Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përmet/ Kishte përshtatur ambientet e banesës së tij për therjen e bagëtive dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari! Gjobitet me 200 mijë lekë
Kronikë

Përmet/ Kishte përshtatur ambientet e banesës së tij për therjen e bagëtive dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari! Gjobitet me 200 mijë lekë

• 17 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Përmet, pasi dyshohet se kishte përshtatur një ambient të banesës së tij në fshatin Qilarisht si thertore të paligjshme, ku bagëtitë thereshin jashtë kushteve higjieno-sanitare, ndërsa mbetjet e aktivitetit shkarkoheshin në lumin Vjosë.

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) Gjirokastër, pas informacioneve se në këtë ambient ushtrohej aktivitet i paligjshëm.

Gjatë kontrollit u gjet një ambient i përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku ndodheshin dhjetëra kafshë në proces therjeje, si edhe një numër bagëtish të therura. Po ashtu, u sekuestruan dhjetëra matrikuj për bagëti, të cilët dyshohet se janë të falsifikuar.

Nga verifikimet rezultoi se mbetjet e therjes shkarkoheshin përmes një tubacioni direkt në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të ujërave dhe dëmtim të mjedisit.

Read more:“Babanë e ka invalid, nuk kam marrëdhënie të mirë me të”, çfarë deklaronte kryeplaku i Lozhanit për Violand Braçellarin. Kishte zaptuar shtëpinë e një tjetër banori

AKU bllokoi menjëherë ambientin ku zhvillohej aktiviteti dhe vendosi ndaj pronarit një gjobë prej 200 mijë lekësh të rinj.

62-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndotja e ujërave”.

Në kuadër të të njëjtit hetim, u proceduan penalisht edhe dy veterinerë, L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi sipas Policisë nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat që u ngarkon ligji për bagëtitë në pronësi të 62-vjeçarit.

Read more:Sot koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit thekson se do të vijojë kontrollet për goditjen e veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë mjedisin, cenojnë sigurinë ushqimore dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Njoftimi i Policisë:

Përmet-Kishte përshtatur një ambient të banesës së tij, në fshatin Qilarisht, si thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, vihet në pranga 62-vjeçari.

Procedohen penalisht 2 veterinerë, për shpërdorim detyre.

Read more:Tabaku nga Spaçi: Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës, asnjë familje nuk duhet të mbetet pa përgjigje

AKU bllokon ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme dhe ndëshkon pronarin me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me AKU Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara se një shtetas kishte përshtatur një ambient si thertore jashtë kushteve minimale higjieno-sanitare dhe mbetjet e krijuara nga kjo veprimtari i hidhte në lumin Vjosë, ushtruan kontroll në këtë ambient.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., u konstatua një ambient i përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra bagëti në proces therjeje, si dhe një pjesë e tyre të therura. Gjithashtu, u gjetën dhjetëra matrikuj për bagëti, të dyshuara të falsifikuara.

Read more:Mbi 1100 kilogramë bajame të kontaminuara hyjnë nga Spanja në Shqipëri, AKU-konsumatorëve: Rrezik për shëndetin, ktheni mbrapsht produktin

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë dhe të AKU-së konstatuan një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes shkarkoheshin dhe hidheshin në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe të ujërave.

AKU ndërhyri menjëherë duke bllokuar ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme, nisi procedurat administrative përkatëse dhe ndëshkoi pronarin e ambientit me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 62 vjeç, banues në fshatin Qilarisht, Përmet, pronar i ambientit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndotja e ujërave”.

Read more:“Shpërdorimi i detyre” dhe “Shkelja e barazisë në tendera”/ PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen: Financuan 4.2 mln euro koncertin privat të Kanye West

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, të dy banues në Përmet, me detyrë veterinerë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet dhe nuk kanë marrë masat që u ngarkon ligji për bagëtitë e 62-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj për evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që dëmton mjedisin, cenon sigurinë ushqimore dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Lexo edhe
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #aku #bagëti #Detyrë #Gjirokaster #lumi vjosa #permet #Policia #thertore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
Nga të njëjtat tag-e
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 2 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 8 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 1 ditë më parë • 25 min lexim
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin