Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Socialistët kundër shkrirjes, dogjën teserat, reportazhi i BIRN: Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit!
Politikë

Socialistët kundër shkrirjes, dogjën teserat, reportazhi i BIRN: Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit!

• 30 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në distancë qeverinë se projekti për shkrirjen e njësive të tyre me Beratin do të sjellë paralizimin dhe shpopullimin e mëtejshëm të tyre. Kristaq Tumani, një ish-mësues në pension nga Dimali, po e kalon këtë verë me shqetësimin se çdo të ndodhë me komunitetin e tij nëse bashkia do të shkrihet me Beratin. “Si çdo qytetar i Dimalit edhe unë e kam përcjellë me shumë shqetësim projektin për shkrirjen e Bashkisë Dimal,” tha Tumani për BIRN.

Propozimi i depozituar nga Partia Socialiste në Kuvend në fund të korrikut parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Mes 15 bashkive që propozohen për shkrirje janë edhe Dimali dhe Poliçani, të cilat mund t’i bashkohen Bashkisë së Beratit. Propozimi ndodhet ende në fazën e konsultimit dhe vendimi përfundimtar i takon Kuvendit, por vetëm mundësia e ndryshimit të hartës ka mjaftuar që në të dyja bashkitë e Qarkut Berat të nisë kundërshtimi. Në fillim të gushtit, dhjetëra banorë, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, protestuan kundër propozimit me pankartat “Mos e prekni Dimalin”. Tanimë, diskutimet kanë kaluar nga institucionet te rrugët, lokalet dhe familjet. Tumani beson se humbja e bashkisë do të ndihej drejtpërdrejt në jetën e banorëve, veçanërisht në fshatrat që ndodhen larg qendrave urbane.

Read more:Protestat kundër reformës territoriale/ Banorët e Dimalit: Bashkia nuk duhet të preket, ekzistojmë që nga shek. V p.e.s.

“Ky bashkim do të largonte shërbimet, do të rriste kostot për marrjen e shërbimeve bazike, do të paralizonte jetën e qytetit dhe për pasojë do të sillte dhe shpopullimin e zonës,” argumenton ai. Ish-mësuesi numëron rreth 38 fshatrat dhe katër njësitë administrative të bashkisë së Dimalit si një arsye më shumë që vendimmarrja të qëndrojë pranë komunitetit. “Bashkia Dimal ka historikun e saj të veçantë, ka numër të lartë popullsie, ka potencial ekonomik të lartë,” pretendoi ai.

Një identitet përtej hartës
Në Dimal, kundërshtimi i bashkimit me Beratin është ndërtuar mbi dy shtylla që përsëriten në reagimet e kësaj vere: Identiteti i zonës dhe pretendimi se bashkia ka kapacitete ekonomike për të funksionuar më vete. Vilson Shehu, drejtues i organizatës “The Youth of Ura” dhe një prej zërave të shoqërisë civile në zonë, e kishte artikuluar rëndësinë e këtij identiteti edhe përpara se debati për hartën e re territoriale të mbërrinte në Dimal. “Bashkia Dimal nuk është një bashki kalimtare, por një bashki që ka të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen,” thotë Shehu. Në të njëjtën linjë, edhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj evokoi historinë e lashtë të zonës për të kundërshtuar propozimin socialist për shkrirje.

Read more:Dita e 30 e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Të pa lëkundur! I themi jo vendimit të qeverisë

“Dimali ka ekzistuar prej shekullit të V p.e.s. Në atë sit, në kodrinat e bukura të Cukalatit, rreth shekullit të II p.e.s. gëlonte jeta, bujqësia dhe tregtia,” shkroi Memaj më 1 gusht. Bashkia mori emrin Dimal në vitin 2021, duke zëvendësuar emërtimin Ura Vajgurore, pas një procesi të gjatë konsultimi. Por argumenti historik është vetëm një pjesë e kundërshtimit. Drejtuesit vendorë i janë kthyer shifrave për të argumentuar se bashkia nuk duhet të konsiderohet një njësi që nuk mund të qëndrojë financiarisht më vete. Ekonomia lokale mbështetet fort te bujqësia dhe tregtia. Sipas të dhënave të paraqitura nga Bashkia Dimal, eksportet bujqësore arrijnë në rreth 50 milionë euro në vit, ndërsa në territor operojnë biznese që lidhen me bujqësinë, përpunimin dhe sektorë të tjerë të ekonomisë. Në këtë debat, një prej argumenteve të reformës se bashkimi me një njësi më të madhe mund të rrisë kapacitetet financiare dhe investuese është kthyer në pikën kryesore të përplasjes. “Shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues, e kundërta mund të ndodhë në kushtet kur vendimmarrja shkëputet nga njësia që shkrihet drejt njësisë ankoruese,” argumentoi më parë kryebashkiakja.

Read more:Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)

Kundërshtimi qytetar mori më pas edhe formë institucionale. Më 10 gusht, Këshilli Bashkiak i Dimalit diskutoi propozimin për bashkimin me Beratin dhe nga 21 këshilltarët pjesëmarrës, 20 votuan kundër. Në mbledhje u diskutuan edhe treguesit financiarë. Sipas të dhënave të paraqitura nga përfaqësuesit vendorë, gjatë dhjetë viteve të fundit Dimali kishte realizuar mesatarisht 38% të investimeve me buxhetin e vet, kundrejt 7% të raportuar për Beratin. Këshilltarët i përdorën këto të dhëna për të kundërshtuar argumentin se bashkimi me Beratin do t’i sillte automatikisht Dimalit kapacitete më të mëdha investuese.

Poliçani në protestë

Në anën tjetër të qarkut, qyteti i Poliçanit me një histori krejt të ndryshme po kundërshton gjithashtu projektin për shkrirjen me Beratin. Fundi i gushtit sjell çdo vit më shumë lëvizje në zonën e Poliçanit. Ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit mbushin rrugët e zonës me besimtarë dhe vizitorë, por këtë verë, mes banorëve të Poliçanit një tjetër çështje ka konkurruar me ritmin e pelegrinazhit: mundësia që qyteti i tyre të mos ketë më bashkinë e vet. Në fund të korrikut, banorë të Poliçanit protestuan kundër propozimit, ndërsa disa pjesëmarrës dogjën publikisht teserat e Partisë Socialiste. Organizatorët këmbëngulën se kundërshtimi nuk ishte protesta e një partie apo individi, por reagimi i një komuniteti që kërkonte të ruante institucionet dhe identitetin e qytetit.

Read more:“Italia dhe Mali i Zi ndërhynë në akcizën e naftës që të ndihmonin qytetarët”/ Gent Progni: Kur qeveria do, gjen mekanizma, por është çështje prioritetesh

Gjatë gushtit, protesta u pasua nga dëgjesat publike. Në një prej tyre, një qytetare e pranishme e cilësoi projektin si “shfarosës dhe denigrues”, duke ngritur shqetësimin se largimi i shërbimeve mund të thellojë varfërimin dhe shpopullimin. Gjuha e fortë e përdorur në dëgjesë është pjesë e një kundërshtimi që në Poliçan ushqehet edhe nga historia e veçantë e qytetit. Nëse Dimali e kërkon identitetin e tij deri në antikitet, Poliçani e gjen një pjesë të identitetit në një histori shumë më të afërt: industrinë ushtarake. Qyteti u zhvillua gjatë periudhës komuniste rreth Uzinës Mekanike dhe prodhimit ushtarak, që për dekada siguruan vende pune dhe përcaktuan ritmin ekonomik të zonës. Pas viteve ’90, dobësimi i industrisë dhe emigracioni ndryshuan qytetin, por kujtesa e uzinës vazhdon të jetë e pranishme në argumentet e atyre që kundërshtojnë bashkimin me Beratin.

Read more:“Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…

Në Poliçan, ashtu si në Dimal, kundërshtimi kaloi nga qytetarët te institucioni vendor. Pas dëgjesave publike, një komision i ngritur nga Këshilli Bashkiak përgatiti raportin me qëndrimet e komunitetit. Më 21 gusht, Këshilli Bashkiak u mblodh jashtë radhe për të diskutuar propozimin. Të 15 anëtarët votuan kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan dhe bashkimit me Beratin. Këshilltarët paralajmëruan gjithashtu se do të japin dorëheqjen nëse Kuvendi miraton shkrirjen. Këshillat Bashkiakë nuk kanë kompetencën për të përcaktuar hartën përfundimtare të vendit dhe votat e tyre nuk e ndalojnë procesin parlamentar. Por ato formalizojnë një kundërshtim që deri në fillim të gushtit shprehej kryesisht përmes protestave dhe reagimeve publike./BIRN

Lexo edhe
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Tags: #Banorët #Berat #Biznese #Bujqësia #dimal #ekonomia #emigracioni #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin