Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Bardhi bën thirrjen: Çmimi i naftës më i shtrenjti në Rajon, qeveria të ndërhyjë, të ulë taksat!
Politikë

Bardhi bën thirrjen: Çmimi i naftës më i shtrenjti në Rajon, qeveria të ndërhyjë, të ulë taksat!

• 30 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për çmimin e karburanteve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se përmes taksave po rëndon më tej qytetarët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se çmimi i naftës në vend është ndër më të lartët në rajon dhe kërkon ndërhyrjen e qeverisë përmes uljes së taksave. Sipas tij, një litër naftë arrin deri në 219 lekë, ndërsa rreth 100 lekë të këtij çmimi përbëhen nga taksa të ndryshme, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe TVSH-në.

Bardhi e lidh rritjen e të ardhurave nga karburantet me politikat e qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po përdor mekanizma për të amortizuar çmimin për qytetarët. “Kur rritet çmimi, qytetari paguan më shumë. Kur qytetari paguan më shumë, Qeveria arkëton më shumë”, shprehet Bardhi, duke shtuar se sipas tij këto të ardhura nuk po kthehen në formën e lehtësimeve për konsumatorët.

REAGIMI:
ALGORITMI I NAFTËS DHE ALGORITMI I EDI RAMËS

Read more:“Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën

Edi Rama ka disa algoritme që funksionojnë prej vitesh në qeverisjen e tij.

Algoritmi i korrupsionit.

Algoritmi i krimit të organizuar.

Algoritmi i pastrimit të parave.

Algoritmi i taksave.

Të gjitha bashkë formojnë algoritmin e Edi Ramës: qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë dhe marrin gjithnjë e më pak nga Qeveria.

Për ta kuptuar këtë algoritëm nuk na duhen teoritë e askujt. Mjafton të shohësh tabelën e çmimeve në pikën më të afërt të karburantit: Deri në 219 lekë për 1 litër naftë.

Read more:“SPAK të hetojë mbi 100 milionë euro vjedhje”/ Ambientalistët protestë para KESH: Mos e ktheni Gjirin e Vlorës në varrezë TEC-esh. Refuzoni firmosjen e tenderit të ri 20 mln euro

Algoritmi i naftës është fare i thjeshtë.

Nga 219 lekë që paguan qytetari, rreth 100 lekë janë taksa: akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni dhe TVSH.

Kur rritet çmimi, qytetari paguan më shumë. Kur qytetari paguan më shumë, Qeveria arkëton më shumë. Dhe ndërsa Qeveria përfiton nga rritja e çmimit, ajo nuk kthen asgjë tek qytetari.

Pse Qeveria ka bërë këtë zgjedhje?

Sepse prioritet për Edi Ramën nuk është algoritmi i mirëqenies. Me milionat e shtuara që arkëton nga rritja e çmimit të naftës, financon algoritmin e korrupsionit, përmes tenderave me vlera 2–3 herë më të larta, siç kemi parë në dosjet e Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit.

Read more:Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës

Që çmimet janë rritur kudo, nuk është justifikim. Pse nafta është më e lirë kudo në rajon? Sepse qeveritë atje kanë përdorur mekanizma që amortizojnë rritjen ose e kufizojnë atë. Në Shqipëri, Edi Rama funksionon me algoritmin e tij: pret që nafta të shkojë 220 lekë për litër dhe pastaj të ndërhyjë tek akciza.

B — BESIM? Prit sa të shkojë 220 lekë/litër.

E — EMPATI? Zero ulje taksash.

S — SHËRBIM? 219 lekë/litër.

A — ANGAZHIM? Më shumë fitime për Qeverinë.

Read more:Nga “Besa” te “Pasqyra Albania”/ Rama dje dhe sot! Kur ishte në opozitë premtimet e qeverisë i dukeshin dokrra, sot si kryeministër i “shet” për arritje (VIDEO)

Tre muaj më parë, Edi Rama refuzoi me votë propozimin e Partisë Demokratike për uljen e çmimit të karburanteve përmes dy mekanizmave:

1. Ulja e taksës së qarkullimit

2. Një mekanizëm automatik që, kur shteti mbledh më shumë TVSH për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, këtë të ardhur shtesë t’ua kthejë qytetarëve përmes uljes së akcizës.

Jemi ende në kohë që algoritmi i naftës të ndryshojë dhe propozimi i refuzuar tre muaj më parë të vihet në punë. Por për ta bërë këtë, duhet të ndryshojmë algoritmin kryesor: t’i bëjmë naftën Edi Ramës.

Lexo edhe
Politikë

Bllokimi i rrugëve/ Protestuesi thirrje shoferëve: Ne nuk jemi fajtorë. E dimë se jeni nën presion ekonomik, do çlirohemi

Politikë

“Ky shtet ka rënë!”, aktivistja për krizën e pagave të gjyqtarëve: Bravo për guximin që kur liruat protestuesit, fitore e rëndësishme

Tags: #Besim #çmimi i naftes #Edi Rama #gazment bardhi #Karburantet #Nafta #Naftë #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bllokimi i rrugëve/ Protestuesi thirrje shoferëve: Ne nuk jemi fajtorë. E dimë se jeni nën presion ekonomik, do çlirohemi
  • “Ky shtet ka rënë!”, aktivistja për krizën e pagave të gjyqtarëve: Bravo për guximin që kur liruat protestuesit, fitore e rëndësishme
  • Përfundojnë fjalimet/ Me thirrjet “Dorëheqje”, protestuesit drejtohen për tek sheshi “Nënë Tereza”
  • Rama ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe! Policia të lirojë 10 të arrestuarit!
  • Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Bllokimi i rrugëve/ Protestuesi thirrje shoferëve: Ne nuk jemi fajtorë. E dimë se jeni nën presion ekonomik, do çlirohemi
  • Përfundojnë fjalimet/ Me thirrjet “Dorëheqje”, protestuesit drejtohen për tek sheshi “Nënë Tereza”
  • Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen
  • 103 ditë revoltë! Nis protesta e qytetarëve para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
  • “Bashkisë së Tiranës iu pre koka”/ Rama për Veliajn në burg: Eksperiment i padëgjuar në BE, dëme kolosale për kryeqytetin (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 9 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 6 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Bllokimi i rrugëve/ Protestuesi thirrje shoferëve: Ne nuk jemi fajtorë. E dimë se jeni nën presion ekonomik, do çlirohemi

Një nga protestuesit në protestën e sotme të 103 foli edhe për bllokimin e disa rrugëve, sidomos në…

• 14 sekonda më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ky shtet ka rënë!”, aktivistja për krizën e pagave të gjyqtarëve: Bravo për guximin që kur liruat protestuesit, fitore e rëndësishme

Një aktiviste e protestës nuk hezitoi të fliste për krizën e pagave të gjyqtarëve. Ndër të tjerat, në…

• 14 sekonda më parë • 1 min lexim
Politikë

Përfundojnë fjalimet/ Me thirrjet “Dorëheqje”, protestuesit drejtohen për tek sheshi “Nënë Tereza”

Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve edhe sot në ditën e 103 të protestës. Pas kësaj, është bërë thirrje…

• 15 sekonda më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by