të sigurisë ushqimore, me vëmendje të veçantë ndaj kushteve të higjienës, ruajtjes së afateve të përdorimit të produkteve ushqimore, evidentimit të gjurmueshmërisë, evidentimit të kushteve higjieno-sanitare, kontrollit të etiketimit të produkteve ushqimore, si dhe marrjes së mostrave për tregues fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte ushqimore.

Read more:ChatGPT do të lejohet të përdoret në shkollë, Ministria e Arsimit publikon udhëzuesin që përcakton përdorimin nga mësuesit dhe nxënësit

Me këtë plan masash, synohet të kontribuohet në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe nxënësit, duke parandaluar rreziqet që lidhen me ushqimet e tregtuara dhe që konsumohen pranë shkollave.

Në vijim të këtyre inspektimeve, AKU do të ndërmarrë edhe fushata ndërgjegjësuese drejt operatorëve të biznesit ushqimor, fushata informuese/ndërgjegjësuese në sistemin parauniversitar, me fokus në elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, mbi respektimin e rregullave dhe zgjedhjeve të sigurta ushqimore.

Lexo edhe
Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Sociale

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #aku #Fëmijët #Fokus #Food #Higjiena #Inspektime #siguria ne shkolla #ushqime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 13 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse përfshihen në akte dhune. Këtë e sqaroi sot Ministri…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë grumbuj mbeturinash të hedhura jashtë kontenierëve në Sarandë, duke shkaktuar tym të dendur dhe…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin