Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile!
Politikë

“Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile!

• 31 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti shqiptar që jeton në Britani, Ilir Dedej, ka komentuar në “Programin e drekës”, në News24 me Nisida Tufën protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se pas 93 ditësh mobilizimi qytetar, sipas tij, pushteti i kryeministrit Edi Rama është dobësuar.

Dedej tha se protesta duhet të shkojë përtej tubimeve dhe marshimeve, duke bërë thirrje për mosbindje civile. Sipas tij, synimi duhet të jetë largimi i qeverisë dhe ndryshimi i sistemit politik. Aktivisti pretendoi gjithashtu se politikanët tashmë po shmangin daljet publike dhe lëvizjet e zakonshme, duke e lidhur këtë me reagimin e qytetarëve ndaj qeverisë.

Read more:Bardhi bën thirrjen: Çmimi i naftës më i shtrenjti në Rajon, qeveria të ndërhyjë, të ulë taksat!

Dedej kritikoi ashpër qeverisjen e Ramës, duke përmendur ndër të tjera edhe çmimet e larta të karburanteve dhe largimin e shqiptarëve nga vendi. Ai tha se protestuesit nuk kërkojnë thjesht një rotacion politik, por një ndryshim më të thellë të mënyrës së qeverisjes. Dedej u ndal edhe te protesta e paralajmëruar për 12 shtator, duke deklaruar se synimi është që qytetarët të qëndrojnë në shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit.

Read more:“Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “PasqyrAlbania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër

Ai theksoi se protestuesit duhet të jenë të gatshëm edhe për forma të mosbindjes civile, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje nga qytetarët brenda vendit. Sipas Dedejt, në takimet dhe bisedat që ka zhvilluar me qytetarë, ka konstatuar një mbështetje për vazhdimin e protestave deri në largimin e Ramës. Dedej u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të marrin pjesë në protestën e 12 shtatorit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për vijimin e lëvizjes kundër qeverisë.

Read more:Pretendimet se Shqipëria po destabilizon Malin e Zi, Pandeli Majko: Nuk kemi dashuri gjeopolitike për Serbinë! Ose jemi para një skandali në NATO, ose…

“Energjia duket dhe sot në ditën e 93. Pjesëmarrja ka qenë më se e mjaftueshme ku mendohej nga pushteti se kjo protestë do të dështonte. Personalisht, duke qenë pjesëmarrës në protestë prej 3 muajsh, jam përpjekur që të përbashkoj frymën pro protestës, kundër pushtetit korruptiv. Kjo të konkretizohet me një mosbindje civile qytetare, demokratike që do të çojë deri në rrëzimin e kryeministrit dhe këtij sistemi. Kemi pasur takime me njerëz, dhe bashkëbisedime online. Do të përgatitemi për t’i dhënë goditjen përfundimtare këtij pushteti korruptiv. nuk do të jemi përherë në rrugë, te mikrofoni apo marshimi. E gjithë politika është vendosur në mision për të shuar protestën. Të gjitha rrugët të çojnë që ata duan ta shuajnë këtë protestë, por kjo urrejtja e brendshme që qytetarët kanë krijuar prej kohësh ndaj korrupsionit, me shpresën për të larguar këtë qeveri apo këtë kryeministër, delirant, manipulator, një njeri që gjoja bën për popullin, por s’ka bërë asgjë. Çdo ditë shqiptarët vuajnë, siç është çmimi i karburantit, shumë i lartë. Një nga arsyet që ky kryeministër duhet të largohet. Qeverisja e Ramës është dobësuar. Po të shihni gjuhën e trupit në fillim nga Rama, që kishte mbështetje dhe nga opozita. Sot shohim që ka dhënë efekte kjo protestë. Siç ishte dhe frika që patën socialistët për të ndryshuar takimin e tyre, nga frika e protestuesve.

Read more:“Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Mbyllet protesta e 91-të, qytetarët: Nesër më shumë!

Politikanët para protestës lëviznin lirshëm. Pinin kafe nëpër kafene. Sot i tremben popullit. Pse fshihen? Çfarë e mban të stepur këtë qeveri? Kjo protestë e ka dhënë efektin e saj. Shumë intelektualë e kanë dëshirën që të jenë aty, të flasin, por ka dhe nga ata që i kanë qëndruar larg tubimit. Kur flitet dhe të akuzohet duhet të flitet me fakte dhe prova. Pjesa tjetër dërrmuese kanë qenë, kemi folur, kemi shkëmbyer mendime. Pjesa më e madhe janë pro largimit të këtij sistemi. Flitet për ndryshim politik dhe jo rrotacion. Ne nuk kemi arsye që të largohemi nga vendi. Duhet të largojmë këtë lloj qeverisje, sistemi, që ka larguar shqiptarëve nga vendi. Shqipëria 1 euro, që ka dekada që po aplikohet, tregon se duhet të jemi të vendosur që të largojmë këtë sistem. Ne duam të vijmë më 12 shtator, dhe të qëndrojmë aty deri në rrëzimin e Ramës. Dorëheqja e tij është e panegociueshem. Duhet të jemi të gatshëm për një mosbindje civile, që mos të bëjmë pas. Na duhet mbështetje, mbështetje e brendshme. Me ata që kemi biseduar, ata kanë shprehur qëndrimin për të qëndruar aty, deri në dorëheqjen e Ramës. Këto janë parashikime, që do të tregojnë se çfarë do të bëhet më 12 shtator, e më pas. Duhet të jetë dhe mbështetja e njerëzve që janë aty. Se duhet mbështetje e plotë. Rama është në delir, pasi ka pasur bindjen se është pronari i vetëm i Shqipërisë. Një kryeministër, që brenda territorit të Shqipërisë, është mospërfillës. Jashtë territorit shprehte atë fobullëkun e tij, që tregonte se; unë vendos. Por sot nuk është më ai që ka qenë. Efekti i protestës e ka bërë punën e vetë. Ndaj duhet të jemi të bashkuar, që t’i tregojmë Ramës se jemi të vendosur. Dhe në nivel botëror, kredibiliteti i tij ka rënë. Një kryeministër ku askush nuk është i interesuar që të dëgjojë gjë për të.”, tha ai.

Read more:BIRN: Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale

Lexo edhe
Politikë

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, sistemi do të shtrihet në gjithë vendin

Politikë

“Shokuese, tmerr”, Korreshi publikon pamjet nga njësia Ballagat: As në Gaza nuk sheh kështu

Tags: #Edi Rama #euro #jetë #kafe #opozita #Para #Politika

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, sistemi do të shtrihet në gjithë vendin
  • “Shokuese, tmerr”, Korreshi publikon pamjet nga njësia Ballagat: As në Gaza nuk sheh kështu
  • Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Del pas 3 orësh në SPAK Igli Tare, çfarë deklaroi për gazetarët
  • “1.5 mld euro për hajdutët lokalë/ Berisha denoncon: PS po shpërndan para për zgjedhjet lokale! Ja kur do prezantojmë kandidatët tanë
  • “Greqia ul çmimet, qeveria shqiptare 0 reagim”/ Berisha: Të hiqet urgjentisht TVSH për ushqimet! Rama jeton në kullën e fildishtë të pushtetit, nuk ka prioritet qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • Tiranë/ Shkolla ‘Edith Durham’ gati për vitin e ri shkollor, hapësira të reja dhe kushte moderne për nxënësit
  • Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, sistemi do të shtrihet në gjithë vendin
  • ‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)
  • Trupi i pajetë në Seman ende pa identitet, pritet ADN-ja! Ekspertiza i kalon Institutit të Mjekësisë Ligjore (VIDEO)
  • “1.5 mld euro për hajdutët lokalë/ Berisha denoncon: PS po shpërndan para për zgjedhjet lokale! Ja kur do prezantojmë kandidatët tanë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 19 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 8 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Veliaj shkarkon Ristanin, Rama mbledh drejturesit politikë”/ Muçollari: Bashkia Tiranë, model i kapjes së pushtetit! Ja mesazhi që do t’i dërgojë kryeministri, kryetarit në qeli 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, sistemi do të shtrihet në gjithë vendin

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se 20 institucione arsimore në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente,…

• 49 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shokuese, tmerr”, Korreshi publikon pamjet nga njësia Ballagat: As në Gaza nuk sheh kështu

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në “Facebook” një tjetër rast skandaloz në Lushnjë. Korreshi ka publikuar pamje të…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Del pas 3 orësh në SPAK Igli Tare, çfarë deklaroi për gazetarët

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë, 31 gusht, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK),…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by