Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shpërdorimi i detyre” dhe “Shkelja e barazisë në tendera”/ PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen: Financuan 4.2 mln euro koncertin privat të Kanye West
Politikë

“Shpërdorimi i detyre” dhe “Shkelja e barazisë në tendera”/ PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen: Financuan 4.2 mln euro koncertin privat të Kanye West

• 13 Korrik, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin penal kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Blendi Gonxhja, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, për propozimin dhe miratimin e financimit të 4.2 milion euro të një eventi privat të këngëtarit Kanye West.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ 19 të arrestuarit në paraburgim, avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum

“Me Aktin Normativ Nr. 3, datë 06.07.2026, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shtetasit Blendi Gonxhja, Këshilli i Ministrave ka vendosur financimin e pjesshëm të organizimit dhe mbarëvajtjes së një aktiviteti kulturor-artistik, me ndikim në promovimin e turizmit dhe imazhit të Republikës së Shqipërisë, koncerti i artistit të njohur ndërkombëtar, Kanye West (YE), që do të zhvillohet në Tiranë, në datën 11 korrik 2026, në masën 400.000.000 Lekë ose 4.2 milionë Euro.

Read more:Nesër kallëzimi në SPAK për 4 mln eurot e Kanye West/ Rama justifikohet: Fajin e kanë protestuesit

Gjatë arsyetimit të nevojës, në relacion thuhet se në rastin konkret nevoja identifikohet së pari në planin praktik me faktin që organizimi i këtij eventi kërkon mbështetjen prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, pa të cilën evenimenti/koncerti rrezikon të dështojë, bazuar në komunikimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe organizatorëve të koncertit dhe së dyti në planin juridik, për shkak të faktit se në legjislacioni në fuqi nuk ka një bazë ligjore, një dispozitë autorizuese ligjore, për nxjerrjen e një akti nënligjor, që të lejojë dhënien e një mbështetjeje të tillë, në kushte të tilla për një eveniment muzikor/artistik/kulturor me efekt të theksuar turistik. Theksojmë se qoftë sipas ligjit nr. 10 352, datë 18.11.2010, «Për artin dhe kulturën», të ndryshuar, qoftë sipas ligjit nr. 93/2015, «Për turizmin», të ndryshuar, është e pamundur të miratohet akt nënligjor për mbështetjen e këtij evenimenti në kushtet konkrete”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Read more:“Rama mbron financimin me 4 mln euro për Kanye West”/ New York Times: Kryeministri nuk dha detaje për përdorimin e fondeve, ndërsa përballet prej javësh me protesta

PD shprehet se “kuadri ligjor në fuqi ka sanksionuar detyrimin e autoriteteve shtetërore që, në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, të përdorin me eficencë dhe efektivtet burimet financiare shtetërore, duke respektuar parimet e qëndrueshmërisë së financave publike, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së lirë. Në këtë drejtim, Kushtetuta, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ashtu si dhe ligjet e dala në zbatim të tyre, kanë sanksionuar ndalimin e çdo sjellje apo veprimi të institucioneve shtetërore, të cilat cënojnë në vetvete Buxhetin e Shtetit, lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e palëve në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve, pavarësisht nëse përdoren ose jo për qëllime publike. Rezulton se mbi bazën e një operatori ekonomik privat, shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka iniciuar procedurën për miratimin e aktit normativ, me qëllim që këtij operatori t’i akordohej një fond prej 4.2 milionë Euro, duke shfrytëzuar fondin rezervë të Buxhetit të Shtetit. Ky i fundit, referuar dispozitave ligjore të mësipërme, mund të përdoret vetëm për shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë të pamundura të parashikohen, siç mund të jenë rastet e fatkeqësive natyrore, përmbytjeve, tërmeteve, epidemive dhe emergjencave civile. Në rastin konkret, nuk jemi përpara asnjërit prej këtyre rasteve, pasi koncerti muzikor ishte një ngjarje e planifikuar në kohë, dhe operatori ekonomik privat kishte mundësi që të aplikonte me përpara për të përfituar një fond të caktuar për realizimin e këtij aktiviteti, në përputhje me procedurat ligjore. Duke vepruar kështu, shtetasit Edi Rama dhe Blendi Gonxhja nga njëra anë ka cënuar fondin rezervë, që përbën një grupeve kryesore të shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit, ashtu si edhe ka cënuar parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit, pasi një mundësi e tillë nuk ka qenë e parashikuar për operatorët e tjerë ekonomikë, që po ashtu mund të aplikonin për të përfituar mbështetje financiare për realizimin e këtij koncerti apo të ngjashëm me të.”.

Read more:Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun

“Nga sa më sipër, është e qartë se shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Shqipërisë, dhe shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin sa i përket shfrytëzimit të fondit rezervë për të mbështetur një aktivitet muzikor privat, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, e në këtë kuptim veprimet e tyre përmbushin elementin e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana tjetër, të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkelur rregullat sa i përket lirisë së pjesëmarrjes dhe realizimit të barazisë së shtetasve në tendera publik, me qëllim krijimin e avantazheve dhe privilegjeve të padrejta për një operatori ekonomik të caktuar, duke përmbushur kështu elementin e anës objektive të veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar neni 258 i Kodit Penal.” – thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.

Read more:“Spektakël politik për të zbehur protestat”, OCCRP: “Bukë dhe cirk” me paratë e shtetit, kritika të forta ndaj Ramës për koncertin e Kanye West

Lexo edhe
Politikë

Me 72 vota kundër/ PS rrëzon kërkesën për interpelancë për Zvërnecin

Politikë

“Evropa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”/ 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Neomalësorja për median holandeze: Protestat do të rriten edhe më shumë!

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #Blendi Gonxhja #Detyrë #Edi Rama #euro #gazment bardhi #Kanye west

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Me 72 vota kundër/ PS rrëzon kërkesën për interpelancë për Zvërnecin
  • “Evropa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”/ 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Neomalësorja për median holandeze: Protestat do të rriten edhe më shumë!
  • Debat i ashpër në Kuvend/ Kapri: Vuani nga Agronofobia, e shantazhuat dhe i mbyllët bizneset”. Balla: Mandatin ta ruajtën numëruesit e PS-së, kam një vit që të them mos…
  • Qëndresa Qytetare kërkesë KLSH: Audito 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West! Janë para publike, çdo qindarkë duhet të jetë e justifikuar
  • Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë
Nga të njëjtat tag-e
  • Debat i ashpër në Kuvend/ Kapri: Vuani nga Agronofobia, e shantazhuat dhe i mbyllët bizneset”. Balla: Mandatin ta ruajtën numëruesit e PS-së, kam një vit që të them mos…
  • Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë
  • Autobotë uji dhe forca të shumta policore/ Mazhoranca frikë nga revolta, “blindohet” Kuvendi, por aty s’ka protestues (VIDEO)
  • Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik mesazh qytetarëve: Ju lutem, vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë
  • 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, “Der Standard”: Rinia shqiptare nuk ka më frikë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 44 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 41 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 14 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Janë të gjithë të korruptuar”/ Qytetari: Vij nga Suedia, shqiptarët duhet të dalin të gjithë në protestë deri në rrëzimin e Ramës 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej 9 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Me 72 vota kundër/ PS rrëzon kërkesën për interpelancë për Zvërnecin

Partia Socialiste ka rrëzuar me 72 vota kundër dhe vetëm 2 vota pro kërkesën për zhvillimin e një…

• 44 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Evropa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”/ 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Neomalësorja për median holandeze: Protestat do të rriten edhe më shumë!

“Shqipëria ka qenë trazuar, shkak është “Revolucioni Flamingo”. Deri tani, dhjetëra mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për…

• 44 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

Debat i ashpër në Kuvend/ Kapri: Vuani nga Agronofobia, e shantazhuat dhe i mbyllët bizneset”. Balla: Mandatin ta ruajtën numëruesit e PS-së, kam një vit që të them mos…

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvend mes deputetit të Partisë “Mundësia” Erald Kapri dhe kreut të…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by